Sa hyn sot në shkollë, një si dhimbje të shtërngon gjoksin e të zë frymën. Pret të dëgjosh zërat gazmorë të fëmijëve, në klasë, në oborr, në korridore a te fusha e sportit, por pushtetin e ka marrë heshtja, trishtimi, mpakja. Ku janë zërat, që nuk i dëgjoj? Si mund t’ë ndodhë gjithë kjo braktisje...?
Aty kanë mbetur vetëm kujtimet
dhe një grusht fëmijësh, ulur secili në bangë më vete që, bëjnë sikur shkruajnë a lexojnë. Banga e klasa ka plot, por nxënës,
jo! Edhe mësues
pak, fare pak!
Dhimbje... Ja sa nxënës ka një klasë sot
Për 7-vjet drejtoreshë shkolle, në një shkollë me klasa kolektive dhe pak nxënës, ka qënë Marsela Balili, që ka punuar me këta mësues:Fein Xhebro, Ladi Bana, Hamzo Qorri, Tefta Dulemata, Aida Zeneli, Luçiana Maça dhe në vitet 2008- 2014, drejtor i shkollës ka qënë Ladi Bana dhe ka punuar me këta mësues: Bedri Balili, Fein Xhebro, Enkeleda Kuka, Qamil Qamili, Bashkim Ruçi, Matilda Kuka, Hysen Lula, ndërsa sot shkolla ka 10- 11 nxënës dhe funksionojnë klasa kolektive. Drejtoreshë shkolle është Elda Bejko, nga Dukaj, që ka në vartësi të gjitha shkollat e Kurveleshit, të Lopësit, por edhe shkollën në Salari, Dukaj, Turan, Veliqot e Bënçë! Edhe mësuesit, që japin mësim janë mësues- shëtitës, që për të plotësuar normën, japin mësim sa në një shkollë, në tjetrën. Drejtoreshë shkolle është Elda Bejko, nga Dukaj, që ka në vartësi të gjitha shkollat e Kurveleshit, të Lopësit, por edhe shkollën në Salari, Dukaj, Turan, Veliqot e Bënçë! Edhe mësuesit, që japin mësim janë mësues- shëtitës, që për të plotësuar normën, japin mësim sa në një shkollë, në tjetrën.
Drejtoresha e shkollës Marsela Balili. Viti 2012
INTERVISTA
Në mesin e muajit maj, 2022, bëmë disa intervista me ish nxënës të kësaj shkolle, që kanë kaluar në bangat
e saj, në vite të ndryshme dhe kishin moshë të ndryshme.
Të gëzon fakti, se,
thuajse, të gjithë flasin me dashuri dhe nostalgji për shkollën,
mësuesit dhe mbajnë mënd shumë
ngjarje interesante nga jeta shkollore.
Të gjithë mbanin
mend mësuesin e klasës së parë, drejtorët,
apo mësuesit kujdestarë. Ja disa prej tyre:
Xhevat Koçia:
Datëlindja 1948. Në klasën
e parë më ka dhënë mësim Elmas Micko, një i ri me trup sportisti, që duke luajtur me një bombë, ishte plagosur rëndë në dorë. Ne e donim shumë, ndonëse mua një mbasdite,
më “dënoi” me burg, Burgu i vetëm që kam bërë në jetën time. Disa nga shokët e klasës, në vite të ndryshme, që mbaj mend, janë: Xhafer Isufi, Abas Bardhi, Halo Mala, Haxho Hitaj, Liri Bozhaj, Bedri Cika, etj. Mësim më ka dhënë edhe Daut Gumeni. Nxënësi
më i mirë ka qënë Xhafer Isufi.
Rrahman Balili: Mësues të klasës së parë, kam pasur Sako Bardhin dhe mbaj mënd këta shokë: Ilirian Hoxha, Memo Beqo, Ali Matuka Tefta Hoxha, Qemal Hita, Meafte Balili, Mane Qorri etj. Nxënësi më i mirë ka qënë Ilirian Hoxha. Maliq Xhebro thotë se mësuese të klasës së parë kam patur Liri Bozhaj (Xhuveli) dhe shokë klase: Ismet Isaraj, Sadedin Shabani, Shpresa Koçiu, Sose Hadëraj, Adriatik Kuka, Jana Shaka, Ardi Hoda, Vitori Balili, Sefer Micko, Ëngjëll Xhoshi.
Xhevahir Gjoni: Mësuse të klasës së parë kam patur Haxho
Hitaj dhe disa nga shokët, që kam qënë në klasë me ta, janë:Beho Lena, Afërditë Hoxha, Asllan Shabani, Vezir Balili,
Astrit Hoda, etj. Një
ditë mua dhe Astrit Hodën na kapën duke vjedhur ftonjtë e nënë Meze Memishahaj dhe mëuesit na nxorrën para shokëve për të na i varur ftonjtë
në qafë. Ia dhamë vrapit dhe shpëtuam nga ndëshkimi.
