‘’Ҫ’do komb çlirohet me perpjekjet e veta. Atdheut nuk i
shërbejnë të gjithë në të njëjtën mënyrë, por secili bën atë që e di ç’i ka
dhënë natyra. Nëse gjatë ditës dy herë mendon për vete, tri herë mendo për
atdheun. Pa atdhe, as ti asgjë nuk je! ‘’ George Fred William.
Keto
rreshta përmbajnë gjykimin e një të huaji mbi Shqipërinë, i cili e formoi këtë
vetgjykim duke qenë vetë në kontakt me Shqiptarët e duke shikuar me sytë e vet
çdo gjë, që ka shkruar. Përveç kësaj, ky shkrimtar është i një shteti të cilit
nuk i intersonte ose i interesonte shumë pak gjendja politike e Shqipërisë e
për këtë, ç’do fjalë që shkruan ky njeri është e sigurtë se e shkruan, siç ia
ndien ndërgjegjeja e vet, e jo pse ashtu ia lyp pozita diplomatike. (Valona,) Vlora ishte një pjesë e
vogël e kësaj toke prej së cilës ata që shkelën Shqipërinë krijuan emrin
Albania në shekullin XI. Emri i vërtetë i kësaj toke është Shqipëri dhe i popullit Shqiptar me një fjalë, këtu është toka dhe aty jetojnë bijtë e Shqipes. Ky popull është shembulli më
i madh i të mbajturit të moralit dhe meritave të trashëguara, për fisnikërinë
dhe për kapacitetin e tij që, megjithëse për shekuj me rradhë ka qenë nën ndikimin
tiranik dhe zhvleftësues, i mban prap kryet lart, nuk i ka humbur shpresat e
veta dhe gjithnjë thotë se jam Shqiptar, qoftë edhe në mes të zjarrmit. Dhe për
këtë ky meriton të gradohet me një listë të gjatë virtytesh të pastërta e
shembullore. Gjaku i Shqiptarëve është gjak burrërie. Ky gjak që, nuk duhet te
kujtohet vetëm në nëntor. Eshtë e vërtetë se të gjithëve na ndez gjaku i
flamurit, krenaria na pushton, por këtë krenari duhet ta tregojmë ç’do ditë me
punën tonë, aty ku jetojmë e kontribojmë në jetë. Të ruajmë, të mbrojmë
idenditetin tonë. Jemi shqiptarë. Ja si do të shprehej poeti Zaho Balili.!
Që kur lindi historia
Dhe gdhendi gërmën e parë
Shkroi, se në këto troje
Ka pasur vetëm shqiptarë!
Ashtu
si dikur shqiptari i ka dhënë Turqisë gjeneralët dhe ministrat më të mirë.
Vëllezërit e tyre në Itali, Toskanët, vunë themelet e vertetë të madhështisë së
Romës. Pesë perandorë të Romës qenë bij malësorësh Ilirianë; ata e forcuan
racën Italiane. Në grykat dhe në malet e Atikës gjuha Shqipe është në përdorim
edhe sot. Në përpjekjet e Greqisë për liri, Shqiptarët lanë emra fame. Ata
trazohen me të tjerët, por në trazim nuk bashkohen, domethënë nuk i përziejnë
gjakun dhe zakonet e tyre. Të ruajturit e gjuhës dhe të zakoneve të veta nën
thembrën dhe tiraninë e shekujve tregon mundësitë e një race të fortë e të
pamundëshme. Do të shohim se si Europa e përdori këtë çelës të Ballkaneve për
të na mbajtur mbyllur. Edhe sot pas 34 viteve e lënë të sorollatet koridoreve të Brukselit, për t’u bërë pjesë e
saj , ndërkohë, që vetë pozicioni
gjeografik e ka jeratisur në mesin e saj.
Por kjo nuk varet vetëm nga ata. Ne duhet ti bejmë mirë detyrat tona, të jemi
më socialë, më të dashur, ta respektojmë njëri tjetrin, sepse respekti për
veten është respekt për Atdheun. Në Shqipëri ka fusha të mëdha dhe pjellore të
cilat mund të ushqenin miliona, por tani ato vetëm gërricen me një parmendë
druri e nuk punohen. Shumica e tyre janë të mbuluara me barishte të padobishme
ku kullosin bagëtia, e cila edhe kjo ka
ardhur në rënje. Minierat janë të pagërmuara e të paditura. Ata më me dituri në
mineralogji thonë se toka Shqiptare ka qymyr guri, vajguri, hekur, asfalt e
bakër, por zbulimi dhe shfrytëzimi i tyre nuk është lejuar kurrë. Prodhimi i të
lashtave, misrit, ullijve, pemëve e vreshtave, po të përpunoheshin do të ishte
shumë i madh, ndërsa peshku nuk ka të sosur. I shkreti bujk, që me kaun e parmëndës rropatet ditëve me shumë sacrifice,
të sigurojë të ardhura për familjen. Të gjitha këto rersurse duhet të kenë
vizionin edhe nga ata që hartojnë politikat ekonomike, ata që udhëheqin, në mënyrë që të rinjtë tanë të punojnë e jetojnë këtu, që
Atdheu ynë mos të shkërmoqet, por ashtu si urugani që ndizet në 28 Nëntor, të dëgjohet në ç’do ditë të vitit. Urime
festa e Flamurit! Duke ju uruar, po e mbyll me disa vargje për labërinë. Ashtu
si u ka shprehur akademiku Rexhep Qosja,
gjatë fjalës përshëndetëse gjatë
takimit në Kuvendin e dytë të shoqatës Labëria “Nderi i Kombit” se “Vlora dhe
Labëria e kanë lindur dhe rilindur Shqipërinë”
Labëri, madem stralli,/ Sy e vesh mbi maja mali! / Kur skërmit dhëmbët çakalli,/ Shkrep , shkëndit thyen qafën djalli!/ Siç shtypet , shkërmoqet zegali! / Shtatlartuar mbi dy dete,/ Magjiplotë të bën për vete,/ Shpirtin trimëror se trete,/ Muza ku thuren sonete!