Brezat
stërgjyshor me plot mund, gjak e sakrifica përballuan sfidrat e kohërave,
mbijetuan në trojet e veta, duke ruajtur të shenjtë, gjuhën,historinë,kulturën,
doket e zakonet e të parëve.Ky thesar i madh shpirtëror, historik e
etnokulturor që na i bënë dhuratë etërit dhe stërgjyshrit tanë duhet ta
përcjellim në breza.
Në vendëlindje aty nis jeta, aty gjenden historia e të parëve, aty janë edhe
varret.Aty është shtëpia e vjetër, oxhaku, tymi, vatra, pragu, përkëdheljet e
prindërve. Mes atij vëndi autokton janë edhe hidhërimet, humbja e njerëzve më
të dashur. Po në këtë tokë e nën këtë qiell flakërojnë e bëjnë dritë edhe emrat
e trimave e kapedanëve. Ata janë 60 heronjë të Bolenës, që derdhën gjakun në
çdo cep të Shqipërisë. Emri i këtij fshati epik është si një baladë ngulur në
zemrën e shpateve të Çipinit, duke zbritur në lumin valëkaltër të
Shushicës.Udhët e gjata të shekujve mbështjellin me vete historinë e
Bolenës.Kumbimi i eposit përcjellë si shkreptimë në qiell,kumbimin e armëve të
Leskodukajve. Përmes këtij kumbimi era historike shpalos abetaren e parë të
Isuf Bushit, heroin Toto Hosi si dhe 60 dëshmorët e lirisë, që janë epopeja e
lavdisë për Bolenën dhe kombin. Aktet trimërore të këtij fshati të vogël në
zemër të Labërisë përçojnë bujari e fisnikëri, por mbi të gjitha teimëri.Bolena
në lashtësi është quajtur “Perëndia e diellit” Vëndbanimi më i lashtë në këtë
zonë është “Ceria” E cila gjendet në veriperëndim të Bolenës, aty ku takohet
lumi i Smokthinës me Shushicën, ku edhe sot duken mbeturinat e një qyteze e të
kalasë së saj.Edhe në anën lindore tç Bolenës rrëzë malit të Këndrevicës
ndodhen mbeturinat e një vendbanimi të vjetër që i përket epokës së bronxit,
rreth 4000 vjet më parë. Në këto anë në trevën e Kurveleshit ka qenë shtrir
fisi Ilir i Kaonëve, ndërsa në veri të tij në luginën e lumit Shushica ndodhej
fisi tjetër Ilir i Amantëve. Pasoja të ndjeshme kanë patur këtu pushtuesit
romakë të cilët filluan ti okuponin territoret Ilire në vitin 168 p.e.s dhe
vende të tilla të fortifikuara si Ceria, Nivica mund të jenë shkatrruar
tërsisht nga romakët. Rezistenca e popullit shqiptar… Erdhi duke u rritur
derisa u shëndërua në një luftë të madhe nën udhëheqjen e Skënderbeut.Ajo u bë pengesë
kryesore e perandorisë Osmane. Lufta antiturke e popullit tonë vazhdoi.Në
historinë e jugut janë kryengritja e vitit 1481 e udhëhequr nga Gjon Kastrioti,
trashëgimtar i Skenderbeut, si dhe ajo e vitit 1492, kryengritja e Himarës. Kjo
kryengritje mori përmasa të mëdha, saqë u detyrua të merrte pjesë vet Sulltan
Bajaziti II me një ushtri të madhe. Kryengritjet e Labërisë u bënë qëndresë e
fortë.Që nga lart ata lëshonin mbi ushtarët turq shkëmbinjt e malit.Kjo ishte
një kryengritje që shkatrroi shumë fshatra asaj kohe. Pas shpalljes së
pavarsisë përpara popullit shqiptar dhe qeverisë së Vlorës qëndronin probleme
të mëdha.Të ngrihej shteti i pavarur në administratën e forcat e tij të
qrmatosura të siguroheshin në arenën ndërkombëtare.Çdo krahinë, qytet e fshat
kishte detyra të vecanta.Bolena dhe zona e Mesaplik-Kurvelesh, duke qenë afër
Vlorës ishte e një rëndësie të veçant në cështrimin e qeverisë, pikërisht kjo
ishte arsyeja që Ismail Qemali i vizitoi disa fshatra midis tyre ishte edhe
Bolena.Thuhet se fillimi i vitit 1913 ai u prit në shtëpinë e Manxhar Sulçes.