Qamil Qamili: Kam patur mësuese kujdesare
Vojsava Dajko. Në klasën
e pestë kemi qënë 25 nxënës, si Irma Kadëna,
Vogëlushe Micko, Belere Hasani, Ylli Xhebro,
Abas Bega, Anxhak Skëndi, Dasho Matuka, Koçi Koçiu, Sanie
Bresho.
Mësuesi Fein Xhebro: Në klasën e parë kam parur mësues Bajram Kërrin,
nga Golëmi.
Shokë klase: Ali Hasani. Bilal Kadëna, Nesim Bana, Harzikë Matuka, Shyqyre Hoxha, Sara Kuka, Luan Merjo. Nesim Bana, Shefi Bresho, Xhixho Mala. Maro Seferi. Isafe Hitaj, Lumturi Kuka etj. Në këto vite në klasën tjetër kanë qënë: Shahin Skënduli, Mevlan Beqo. Sharaf Çako. Lumturi Ruçi, Xhane e Kujtime Bozha etj. Pastaj Qamil Qamili tregon për një rast të veçantët, jetës së tij shkollore. Më 31dhjetor, 1978, merr pjesë në takimin e nxënësve të dalluar me udhëheqësin e kohës. Në takim ishin nxënës nga e gjithë Shqipëria. Pritja u bë në një sallë të pallatit të Kongreseve. Gjithandej zbukurime për vitin e ri. Ishim si në ëndërr. Para se të vinte i madhi, na dhanë nga një palë veshje të reja, na shtruan një banket të madh, me gjithë të mirat, që nuk i kishim parë as në ëndërr. Pastaj na dhanë nga një dhuratë dhe një pako me ushqime për të nesërmen, që do të ktheheshim. Pamë edhe një koncert shumë të bukur, me këngë e valle dhe numra humoristikë nga Skënder Sallaku e Gëzim Kruja. U kënaqëm shumë. Kam pasur mësues kujdestar në vitet e fundit të 8- vjeçares, Halo Malën.
Vladimir Kadëna: Në vitin 1969, kam pasur mësues Mehmet Shehaj dhe mbaj mend këta shokë: Vezir Balili, Beho Lena, Mejtor Ruçi, Alush Kuka. Nuk mund të them se kam qënë ndonjë nxënës i mirë.
Ilir Beqo: Në klasën e parë kam patur mësuese
Merushe Mala. Shokë klase me mua kanë qënë: Leonard Micko, Ervin Hodaj, Nard Demiri, Daniel Çako,Aida Ruçi, Joniana Micko, Edlira Lila etj. Mësim, veç mësuese Merushe Mala, na ka dhënë edhe Bedri Lopën,
Asqeri Hoda etj. ndërsa në kopësht kemi patur edukatore Bexhe Hoxhën.
Sharaf Demiri: Në vitin 1963, mësues kam pasur Mehmet Shehaj dhe kam pasur këta shokë klase: Veli Hasamemaj, Bejko Ruçi, Flamur Hasani,
Parime Isufi, Manushaqe Lena, Kostadin Hita, Petrit Merjo,
Ramo Micko, Teuta Shehu, Vasilika Hoxha Natasha Shehu. Të gjithë kemi qënë nxënës të mirë, por shkëlqenin
Veli Hasamemaj,
Teuta Shehu dhe Kostadin
Hita.
Edmond Ruçi: Në vitin 1981, kam patur këta shokë në klasë: Edi Balili,
Eugen Demiri, Anila Bida, Enkeleda Kuka, Gëzime Zanaj, Albert Hoxha,
Në klasën e parë ishim 44 nxënës dhe mbaruam
klasën e tetë, 28 nxënës.
Izmir Runa, që nga Gjermania, thotë se ka pasur këta shokë klase: Krenar Shehu, Bujar Hyseni, Majlinda Matuka, Alketa Xhebro Edlira Sejdiu, Silvana Kadëna, etj. Mësues Iljas Bresho, Zaçe Veshi, Bedri Lopa. Nxënësit më të mirë kanë qënë Krenar Shehu, Majlinda Matuka e Bujar Hyseni.
Teuta Shehu në një orë muzike
Ish mësuesja e kësaj shkolle Majlinda Matuka
Petrit Xhebro: Në klasë të parë mësues kam patur Bedri Balilin,
ndërsa shokë klase kam patur: Kiril Lopa, Visar Ruçi, Suela Balili, Lediana Matuka, Kozeta Braçe, etj. Nxënësja më e mirë e klasës ka qënë Lediana
Matuka.
