Doktor, Gjergji Bizhga tregon se si lindi dëshira, jo vetëm për biznes, por edhe për t’i dhënë jetë vëndlindjes së tij, fshatit të tij të bukur malor e që, tahmë fatkeqësisht ndihet i braktisur!
Të dashur miq!
Pas nje pune te madhe e cila kërkonte mobilizimin e të gjitha forcave mendore dhe fizike arrita që në truallin e familjes në fshatin Golem, Gjirokastër të ndërtoj një strukture agro- turizmi e cila me shumë mundim e sakrifica u kthye nga një projekt në letër në një realitet të prekshëm si një aset me vlerë që i shtohet fshatit tonë të bukur, por fatkeqësisht i braktisur si ç’do vënd e cep tjetër i vendit tonë në këto kohë! Dashuria për vëndlindjen dhe ndjenja e përgjegjësisë për të dhëne një kontribut sado modest, janë një pjesë e arsyes, të cilat me nxitën drejt kësaj iniciative, pjesa tjetër i takon bindjes absolute se ky vënd është shumë i bukur, vendosur në mes të maleve në lartësi mbi 1000m nga niveli i detit me një shtrirje gjeografike dhe klimë shumë të mirë , me resourse natyrore të shumta, malet, lugina, pyjet, burimet ujore , fauna dhe florë shumë të pasur, por mbi të gjitha qëndron ajri i pastër, qielli blu, qetësia e cila nëse prishet vetëm nga zilet e këmborët e bagëtive apo cicërimat e zogjve krijon kushtet të sigurta për një mjedis çlodhës, argëtues, ripërtëritjes për anën fizike dhe mendore! Ky mjedis kaq i bukur dhe i shëndetshëm në kushtet e tanishme ku ç’do ditë e më shumë kërkohen vënde të reja si atraksione turistike çlodhëse, pse jo dhe fshati ynë, të mos ofrojë mundësi që të vizitohet nga të gjithë ata që janë në kërkim të mundësive të reja për ti eksploruar dhe njohur! Kjo njësi agroturizëm është ka godinë e cila ka tre kate në brëndësi të tyre do të gjeni, bar-restorant, guzhinë, dhoma hoteli, me dimensione dhe mobilim modern, sallë lojrash dhe aksesorë te tjerë të nevojshëm për funksionimin e bujtinës. Ndërtesa në tërësi nga ana e jashtme ka shumë elemente të trashëgimisë kulturore ndërsa nga ana ndërtimore është përdorur teknologji bashkëkohore në tërësi. Godina rrethohet nga sipërfaqe truall, i cili është sistemuar dhe shfrytëzuar për të mbjellë perime, pemë frutorë , dekorativë, bar dhe lule. Në ambientet e jashtme është ndërtuar një guzhinë për gatime tradicionale dhe aksesorë të tjerë. Eshtë ndërtuar një fushë basketbolli dhe volejbolli , tualete të jashtme dhe parkim. Kësaj strukture i bashkëngjiten një sërë për prodhimin bio të perimeve, një fermë e vogël me pula fshati. Në funksion të njësisë agroturistike janë dhe 150 krerë dele dhe 12 lopë të gjitha të regjistruara. Në fshat ndodhen dy barxho të përpunimit të qumështit dhe mijëra krerë dele e dhi që disponohen nga bashkëfshatarët tanë. Fshati Golem ndodhet në mesin e rrafshnaltës së Kurveleshit të sipërm , territori i saj kufizohet me katër rrethe, Gjirokastrën, Tepelenën, Vlorën dhe Sarandën, prandaj si e tillë ka atraksione të shumta dhe të natyrave të ndryshme për ti eksploruar duke i vizituar. Sigurisht që vëmëndja jonë është që vizitorët të ngelen të kënaqur në ç’do aspekt, duke filluar me mikpritjen, gatimet tona tradicionale, akomodimin, kalimin e kohës sa më bukur e gëzueshëm, si brënda njësisë agroturistike ashtu dhe në tërësi. Me sakrifica kemi vendosur WiFi privatisht me shpejtësi shumë të mirë . Eshtë për të ardhur keq që, 7 km rrugë që lidhin fshatin Kolonjë me Golemin vazhdojnë të jenë te pa asfaltuara, megjithse është rrugë me taban të fortë, mund të përshkohet me ç’do lloj makine, por gjithsesi ky është realiteti aktualisht. Ambicia dhe dëshira jonë është të prezantojmë sa më mirë investimin dhe fshatin tone në ç’do aspekt! Në fund të fundit, ata që do ta shijojnë realisht do teë jeni ju, ne ngelemi veç shërbetorët tuaj, nëse ju lind dëshira apo kurioziteti të vini të na vizitoni!
