Hasan Gastarja Labi, lindi në fshatin Gusmar të Kurveleshit. Ai u rrit në varfëri por i frymëzuar me ndjenja dhe tradita patriotike e me urrejtje kundër pushtueseve. Për trimëri dhe merita të tij, ai ra në sy të Zylyftar Podës (Gjeneralit të oborrit të Ali Pashës) Ai e mbante shumë afër Hasanin si besnik të tij e bëri (vëllam) byrazer me djaloshin guximtar Arif Podën (djali i Zylyftarit) Ata ju betuan Zyluftarit se do ti qëndronin besnikë njeri - tjetrit. Palla e Hasan Labit bëri kërdinë në luftën për çlirimin e Beratit më, nëntor të vitit 1834. Aty ishin mbledhur luftëtarë të udhëhequr nga kapedanë të sprovuar, si Tafil Buzi, Ҫelo Picari, Veiz Vasjari e të tjerë. Një nga të parët që u ngjit mbi shkallët e bedenës së kështjellës së Beratit e hyri brënda në kala ishte Hasan Labi. Me klithmat luftarake: - Ja, ja o trima hidhuni mbi ta ti kapim me dorë të gjallë ata tmerruan garnizonin osman të mbyllur në kështjellë. Qindra luftëtarë të veshur me rrobat karakteristike të bardha luftonin në mes të errësirës brënda në kala, u quajtën fantazma nga osmallinjtë e ardhur në mbështetje për mbrojtjen e kalasë. Trimi i maleve të Kurveleshit Hasan Labi, nuk pyeste për plagët e marra në trup gjatë përleshjeve në kështjellë. Me pallë zhveshur u sul drejt portës së sundimtarit turk në kala. Pas shumë luftimesh kalaja ra në duart e kryengritësve të cilët e caktuan Beratin si kryeqëndrën e tyre për administrim. Aty qëndroi edhe i ati i Hasanit , Sinan Labi, si një nga përfaqesuesit e Kurveleshit të sipërm. Pas një kohe, në vitin 1841 turku pas shumë sulmesh dhe një numur të lartë trupash, e mori sërish kalanë . Aty, gjatë përleshjeve ranë shumë kryengritës . Nje pjesë u internuan në kampe të ndryshme, Kryesisht në Bosnjë . Aty vdiq edhe Sinan Labi. Rritja e taksave nga turku i alarmoi kryengritësit shqiptarë, ndaj në vitin 1847 Hasan Labi së bashku me disa trima të tjerë nga Gusmari si, Labe Duka , Kuko Bardhi e të tjerë, treguan trimëri të rrallë me osmallinjtë në brigjet e Shushicës. Porta e lartë kërkonte me ç’do kusht ti nënështronte, por Hasan Labi me trimat e tij të Labërisë, hodhën pallën supit dhe u larguan brigjeve të Janinës për të humbur gjurmët. Bashkoi forcat me ato të Arif Prodës i cili vepronte në krahinën e Tërhallës. Keta luftëtarë u larguan nga malet e Pindit në drejtim të Korçës. Agjentura osmane të ndihmuar nga Hasim Beu dhe Dajlan Bej Qafëzezi, i diktoi dhe ju vu në ndjekje me forca të shumta. Veliu i Janinës Hysen Pasha kishte hapur fjalë se do të sillte të prera, kokën e këtyre dy trimave dhe do te merrete një dhuratë të madhe. Në të njëjtën kohë komanda osmane organizoi suverjimin dhe rrethimin:
Hysen Pasha kur degjoi/ treqind suvari dërgoi/ Hasan Labin e rrethoi. Megjithë luftimet e ashpra dhe forcat e shumta turke Hasan Labi e çau rrethimin dhe u strehua në fshatin Kodra të Ersekës. Ata edhe aty u diktuan dhe pati përleshje të forta ku shumë trima humbën jetën, por edhe nga ana e turqve pati humbje të mëdha. Lufta vazhdoi tri ditë e tri netë. Osmallinjtë kërkuan forca shtesë, por nuk e shtinë dot në dorë Hasan Labin. Atehere ata kerkuan ndihme dhe fshati u qëllua me topa. Arif Proda me forcat e tij i erdhi në ndihmë, por turku ishte madh në numur dhe armatim. Arifi u fut me krah marrje, por nuk mundi të depërtonte brënda në fshat. Atëhere osmallinjtë nuk e ndalën sulmin, por qëlluan mbi shtëpinë, ku luftonte Hasan Labi i cili nuk u dorëzua deri në fund. Hasani nuk u dorëzua deri në fund sa u përpi nga flakët e topave. Arifi nuk e pushoi luftën për të marrë hakën e Hasan Labit. Fjalet e Arifit ishin:
Pesë të plagosur, dhe shtatë të vrarë
Kurban se’ç i bëra për Hasan Gusmarë.
Sakaq dy Gusmarjotë të tjerë shkuan në Ersekë, për të marrë hak, për Hasan Labin.