Liljana Demiri: Mësuese të klasës së parë, kam paturVojsava Dajkon. Shok klase kam patur: Ylli Merja, Isafe Hasani, Agush Isufi, Vitori Balili, Dituri Seferi, etj. Më ka dhënë mësim edhe Zaçe Veshi.
Skënder Demiri: Në klasën e parë kam patur mësuese Vojsava Dajko dhe shokët e mi të klasës kanë qënë:Abas Bega, Limos Koçiu, Belere Hasani, Pëllumb Isufi, Irma Kadëna. Më kanë dhënë mësim edhe Bedri Balili e Maro Çako.
Emin Xhebro ruan këtë foto të klasës së shtatë,
me mësues kujdestar
Veledin Micko,
të vitit 1976:
Arap Kuka, Karafil Lopa, Liljana
Demiri, Neime Lopa, Mete
Hasanaj, Trendelina Shehu, Shpresa
Hitaj, Elisabeta Kuka,
Shyqyre Bega, Elisabeta Shehu, Dituri Seferi,
Leta Dajko, Myzejen
Kuka
Lart: Veledin
Micko, Lavdosh Isufi, Malo Kaçupi,
Ylli Merja, Kristaq Bresho,
Skënder Kadëna, Selman Isufi, Zurdi Bresho,
Emin Xhebro, Alem Demiri, Agron Hasamemaj, Hadër Xhebro,
Lindor Ruçi, Xhane Matuka.
Fredi Xhoshi na dërgon këtë material të rëndësishëm, që e ka shkruar me shumë dashuri
dhe respekt për shkollën, shokët
e tij të klasës dhe për mësuesit
e kësaj shkolle:
Përshëndetje prof.
Veliu!
Së pari të jeni mirë me shëndet.
Klasa e shtatë me mësues kujdestar Veledin Micko
Së dyti, të falënderoj për këtë lajm që na jepni, në lidhje me historikun e shkollës, pasi ajo ka qënë djepi i diturisë,
për shumë niviciotas
e rexhinas, që janë ulur në bangat
e saj si dhe kontributin
Matura’86-‘87
Së treti, hedhja
në letër e cdo kujtimi,
jo më e historikut të shkollës, merr shumë vlera
për sot e për nesër.
Unë kam patur
nderin dhe kënaqësinë, të jem prej maturantëve të parë të asaj shkolle,
së bashku me 38 shoqe dhe shokë,
që nisëm rrugëtimin
për 8 vjet, që nga klasa e pestë deri në kl. XII. me ju, prof. Veliun
si mësues kujdestar.
Ja cilët
janë maturantët e parë të shkollës së mesme:
Valentina Rukia,
Violeta Xhoshi,
Sokol Sinani, Fane Gjoni, Xhafer Gumeni, Roland
Bardhi, Gramos Bardhi,
Selim Lena, Astrit Veshi, Roland Matuka, Tajar Bega, Gjolekë Skëndi, Arian Tahiri, Marana Hita,
Sara Gjoka.
Hesma Gjoni, Lavdie Lila, Tatjana Xhaka, Musa Seferi, Fredi Xhoshi, Zoto Seferi, Eduard Hoxha, Çobo Kaçupi, mësuesi Veli Hodaj, Dhurata Cika, Servet Plaka,
Polikron Merjo,
Adriana Demiri, Rita Ruçi, Leonora
Bega, Sumbull Shehu, Veziko Gjoka,
Majlinda Dajko, Lizeta
Mata, Hetame, Mata Elena Bega, Afrim Bardhi,
Ziflo Ndreu. Mësues
kujdestar i tyre nga
klasa e pestë deri në maturë, mësuesi
Veli Hodaj.
Si maturë kemi kaluar çaste të bukura në ekskursionet, që kemi
Dy maturantë të mrekullueshëm të kësaj shkolle, për pak kohë edhe mësues: Violeta Xhoshi e Fredi Xhoshi.
bërë në Himarë, në Gjirokastër dhe në korrik 1987, në Elbasan, ku matura jonë mori pjesë në aksionin kombëtar në ndërtimin e rrugës Elbasan-Gramsh, për devijimin e rrugës ekzistuese, pasi do të përmbytej nga liqeni i Banjës. Po kështu, kam patur nderin që në vitin shkollor 1996- 1997, kur drejtor i shkollës ishte Asqeri Hoda, të emërohesha mësues i kësaj shkolle dhe të jepja lëndën e kimisë dhe fizikës nga kl. IX- XII. Ruaj kujtimet më të bukura, jo vetëm për nxënësit që frekuentonin me pasion shkollën, por edhe për kolektivin. Të mos harrojmë, ishin vitet e një dalldie të madhe!