Bujtina Hadër Xhebro
Përse duhet ta vizitosh, dhe si janë shprehur ata që e kanë vizituar këtë bujtinë në Nivicë të Kurveleshit!
Jaho Xhebro
1)
Te ne do të gjeni
akomodim në ambjentet e Bujtinës Hadër Xhebro dhe gatime tradicionale bio të
zonës. 2)
Klientët tanë, nuk
janë klientë, por miqtë tanë! 3)
Për rezervime
kontaktoni në nr tel: +355697410707 |
4) Shërbimet kryesore që ne ofrojmë: 5) Akomodim në dhomat e Bujtinës Hadër Xhebro 6) Dhoma e Ali Pashes ka 1 dopjo + 3 tek 7) Dhoma Ujvara e Guvës dhomë me 1 dopjo + 1 tek 8) Dhoma Ujvara e Vinjës dhomë me 1 dopjo + 1 tek 9) Dhoma Ujvara e Peshturës 1 dhome me 1 tek + 1
tek marinar 10)
Dhoma
e gjyshit me 1 dopjo + 2 tek marinar 11)
Dhoma
e nuse me 1 dopjo + 2 tek marinar. 12)
Ushqime
tradicionale të zonës dhe bulmetin e baxhos tonë. 13)
Zakonisht
gatuajmë gatimet e zonës së labërisë, si mish i pjekur në hell ose në saç,
byrek me lakra vendi ose spinaq i kopështit, lakror i labërisë ose harapash
me zorrë qengji por këto dy të fundit zakonisht porositen më parë me tel,
revani, sallatra të ndryshme sipas sezonit edhe bulmetin e freskët që është
dhe specialiteti jonë, pasi aty kemi baxhon tonë. 14)
Ndërsa
fruta dhe perime sipas sezonit, në verë i mbledhim të freskëeta nga kopështit
afër bujtinës ose nga fshatarët e zonës, ndërsa në dimër fruta të thata nga
pemët e zonës. 15)
Gjatë
sezonit të hapjes së baxhos nga mesi i muajit maj deri në fillim të muaji
gusht, mund të blihen produktet si: djath i bardhë, djath kackavall, gjizë,
gjalp. 16)
Turizëm
kulinar me gatime tradicinale të zonës, gatuaj vet drekën tënde. 17)
Guide
turistike në zonat përreth bujtines. a.
Ujvara
e Guvës Nivicë b.
Ujvara
e Vinjës Nivicë c.
Kanionet
e Nivicës d.
Hiking
në majën e malit të Këndërvicës e.
Liqeni
i Rexhinit f.