Gjatë luftës ballkanike tetor 1912 maj 1913, kur Turqia po detyrohej të
tërhiqej, Greqia shfrytëzoi situatën dhe nisi ushtritë e saj për të aneksuar
Shqipërinë e jugut.Ushtria greke pasi zbarkoi në Himarë edhe e zaptoi atë,
sulmoi në drejtim të Kurveleshit e të Dukatit. Më 28 dhjetor të 1912 komanda e
forcave vullnetare me qëndër në Kuç i dërgon qeverisç së Vlorës telegram : “Qysh
dje vazhdojnë luftimet kundër postave tona.Armiku është në gjëndje ofensive.Patrullat
pararojë i kanë prurë në kufirin e fshatit, deri në vendin e quajtur qafa e
Shakllës. Qerime Cacën, e zuri predha i preu gjirin dhe i vrau vajzën teksa i
jepte gji…. Në verën e vitit 1913 ushtria Greke pas luftimesh të ashpra me
fshatrat e Kurveleshit të sipërm, mbrriti në malet e Bolenës, këtu ajo u ndesh
në një qëndresë të fortë të bolenasve.Luftimet më të ashpra ishin më 7 dhe 8
qershor 1913 në qafën e Ndreut e në gropën e Trushit.Grekët përdorën artilerinë
dhe shkaktuan shumë të vrarë e të plagosur, midis tyre Qerime Cacën, të cilën e
zuri predha i preu gjirin dhe i vrau vajzën teksa i jepte gji. Në këtë
pêrleshje u dalluan fshatarët si Arif e Bejko Rushani, Hakim Liço, Ajas Hyseni
e shumë të tjerë. Në një dokument të dalë nga Janina për në Vjenë më 30 qershor
1913, mbasi flitet për luftimet shqiptaro -greke në Tepelenë e Përmet thuhet:
Një luftim më i madh midis shqiptarëve dhe trupave greke thuhet se është
zhvilluar afër fshatit Poljana (Bolena) ku u vranë 12 shqiptar dhe 2 grek. ARKIVI
I INSTITUTIT TË HISTORISË NR 23.1222. Sipas një informacioni të dërguar nga
Isuf Bushi në gazetën “Liria e Shqipërisê” në Sofje, del se grekët e kanë
bombarduar Shqipërinë edhe më 7 korrik të 1913 ku janë shkaktuar dëme të mëdha
në bagëti e njerëz. Më 25 janar të vitit 1914 një patrullë greke me mbi 20 vetë
erdhi nga Kuçi në Bolenë, para se të hynin në fshat ata gjetën te rrethi i
tëndës në Guvë Qazim Sheron dhe i kërkuan të dorëzonte armët.Ai jo vetëm nuk i
dorëzoi por edhe i ktheu kundër tyre.Grekët e vranë, mirpo në fshat lajmi u
përhap shpejt dhe një grup Bolenas i bënë prit patrullës greke në në qafë të
Çipit dhe i vranë të gjithë. Gazeta”Liria e Shqipërisë” nr 81, 5 gusht 1913 Në
Guvë në brinjë/Grekët dhanë agoninë Njëzet mbenë të shtrirë/Aqigoj me suverinë.
Si u masakrua Cac Cacaj me sopatën që mbante në dorë. U morë me forcë nga
grekët dhe me të e coptuan deri sa dha frymën e fundit në pragun e shtëpisë.
