loader
Loading...

Klubi atdhetar “Arbëria” ishte i përbërë nga: Neki Reso, Shaqo Buxo, Sheh Abazi, Dervish Seferi, Hajredin Shaipi, Emin Daci, Zenel Mehmeti, Ben Haxhiaj, Cane Xhufi, Xhemal Mehmeti (arkëtar), Malo Minga, Nuredin Islami, Lato Abazi, dhe Arif Toto (sekretar ). Si drejtues kryesor pleqësia zgjodhi Shaqo Buxo.  Klubi “Arbëria” mbajti lidhje të rregullta me shumë klube të tjerë dhe me atdhetarë të veçantë.Në vitin 1909-1910 reaksioni xhonturk kaloi ne terror të hapur kundër të mësuarit të gjuhës shqipe. Në Progonat ku ishte edhe qëndra e klubit “A rbëria” erdhi një kamjon plot me ushtarë turq, të cilët urdhëruan të mblidhen gjithë burrat e fshatit. Kërkuan menjëherë dorëzimin e armëve dhe dorzimin e antarëve të klubit “Arbëria”. Mbledhja u bë në hijen e dy rrepeve shekullorë në qëndër të fshatit. Aty ngrihet Shaqua dhe i del përpara oficerit turk, të cilit  i thotë:  Nuk jam lajmëtar, por një luftëtar i çetave shqiptare. Unë dhe shokët e mi nuk kemi dale  për të vjedhur, por, për të luftuar për lirinë që na keni grabitur ju pushtuesit turq. Ne nuk dorzojmë asnjë armë, por nëse të dhimbset koka, ik me kohë të mirë. Ke dy orë afat për tu larguar, përndryshe është vështirë të dalësh i gjallën ga gjiri i këtyre maleve bashkë me mizorët e tu!

I ndodhur ngushtë  dhe pasi nuk kishte rrugëdalje tjetër mizori turk u detyrua të largohej me bisht ndër shale  dhe i xhindosur. Me të tillë heroizëm e vendosmëri dhe shumë sakrifica u përpoqën të parët tanë për të ruajtur gjuhën dhe kulturën shqipe, për të mbrojtur atdheun nga të huajt. Shaqo Buxo nën kujdesin e të atit të tij Rrapos, ju dha mundësia të studjojë në gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Aty u njoh me shumë atdhetarë ku edhe mësoi më shumë prej tyre. Ai studjoi veprën e Naimit, Samiut, Ҫajupit dhe u pregatit e u bë një atdhetar i vendosur. Gjithashtu mësoi edhe rrugët për përçimin e këtyre dijeve pa përfillur rreziqet e regjimit anadollak. Shaqua ngriti rreth vetes një rrjet të gjerë atdhetarësh,  Progonatas veprimtarë të ndërgjegjshëm e të pa lodhur, të cilët nisën të përhapnin shkronjat shqipe në vatrat e tyre e më gjerë. Të tillë ishin Jonuz Ahmeti,  Ahmet Daci,  Novruz Buxo,  Orhan Haxhiu,  Ata, shtëpi më shtëpi nën dritën e kandilit u mësonin njerzëve shkrim e këndim, në gjuhën e mëmës. Xhonturqit në vitin 1910 me dhunë mbyllën Klubin “Arbëria”, por jo ato që kishte përcjellë ai klub deri në atë kohë. Kështu në vitin 1910 në  Progonat u hap e para shkollë shqipe. Pas vitit 1912 kur sundimi gjysëm shekullor u zhduk nga shqipwria shkolla u zgjerua dhe vullneti e pasioni për dije spikati në Progonat. Në vitin 1918 edhe pse askush nuk kujdesej për pagën e mësuesit në Progonat fshati  vendosi që ti paguante vetë në mënyrë që shkolla të mos mbyllej. Më vonë nga gjiri I këtij fshati  dolën edhe mësuesit, Tajar Goxhaj, Idajet Shehu, Qazim Guga etj. Këta dhe shumë të tjerë janë  përpjekur dhe kanë punuar pa u lodhur duke edukuar breza të tërë,  e duke i brymosur me dashurinë për vatanin. Edhe më vonë nga kjo shkollë  kanë  dale shumë kuadro e intelektualë  të cilët shërbyen në  fusha të ndryshme të rindërtimit të vëndit.

SHKOLLA E PROGONATIT

Shkolla e Progonatit u hap ne vitin 1910, por etja për dije ka qënë më e hershëme. Kështu që në vitet 1739-1741 në  Himarë  misjonarët  arbëresh  hapën shkollën e pare  shqipe duke pasur si bazë “doktrinën e krishtere” të Dudit. Nga Progonati dhe gjithë  Kurveleshi u dërguan djem për të mësuar në këto shkolla, por që  u mbyllen nga ndërhyrja e patriarkanës së  Stambollit. Të ndarë  në grupe fshehurazi në  Progonat filloi mësimi gjuhës shqipe. Nën dritën e kandilit dhe të  fshehur nëpër shpella filloi të shkruhej e lexohej gjuha shqipe. Me shpalljen e hyrjetit në  Progonat në vitin 1908 u bëneë përpjekjet e para dhe me ndihmën e Klubit “Arberia” në vitin 1910 u hap e para shkollë  shqipe në Progonat.Ajo u hap pikërisht në  ndërtesën ku në  vitin 1865 turqit kishin hapur shkollën në gjuhën turke. Librat për shkollën i dërgonte që nga Janina patrioti i njohur Ismail Lesko. Shkolla vazhdoi pa ndërprerje edhe pse presioni xhonturk  ishte i vazhdushëm. Nën kujdesin e klubit “Arberia” që u rihap në  vitin 1910,  nxënësit dhanë  një  shfaqe madhështore ku nuk munguan edhe poezitë  e Naimit dhe Ҫajupit duke e përcjellë  festën me këngë e valle. Pas çlirimit Progonati kishte shkollë 7 vjeçare dhe në vitet e mëvonsheme u krijua edhe shkolla e mesme me nje ndërtese dy katëshe të  bukur dhe në krah ngjitur edhe shtëpia e kulturës.  Nga kjo shkollë  kanë  dale shumë kuadro, të cilët punojnë  e menaxhojnë  në  sektorë  të  ndryshëm  të  jetës, brënda e jashtë  vëndit , duke u vlerësuar e  marrë edhe tituj e grada shkencore.!