loader
Loading...
Zërat e vëndlindjes
10 muaj më parë

Zërat e vëndlindjes

Poezi

FIS KAONËSH

Jemi fis i fisëm...

Stërgjyshrit tanë, thonë, ishin si kavakë,

Shtëpitë i ndërtuan në udhëkryq erërash,

Hapur portat për miq e të panjohur, Ngroheshin në

prushin e bisedave

Kur pëllëmbët vinin mbi njera-tjetrën, Sikur

hidheshin themelet e kështjellës së besës.

Jemi fis i bukur...

Stërgjyshet tona, thonë, shoqe kishin zanat,

Laheshin ne ujëvarat e argjendta të hënës,

Pluhur yjesh mbi flokë e supe,

Flutura, qingja dhe fëmijë në prehër

Jemi fis i fisëm,

Djemtë, si lisa këtyre anëve, Retë

mbajnë mbi supe.

Rrufetë, me duar, zbresin nga qiejt.

Mos i zgjoni kacabunjtë e tyre,

Se shkulen pyjet e shkëmbinjtë gremisen ububushëm...

 

Jemi fis i bukur, Vajzat-

nuset e këtij fisi, Si prej

 

pranvere gatuar.

Diellin kane në sy,

 

Në bark e gjoks u hov e ardhmja, Pikë

loti vajzat-nuset e fisit tim...

Jemi fis Kaonësh.

Ua dëgjoj zërin në ujëvarat e kanioneve,

Ua gjej gjurmët tek Shpella me Qiell Ua

shoh dritën te harqet e ylbereve,

Te Dodona, majë malesh, e kanë strehën. Afër

Zotit

Pranë Diellit!

 

 

 IMAZH

Ëndërr më bëhet imazhi yt, Më

ngacmon edhe më cyt,

Bëhet dallgë e sa s’më mbyt...

Bëhet zanë prej qiellit rënë, Shkundur

mbi flokë ca pakëz hënë Ca pakëz hënë

nga hënë e ngrënë.

Dritë merr nga hëna e plotë,

Do të ikësh, s’ikën dot, Do të

flasësh... e ke kot.

Prill që më lëvrin në deje,

Shpend që çlodhesh pranë një reje, Flutur

dehur prej hareje

Çokëz çaji mbirë mbi shkëmb,

“Brrof”thëllëzash që më tremb, Plagë e

vjeter që më dhemb...

 

 FSHAT PA NJERËZ

 Është shkulur dhe guri i fundit,

Rrokullisur në humnerë, Ç’ka

mbetur më ?

-Asgjë...

Rrëgjuar lisi e panja,

Goditur dhunshëm nga flakët e rrufeve,

Kërkoj cicërimat e zogjve,

Po s’gjej dot as vëndet e foleve

Në degët e gështenjës këndon një qyqe,

Si këngë funebër,

S’dëgjoj e s’shoh asgjë, Mos

jam i shurdhër?

Mos jam i verbër...?

 

 KËTË VIT S’BESOJ SE DO DALIM NË STAN 

 Këtë vit s’besoj se do dalim në stan,

Ka firuar tufa,

Nuk e kanë dashin me byqe të madhe,

Ecin kuturu në udhët e askundit,

Në kullotë s’ngjiten dot, I dërrmoi

çalëza...

Dashin me byqe të madhe e bleu kasapi,

Mish e bëri,

Në dyqanin poshtë pallatit tim e shiti, Mua

zemra më lëvizi nga vendi.

Këmborët dhe zilet kanë mbetur të vuvëra,

Varur në telat e shurdhërisë,

Ndonjëherë kujtohet era

Dhe djallëzisht luan muzikë funebre...

Gurët e vëgjollës, si pëllëmbë të hapura,

Presin kripën,

Si plakat, mbetur vetëm, kryqëzuar duart mbi përparëse,

Me vështrim nga porta...

S’duken qingjat,

Që, me gjuhëzat si flakëza, Të

gudulisin gurët e vëgjollës

E të kënden me shijen e kripës.

  

ZERAT E VENDLINDJES 

 Pështymë gjarpëri nën gurë e mbi gurë...

Drizat, kulumbritë e dëllinjat,

S’do të marrin me thonjtë- gjemba,

As një fije leshi

Nga kurrizet e deleve,

Për të endur pëlhurën e trishtimit.

Është rrëgjuar stani,

Gurët, - fofla, Rrokullisen,

s’di për ku, E prapë aty

mbeten.

Në stan dimëruan ujqërit, Ujkonja

aty polli gjashtë kelyshë, Babëzi e

madhe!

