loader
Loading...
Një foto sa për një mijë fjalë

Pamja që shumë herë më ka dalë para, më ka kënaqur, më ka mahnitur dhe gjithmonë më ka bërë e më bën përshtypje, është vëndlindja ime, njerzit që  punojnë  e jetojne atje, ndaj dhe kam filluar të  shkruaj, të pasqyroj disa të vërteta në letër.“Paskësaj është peizazhi i mrekullueshëm, dhe gjithashtu natyra e paprekur. “Përveç peizazhit, arsyeja për të ardhur këtu janë historitë. Ky është një vënd nga ku kanë kaluar trupat romake, normanët, osmanët. Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore. Ka shumë histori që lidhen me këtë zonë” Këtu shihni njerëzit që mjelin delet dhe dhitë e tyre ashtu siç bënin 4.000 vjet më parë. Shikoni barinjtë në jetën e përditshme, e cila është jashtëzakonisht tërheqëse për ata që e kanë humbur atë trashëgimi, ndaj dhe ata që vijnë këtu vijnë për të gjetur atë pasurim shpirtëror në jetën  e tyre”.

Shuko Qerimi (Hitaj)

Ndalem për një çast përpara kësaj fotografie, e vrej me kureshtje, këtë  foto që se di se kush aparat fotografik e ka shkrepur, por që do tja kalonte edhe fotografit me të zoti, për nga origjaniliteti. Ky është bab (Shukua), Shuko Qerimi, një  blegtor  i thjeshtë nga Nivica, që sot nuk jeton më, por që, fotua na i sjell original si të ishte gjallë, e duket se diçka do që ta thotë. Koha e zymtë, shikimi i tij i largët sikur kërkon që të trgojë rrugën nga ka ardhur, bërruci, mal mbi supe me  hallet mbi shpinë, mbështetur mbi kërrabën që nuk do të dorzohet. Bab Shukua lindi në vitin 1898 dhe u largua nga kjo botë në moshën 94 vjeçare. Ai ishte pjesmarrës në luftën e Vlorës në vitin 1920, dhe më vonë në Ҫetat Teritoriale të Vëndit. Atë së bashku me disa shokë bashkëfshatarë të tijë për qëndresë ndaj pushtuesve i iternuan në kampet e Selanikut të Greqisë, ku u mbajtën rreth gjashtë muaj. Jeta e tyre ishte në vështirësi.Torturat në kampe nga më ç’njerzoret! Pas iternimit u kthye në atdhe. Jeta e tij ishte e lidhur me blektorinë . Beharit në  Nivice, në  vëndin, Stoje e në Kurtez dhe dimrit për shkak të motit të pa përballueshëm, ai së bashku me bagëtitë e tij në shtegëtim në  Delvinë. Nga martesa me Sosen sollën në  jetë shumë  fëmijë, por nga këta vetëm tre mundën të  jetonin, Qemali, Hitua dhe Razie. Në këtë shkrim doja të  sillja dicka tjetër, por si mund ta bësh pa folur për vlerat e bab Shukos dhe ato që, më  vijnë  në  mëndje janë  vlerat kulturore të kostumeve në laberi e më gjerë, në  një  kohë, që ato që  i thurnin këto kostume, nënat tona të pa arritshme, kanë  filluar e rrallohen dalëngadalë. Ndaj, jo vetëm që nuk duhet ti humbasim,  por ti ruajmë,  si thesare të trashëgimisë  tonë kulturore. E mbaj mënd këtë foto të vendosur në kroskotin e korjerës që trasportonte njerzit nga Nivica në Tepelenë nga drejtusi i saj Brahim Mita, ( ndjesë pastë ) i cili, e ruante si etalon të veshjes labe dhe një burri të lashtë të shtruar e të vendosur! Ndaj jo më  kot e përzgjodha këtë  foto. Pak më poshtë po përshkruaj disa nga veshjet labe, emërtimin dhe përbërjen e tyre. Ato janë ndërtuar nga material prej leshi,  lëkura dhe materiale të tjera organike që zakonisht  ruhen, që do të thotë se provat e drejtpërdrejta të veshjeve