Pas disa ditësh grekët sulmojnë Bolenën me forca të mëdha nga ana e Kuçit, hyri
në fshat e dogji atë tërsisht dhe vrau disa vetë. Mes këtyre të vrarëve ishte
edhe Cac Cacaj, i cili ndodhej brenda banesës së motrës së tij.Cac Cacaj nuk
ishte nga ata trima që e lëshonte vatanin, e as i bënte syri tutje edhe pse
ishte 74 vjeç.Aty mes mureve prej guri të ftohtë sa jeta por të fortë sa malet
qëndroi dhe bëri rezistencë me armët që u ndodhën në banesë.Sopata që ai mbante
në dorë u morë me forcë nga grekët dhe me të e coptuan deri sa dha frymën e
fundit në pragun e shtëpisë. Cac Cacaj pasi u zhvarros nga toka në të cilën
prehej trupi i tij, pasardhësit e tij panë eshtrat e tij të coptuara nga mjet i
fortë prerës. Caca trimi nip i Leskoduke me prejardhje nga babai që nga lufta
kundër reformave turke, Tanzimati. Dhe kur erdhi vrasësi i fshatit, i largoi të
gjithë u tha ju u largohuni pa mua le të më vrasin…Mes të vrarêve ishte Laze
Abazi dhe një grua Sart Rrodhja. Një telegram që Vjena i dërgon Athinës më 11
shkurt të 1914 thotë: Javën e kaluar grekët kanë bombarduar fshatin e paokupuar
kurrë, Bolenën që ndodhet në Kurvelesh…“Arkivi I Institutit të Historisë,
dokumenti 8326. Asgje nuk harrohet! Më 1914, vit që filloi i mbushur me
furtuna, shqiptarët nuk po kuptonin se kujt kombësie i përkisnin, pasi shteti i
parë po tretej me shpejtësi. Kjo gjë bëri që forcat greke të udhëhequra nga
ushtarakë të dështuar në frontin osman, por hakmarrës ndaj popullit shqiptar,
kryesoheshin edhe nga peshkopi i Janinës pas rënies së saj, në një vazhdimësi
vrastare për të mbajtur gjithë territoret e Jugut shqiptar. Fshatrat së Vlorës
e Labërisë i kishin parë qysh pas rënies së Osmanëve në Luftrat Ballkanike
mizoritë e grekëve në këto anë, gjë që i bënte ata të vendoseshin në një luftë
të vetmuar, duke i kërkuar qeverisë së parë Vlora ndihmë. Ngjarjet e mëdha, si
caktimi i kufijve jugorë me Greqinë në vjeshtë të 1913, bëri që ushtritë e
paraushtarakëve të quajtur andartë, të mos tërhiqeshin deri sa të vinte në
fronin shqiptar një mbret i pranuar prej gjithë Fuqive të Mëdha, Vilhelm fon
Vid. Por ëndërra greke ishte bërë një me realitetin, nje realitet i përgjakur
me civilë, që nga foshnjat, deri tek pleqtë me masakra njerëzore dhe djegje
fshatrash në një numër të jashtzakonshëm, gjë që nuk e kish bërë asnjë luftë më
parë. Kjo përllogaritej nga pala shqiptare në rezolutën ndaj Lidhjes së Kombeve
në qindra milionë dollarë, si dhe shifra e madhe e të vrarëve dhe masakruarëve
që arriti afro 50 mijë të vrarë, bëri Asamblenë e Përgjithshme në rezolutën e
saj nr 260A ta klasifikonte menjëherë më 12 janar 1915 “Genocid për pastrim
etnik” Përpjekjet e Princ Vidit për të mbledhur një forcë luftarake me
shqiptarë dhe për tju kundërvënë invazionit grek po sabotoheshin si nga jashtë
dhe nga brenda, ku në një situatë të pashpresë ai u detyrua të urdhëronte për
të ndjekur ngjarjet në Jugun e Shqipërisë, kolonelin e xhandërmarisë holandeze
Tomson. Krahina e Labërisë, e goditur në mënyrë të vazhdueshme nga valë të reja
andartësh gjakatarë, filluan evakuiemet e popullsisë civile drejt zonave dhe
qyteteve jashtë luftës. Këto i bashkoheshin karvaneve me refugjatë ardhur nga
territoret që ishin nën goditjen vdekjeprurëse të pushkëve të atyre që para një
shekulli me arvanitasit u kishin ngritur po me gjak, shtetin grek. Historia e
Epirit, që ishte shtruar hartave qysh në Kongresin e Berlinit, po kthehej në
një realitet të dhimshëm, të përgjakshëm dhe të pashpresë, ku vetë Fuqitë e
Mëdha në një kaos e anarki të pragluftës I Botërore, nuk mundën të radhiten në
anën e dhimbjes shqiptare këtë herë. Princ Vidi erdhi vetë në Vlorë dhe i takoi
turmat me “muhaxhirë” të Labërisë e deri thellë në Çamëri që po vuanin nga
skamja, uria dhe epidemitë. “Genocid për pastrim etnik nëpërmjet dëbimit dhe
masakrimit të popullsisë civile” si evidentim i krimeve ç’njerëzore ndaj
popullsisë shqiptare, do të ishte një pjesë e mjerë e Fuqive të Mëdha ndaj
atdheut të Mbrojtësit të Krishtërimit, Skënderbeut. Ata kurrë nuk e harruan
armikun që i kish masakruar të afërmit, duke u marrë në mënyrë barbare jetën,
gjënë më të shtrenjtë. Asnjë diplomat apo çfarëdo njeriu përfaqësues sot nuk
mund të hedhë pluhur harrese atyre plagëve të hapura përjetësisht. Asgjë nuk
harrohet!