Ujvara e
Peshturës Progonat
18)
Si
biznes e kemi nisur me Baxhon në vitin 2000 dhe në vitin 2018 hapëm edhe
bujitnën për shkak të kërkesave që kishim nga turistë të ndryshëm që
vizitonin baxhon gjatë sezonit të verës. 19)
Në
katin e parë gjysma e godinës është baxho dhe gjysma e godinës është
restoranti që ka edhe oxhak. 20)
Në
katin e dytë kemi 6 dhoma, ku 5 prej tyre kanë shtrat dopjo + tek ndersa
njëra ka vetëm dy krevate tek. 21)
Në
katin e dytë përveç dhomave gjendet një koridor mesatar si ambjent i
përbashkët. 22)
Jashtë
bujtines ka ambjente ku mund të relaksohesh në hijen e pemve dhe barit. 23)
Ne
i konsiderojmë klientët si miqtë tanë dhe i presim si në një familje të
madhe. 24)
Bujtina
ndodhet në lartësinë 1000m mbi nivelin e detit, ajri i pastër, ushqimet bio
dhe uji i freskët i burimit janë si parajsa në tokë, larg telefonave dhe
zhurmave të qytetit. 25)
Kush
do të ketë akses në internet, duhet të ngjitet te kodra afër bujtinës që të
kapin valët. 26)
Nëse
jeni me transportin publik mund të merrni autobuzin e linjës Tiranë -
Tepelenë dhe nga Tepelena me furgonat e fshatit Nivic ose Rexhin që ju
sjellin deri në qëndër të fshatit. 27)
Nëse
jeni me makinën tuaj, atherë nga Tepelena merrni rrugën e fshatit Bënçë
ku mund të vizitoni edhe ujsjellsin e Ali Pashë Tepelenës. 28)
Më
pas rruga vazhdon drejt fshatit Lekdush dhe Progonat, ku mund të vizitoni dhe
ujvarën e Peshturës. 29)
Rruga
vazhdon drejt fshatit Gumsar deri sa të arrini në fshatin Nivicë ku mund të
vizitohen kanionet e famshëm të Nivicës. 30)
Fshati
Rexhin është 1 km larg nga fshati Nivicë. 31)
Për
të arritur në bujtinë duhet të ecni nga qëndra e fshatit Rexhin, 20 min me
makinë në rrugë pa asfalt (me Xhip). 32)
Rruga
nga Tepelena deri në fshat është me asfalt. |
Ju
ftoj të vizitoni zonën e Kurveleshit me klimën e pastër në mbi 1000 metra
lartësi, ushqimin bio, mishin e malit, bulmetin dhe këngën labe. Ju mirëpresim në Kurveleshin e Labërisë në
Llufë tek “Kroi i Zotërisë” Prej brezash ne jetojmë në fshatin Rexhin bashkë me
vëllezrit dhe fëmijt tanë ,Këtu ku dhe kemi ngritur punën tonë ,Baxhon e
bulmetit prej 30 vjetësh. Kemi investuar dhe kemi bërë një bujtinë ku presim
miq nga e gjithë bota.Ju shërbejmw me produktet që rrisim vetë.
Kryeministri (E.Rama)
Shqipëria që nuk bën lajm në media është një vend ku punohet,
prodhohet, eksportohet, zhvillohet ekonomia e familjeve që i përkushtohen të
ardhmes, duke e nxjerrë fitimin nga puna edhe aty ku duket sikur s’ka asnjë
mundësi Ja një nga shumë e shumë shembujt e kurajos, besimit dhe punës së
ndershme, në majë të maleve e në mes të një bukurie magjepsëse, ku një ngrehinë
e vjetër mbijetese, sapo është kthyer në një agroturizëm fitimprurës, nga Jaho
Xhebro e familja e tij, me mbështetjen e qeverisë shqiptare, përmes Agjencisë
së Zhvillimit Bujqësor e Rural. Tanimë nuk është më kjo familje që duhet të
gjejë rrugët e pamundura për të nxjerrë prodhimet e pakta në treg, po janë
vizitorët vendas e të huaj që marrin rrugën deri atje, për të shijuar natyrën e
mrekullueshme dhe ushqimet bio të zonës, duke thithur ajrin e pastër të Nivicës.
Rexhin, Tepelenë - Në bujtinën e Jahos, rrethuar nga një natyrë
magjike, me admirim për këtë familje punëtore që ka krijuar punë dhe ekonomi
mes maleve, duke prodhuar bulmet për tregun e ofruar mikpritje për vizitorët e
zonës
Zhvillimet e bujtinave dhe rikthimi i syve të emigrantëve nga
kjo zonë e bekuar, për të investuar kursimet e tyre në rilindjen ekonomike të
Labërisë përmes turizmit, janë burim energjie e shtysë e madhe për të vazhduar
punët që kemi nisur
Tepelena sot
Ne fshatin Nivice ,ne
Lluf rrez Kendrevices ndodhet bujtina" Hader Xhebro ", e cila eshte
nje nga vendet me te bukura ne rrethin e Tepelenes , me gatimet tradicionale me
produkte bio, me disa dhoma hotelerie ben te mundur akomodimin , miq te
Tepelena Sot ju keshillojm ta vizitoni,dhe te provoni gatimet ,rruget po
mbarojn si nga fshati Bence dhe nga rruga e Salarise, qe ben te mundur ecjen
normale.
