Unë jam një 32 vjeçar dhe asnjëherë nuk them jam Tiranas, edhe pse kam lindur jetuar e shkolluar aty, por them me plotë gojën, jam nga Lekdushi i Tepelenës. Lekdushi sipas asaj që unë di është se ndodhet në Njësinë Administrative Kurvelesh, të Bashkisë Tepelenë, në një lartësi mbi 750 metra nga niveli i detit. Në lindje kufizohet me fshatin Picar, në veril- indje me fshatin e Bënçës e të Luzatit, në veri e veriperëndim me fshatin Nivicë, në jug edhe perëndim me fshatin Progonat. Gjithmonë kthem, apo shkoj në fshat me shumë dashuri, se nuk jam më ai fëmijë që është rritur në Tiranë, në lagjen Ali Demi. Aty ku janë bashkë fiset, Shehaj, Kërpi, Lamçaj, Mema, Ziflaj etj. Jam rritur me këngën labe, me Përparime Ziflaj ( Paro), me grupin Polifonikë të Bënçës, se të parët kanë qënë sqimëtar të traditës dhe zakoneve LABE. Aty mësova zakone, tradita, histori, letërsi, art e shumë gjëra, sot jam i plotësuar sepse nuk jam më fëmijë por janë rritur dhe jam Artist, Regjisor që sa herë shkoj, dokumen- toj me foto e video çdo gjë që ky fshat mos të humbasi. Në udhëtimin e fundit që bëra në Qershor, u ndala pak më shumë. Nisemi nga Tiranë rreth orës 05:00 drejt Vlorës, për të vazhduar në Kaninë, Drashovicë, Kotë, duke përshkuar gjithë lumen e Vlorës. Ndalemi në Kuç për të hequr një raki edhe për tu ndalur në kafenen e fshati, aty prezantohem, kush jam e nga jam. Ju them që jam nipçe dhe që jam Regjisor. Më pritën shumë mirë, nga biseda në bisedë mësoj më shumë. Pyes më të vjetrit rreth Kurveleshit, nga ky moment, vetëm shkruaj dhe thuajse nuk flas fare por pi raki e duhan dhe mbaj vesh shumë...
Nipçe mbaj shënim: Krahina shtri-
het midis Lumit të Shushicës dhe
atij të Borshit në Perëndim, në veri
me Lumin Vjosë e Verilindje Kard-
hiqin në Jug. Terreni i kësaj krahine
ndahet në, Kurveleshi i Sipërm dhe
Kurveleshi Poshtëm. Kurveleshi i
Sipërm përbëhet historikisht nga 10
fshatra dhe konkretisht fshatrat:
Gusmari, Nivica, Rexhini, Progonati,
Lekdushi, Golëmi, Kaparieli, Picari
dhe Kolonja (në përbërje të kësaj të
fundit hyn edhe Medari). Kurveleshi
i Poshtëm përfshin 5 fshatra : Kuç,
Bolenë, Kallarat, Fterrë dhe Çorraj.
Nipçe duhet të dish se ti vjen nga
fshati i heroit Mustafa Matohiti që
është Hero i popullit. Lindur ne
Lekdushi, Figurë e shquar e patriotike
i cili që nga viti 1943-1944 dha kon-
tribut të madh në organizimin e
lëvizjes komuniste, për organizimin e
luftës NAÇL në krahinën e Kurve-
leshit, Përmetit e Delvinës, për të cilat
dha jetën më 29 mars 1944; u vra
gjatë luftimeve të pabarabarta me
forcat gjermane.
-Do më nipçe ?
-Jo sepse mësova shumë e kam frikë se nuk i rendis dotë.
-Jo se nuk dija por doja gjëra të reja.
- Ke lexuar ?
-Po?
-Kë ?
-Lefter Çipa, Fatos Arapi, Feti Brahimi, Zaho Balili, Ali Asllani etj.
Qënke i lexuar nipçe, po hajde lëvizim se nëse vazhdojmë kështu u errëm në Kuç e mbetëm pa vajtur në Lekdush. Kështu largohemi nga Kuçi e vazh- dojmë rrugën për në Gusmar, Nivicë, Lluf ( Këndrevicë) me diestinacion Lekdushin. Rrugës më kujtohet një këngë e Zaho Balilit : Të prita, pse s'erdhe malli më kish marrë, bini ju, o cula bini ëmbël, ju longarë Kjo sevda- ja jote më nxorri në shkallë. U nisa të vija avash e ngadalë. Në dritën e hënës sytë e mi të panë Gonxhe e pa celur mbi lule të rallë Me gëzoi xhani kur më erdhe panë U ul dritë e henës të ndënji në ballë Pa pritur koha ka kaluar e nga fshati në fshat mbrijmë në Lekdush, ndalem tek Kamping Lekdush një biznes I ngritur së fundmi nga Niku. Nga prezantimi e nga biseda në bisedë dalim “kushuri” , këtu mësoj se në Lekdushi në viti 1910 ka patur 110 shtëpi , më 1940 kishte 134-140 shtëpi me rreth 800 banorë, duke qënë i ndarë në 5 lagje: Çelaj, Alilekaj, Memaj, Hajnaj dhe Sinamataj dhe pastaj Serjanaj, Kërpi, Lamçaj, Ziflaj etj. Fshati është shpërn- gulur disa herë më thonë, për shkak të luftrave. Në korrik të 1914 fshati u shkrumbua i tëri dhe njerzit u detyru- an ta braktisin atë,të lebetitur, ashtu siç thotë edhe kënga:
Fushat me lule, male me dëborë
Qaj moj Shqipëri e ulëri e gjorë
Gratë e Kurveleshit shkojnë për në
Vlorë
Ç’i përzuri greku me foshnja në dorë...
Edhe pse të dërmuar nga lufta Lekdu- shasit nuk e lane në harresë fshatin, u rikthyen sërish në trojet stëgjyshore. Blegtoria ishte baza e ekonomisë së banorëve, se bujqësia si zonë malore ishte e pakët. Etapat kaluan njëra pas tjtrës por zakonet dhe traditat u ruajtën brez pas brezi. Sistemi plural- ist si në çdo fshat, edhe në Lekdush solli shterjen e banorëve, braktisjen e tij, një realitet ky vërtetë i trishtë, ku si pasojë tani jetojnë në fshat vetëm 10 familje. Mësoj se edhe këtë vit do të bëhet prap festa e çdo 26-27 Gusht ku në qëndrën e fshatit mblidhen të gjithë nga janë e nga nuk janë. Niku një nga pjesmarrsit organizator, më informon për çdo detaj. Edhe pse vape, heqim nga një kupë raki të shoqëruar me ison e një këngë labe. Teksa janë në bisedë me Nikun,
kuptoj ku jam e ku duhet të jem të njoh sadopak nga të parët e mi. Aty shoh dhe kuptoj se si po rigjallërohet nga turizmi fshati im me histori e trima por edhe krahina. Turizmi sa vjen e shtohet dhe puna po ashtu, dita ditës çdo shtëpi po kthehet në Bujtinë dhe ka gjallëri. Koha kalon e unë gjithmon e më shumë shkruaj e fotografoj se nënvizoj gjithmonë e më shumë jam Lekdushas në Tiranë. Mbase nuk i takoj dotë të gjithë, po s’ka si fshati... Seicili duhet të shkoj te fshati, në pyll, me bagëti të takoj kë të mundet vetëm mos të humbasim rrënjët.....Kthehu në shtëpinë tënde, kthehu në fshatin tënd !
Sa mirë që jam Lekdushas!