Nga gjinjtë e ujkonjës s’del më qumësht, I

ushqen me uri të padurueshme këlyshët.

Qingjat s’u dukën,

Ndonëse ujqërit,

Me sytë të mjegulluar nga uria, Pritën

mos dalin shtigjesh.

Kuturisën e shkuan në oborret e shtëpive ujqërit, Trimëri

e madhe uria!

Hëngrën ç’gjetën,

Dele dhe qingja,

Nuk i trembi këmbë njeriu.

Qentë, si të shushatur, nuk u ndjenë,

Sikur thoshin,

Pjesën e tyre po marrin...

Bariun e moshuar mezi e mbajnë gjunjët,

Si lisi zgarbull,

Që e ka përvëluar zjarri përbrenda,

Pak ta prekësh, Rrëzohet.

Nxjerr kutinë të dredhë cigaren,

Nuk shtie duhan në letër, Shtie

brengën.

E rrufit fort,

Si të rrufitë gjithë hallet e moshës, kohës a të botës,

Duhma- duhma e çon në zgafellat e mushkërive.

E ka lenë vetëm, djali i vetëm, I biri, një

mëngjes, nuk e nxorri tufën, Iku për

punë në qytet.

(E ka zënë llavra, thoshin, )

Dhe tani,

Del çdo mëngjes e pret,

T’i dërgojë babai një bidon qumësht...

... Këtë vit s’besoj se do dalim në stan...



PËRSHPIRTJE PËR TIM ATË...

 Im atë rron e vdes çdo ditë brenda meje...

Si zogu,

Që në degën e lisit a qershisë ka folenë,

Në pikën e gjakut të shpirtit të tij, Folenë e

ADN-s sime kam...

Vuajtjet e tij, Rrudha balli,

si brezare të thella ugari,

Më janë bërë.

Të qeshurën e tij të hidhur, Në

cepat e buzëve të mia, Do ta

gjeni...

Dhimbjen e plumbit të luftës,

E ndjej çdo ditë,

Në gjunjët, kyçet, kërcinjtë, në gjithë kokallat e mia.

Shpirti i tij është brenda shpirtit tim...

Trastën me bukë,

Që u dha të uriturve të “rrezikshëm”

 E mbaj çdo ditë mbi supe e shpinë.

Si amanet,

Qindarkat e mbetura pas kafesë së mëngjesit, Ua

shpërndaj të uriturve të shumtë të rrugës

Im atë ishte i thantë,

Por edhe thanën e lodhin erërat, rrebeshet, vitet,

 Gjersa bie...

A nuk rrëzohen lisat, shkëmbinjtë, orteqet?

Babai është brenda qënies sime...

Prej tij e kam ecjen, zemërimin, heshtjen.

Vëzhgimin gjer në lëvozhgën e ëndrrës,

Prej tij e kam...

Trishtimin

Për krahun e thyer të një zogu,

Për lotin e një fëmije a magjen e boshatisur,

Për demagogët, që gjokset rrahin, ardhur prej hiçit,

Për botën,

Që çdo ditë çmendet nga pak,  

Prej tij e kam...

Dehjen

Prej aromës së barit

A duhmës së luleqershive të baçes sime,

Gëzimin prej hingëllimës së një mëzi a sqotës

së hollë të dëborës,

Hedhur, si gunë, shpatulla të maleve,

Besimin,

Se bota, patjetër, do të të bëhet më e mirë,

Prej tij i kam...

 

ZERAT E VENDLINDJES

  Dëgjoj zëra që vijnë nga nëndheu

A prej qiejsh,

Është zëri i tij...

Hyjmë e dalim te njëri- tjetri,

Siç hyjmë e dalim në një shtëpi, Ku

ende s’i është hedhur çatia.

Gurin e varrit të tij e kam “xhëng” në gjoks, Më zë

firomën.

M’i dërrmon kockat, kur bie për gjumë.

Në ëndrra më thotë:

“Bij,

Mos paçi fatin, që pata unë!”

Im atë ishte i heshtur si murg,

S’dinte të mallkonte, të urrente, të hakmerrej.

Paqësor gjer në dhimbje, gjer në vdekje, Prej tij

jam...

Mbështjellë me heshtjen e hidhur si me një zhgun,

Me fjalët e heshtjes së tij bëj këtë vjershë, Këtë poezi

prej tij e kam...

Ai rron e vdes çdo ditë brenda meje...

Ngutem të këpus një gjethe të njomëz lajthie

E me të në buzë,

Ca tinguj të qetë, si muzikë dhome, Përshpirtje

t’ia bëj tim eti...

Amen!