Kjo bujtin eshte nje
pionere e agroturizmit ne rrethin tone dhe banoret e zones duhet ti
perkushtohen agroturizmit qe tu sjell me shume te ardhura.
Luli Sheraj
Me më të mirët,ndjehesh mirë,kalon mirë,je shum
mirë, në Bujtinen Hadër Xhebro Arjola H Xhebro Petrit Xhebro Jaho
Xhebra, mishi, rakia, prodhimet e bulmetit, petaniku, perimet e bahçes,
lajthit, ç'do gjë biooo..
Krahas
prodhimeve të bujtinës, gjatë udhëtimit tuaj, ju do të mësoni edhe pjesë nga
historia e këtij fshati, si dhe pse
fshati Nivicë, rrëzë malit të Këndrevicës, 2122 m i lartë është quajtur “Çatia
e Krahinës së Labërisë”!
Ka disa vite që fshati Nivicë është në vëmendjen e turistëve dhe
televizioneve. Eshtë fshati më i madh midis 9 fshatrave të Krahinës së
Kurveleshit të Sipërm. Rreth 30 km larg Tepelenës dhe 230 km nga Tirana, për
historinë që mbarte dhe natyren piktoreske, veçanërisht në stinën e verës por
dhe tani në dimër, ka vizitorë.
E shtrirë rrëzë malit të Këndrevicës, 2122 metra të lartë,
Nivica është tërheqëse në ç’do stinë të vitit. Eshtë fshati më i madh midis 9
fshatrave të Krahinës se Kurveleshit. Ka një kala mbi 2400 vjecare të ndërtuar
mbi një shkëmb me lartësi mbi 200 metra. Nivica ka kanione, ujvara në lartësi
220 metra, dhe te tjera bukuri natyrore. Atë e kanë vizituar historianë e
gjeografe nga bota si Skilaksi, konsulli francez Pukëvili, mendimtari H.
Holand, topografi, arkeologu dhe konsulli anglez William Martin Lik. Gjithashtu
Nivicën e ka vizituar udhëtarja angleze Edith Durham. Ate e vizitoi ne vitin
1930, dhe L.Ugolini. Ketu eshtë gjetur statuja e Zeusit rrufehedhës dhe gjenden
gurë paganë. Vitet e fundit shume gjera kane ndryshuar edhe ne qender te saj.
Kineaste e kane vizituar dhe prodhuar dokumentare per historine dhe jeten e
sotme te saj. Banoret kanë traditë të lashtë ne mbareshtimin e te imtave,
prodhimin e bulmetit dhe gatimet karakteristike, tipike te tradites se fshatit
dhe krahines se Kurveleshit. Për keto e vlera në histori, në kulturë, monumente
etj. Fshati është bërë pjesë e një dokumentari të kineastëve Çeke. Këtë fakt
Auron Tare që është kujdesur dhe punon për kthimin e fshatit në destinacion
turistik, e ka bërë të ditur në një postim që ka përcjellë në internet ku midis
të tjerave shkruan se “ Nivica në televizorin Ҫek” – po bën aperancë në
televizionin shtetëror Ҫek si pjesë e dokumentarit të fundit për kuzhinën
shqiptare – fabrika lokale e djathit do të paraqitet përmes pamjevem të
xhiruara në vend nga anëtarët e VTA-Všechny tváře Albánie Nisma në vitin 2018,
e cila shënoi edhe shtigjet turistike rreth Nivicës dhe gjithashtu dha
përkthime shqiptaro-çeke dhe sugjerime muzikore për të gjithë serinë
dokumentar). Çekët janë një nga grupet më të pasionuar kur bëhet fjalë për
Shqipërinë dhe gjithnjë e më shumë turistë nga ky vend vizitojnë Shqipërinë çdo
vit. Nivica disa vite përpara e harruar veçanërisht këto 5 vite të fundit është
në vëmëndjen e vizitoreve dhe grupeve turistike të huaja. Ajo flet me historinë
e saj të lashtë , me monumentet historike dhe natyrën e saj të mrekullueshme.