parahistorike janë të pakta sepse ne dimë relativisht pak se si njerëzit në të kaluarën e thellë, si ata mbroheshin nga të ftohtët. Guna, kjo veshje dimri, në formë manteli të gjerë prej leshi, me mëngë dekorative (që nuk visheshin) dhe me kapuç për kokën. Njihej me disa emra: gunë çile (e dhirtë) për barinjtë, gunë larë ose laroshe, tallagane, tamare etj. Të ngjashme nga funksioni dhe nga materiali, por në formë pelerine, ishin disa veshje të tjera dimri që përdoreshin në zona të ndryshme të vendit si: bërruci e sharku në Labëri, që duket qartë edhe nga veshja që ka bab Shukua (si’ç e thërrisnin të gjithë). Veshje me poture. Poturet kanë formën e pantallonave të gjera e të gjata deri në gju. Ndryshe nga veshjet e tjera këto lloj pantallonash kanë mjaft ndikim (në formën e prerjes) nga e njëjta veshje e përdorur në vendet orientale. Në pjesën e poshtme të këmbëve (poshtë gjurit) visheshin kallce prej shajaku. Ndërsa në pjesën e sipërme vishej këmisha me mëngë të gjata e shoqëruar me një jelek prej shajaku, i cili mbërthehej në pjesën anësore të gjoksit. Në stinë të ftohtë, vishej dhe një xhamadan me mëngë qe vareshin në pjesën e pasme të trupit. Kjo veshje kishte edhe një pjesë tjetër që dallonte nga krahinat e tjera, është pikërisht qeleshja e lartë ose takija gjysmësferike. Kjo veshje ka pasur përhapje të kufizuar, kryesisht në Labëri, Mallakastër, Myzeqe etj. Poturet kanë zëvendësuar veshjen me fustanellë aty nga fundi i shek. XIX. "Mbledhja e këtyre kostumeve popullore ka filluar pas Luftës së Dytë Botërore, më saktë në vitin 1947. Për veshjet popullore duhet ruajtur origjinaliteti i tyre, se janë një shprehje e qartë e identitetit shqiptar. Në një festival folklorik, të zhvilluar jashtë shtetit, ne duhet të përfaqësohemi me kostumin tradicional. Edhe bota i ruan dhe i mirëmban shumë. Është një element identiteti. Gjenden forma të ndryshme për organizimin e festivaleve folklorike. Me të vërtetë, një festival i bërë para 30 vjetësh nuk ngjan me një festival të bërë sot, por forma të tilla duhen ruajtur, pasi janë vlera të trashëgimisë kulturore të pakontestueshme të çdo populli. Kostumet kanë rëndësi për procesin studimor. Këtu pasqyrohet edhe historia e zhvillimit ekonomik e kulturor të një vendi, të një krahine e të një fshati. Nëpërmjet një veshjeje ne kuptojmë edhe nivelin e zhvillimit kulturor, si dhe psikologjinë e një vendi.  Veshje popullore burrash në vise të ndryshme, në jug dhe veri. Fustanella ka trajtën e një fundi të gjerë, me shumë kinde (pala) në formë trapezi, të qepura së bashku e të mbledhura me rrudha të dendura tek beli. Copa ishte pëlhurë shtëpiake e bardhë prej pambuku e liri. Kostumi me fustanellë përbëhet nga këmisha, fustanella, tirqit/kalcet, brezi, jeleku dhe xhamadani. Luftëtar të ndryshëm kanë veshur edhe fustanelle të murrme dhe të zezë. Fustanella është veshje që i përket një kohë shumë të vjetër. Dokumentohet, në disa gjetje arkeologjike, të jetë që nga shek IV - III para erës sonë. Kush i disponon duhet ti ruajë me kujdes, ndoshta në një të ardhme mund të krijohet edhe një muze me këto vlera për ti shpalosur në aktivitete të ndryshme për t’jua trasmentuar brezave të  ardhshëm! .