loader
Loading...
CILI JE TI MORE BURRË, QË NA VJEN NGA SHQIPËRIA…

Nё njё nga takimet e perjavёshme tё intelektualёve fterjot nё Parlamemntin e tyre, shrimtari i njohur fterjot Sulejman Mato ju drejtua tё pёranishmёve nё atё takim si mё pshtё: Me sa di unё rapsodi i shquar fterjiot Isuf Avreci ka bёrё dhe shumё bejte e vjersha tё tjera tё cilat nuk i dimё tё gjitha, por fatmirësisht, miku im dhe i gjithë fterjotёve Feksor Shkurti, më tregoi se ai ёshtё duke i mbledhur dhe sё shpejti do i shihni tё botuara nё librin e tij  “Fterra nё Histori” - Enciklopedinё e saj tё cilin ёshtё duke e pёrfunduar. Feksori si kryeredaktor i gazetёs “Fterra jonё” si botues e si aktivist i pa lodhur për Fterrën, por edhe autor i shumё poezive e publikimeve pёr fshatin e tij e mё gjerё, po bёn njё punё shumë tё madhe e tё lavdёrueshme pёr Fterrёn dhe pёr gjithë fterjotёt. Mendoj se kёto dhunti i ka nga shpirti, karakteri e talenti i tij, por edhe sepse ai ёshtё nip nga fisi i nderuar e i dëgjuar i Gjonikajve, tё cilёt kanё bёrë emёr e histori duke filluar nga Islam Gjonika, Selim Gjonika, Hidajet Gjonika etj. Nё pёrfundim tё takimit e bisedёs Feksori na premtoi se tekstin e plotё tё kёsaj kёnge lapidare, Cili je ti more burrё, do ta kёrkonte dhe do ta gjente si dhe do ta botonte nё gazetë bashkё me titujt e rreth 10 bejteve e poemave tё shkrojtura nga Isuf Avreci. Kёto vargje e kjo kёngё ka mbi 80 vjet qё kёndohet nga disa grupe polifonike labe, nё raste festivalesh folklorik e festash, pёrfshi edhe vallen e bukur labёrishte tё kёnduar nga grupi polifonik i Vranishtit e grupe tё tjerё, por edhe nga disa kёngёtarё tё tjerё si Aurela Gaçe etj. Interesante ёshtё qё kjo kёngё e cila prej kaq vjetёsh pёrcillet brez pas brezi dhe kёndohet shpesh, por qё askush nuk e pёrmend dhe thotё se cili ka qenё autori i vёrtet e kёtyre vargjeve kaq brilante. Sa herё qё kjo kёngё prezantohet e kёndohet, mjaftohen duke thënё sё kёto vargje vijnё nga gurra popullore e Labёrisё.! Nё fakt kёto vargje e kanё autorin e vёrtetё tё tyre dhe ai ёshtё rapsodi e vjershёtori i talentuar fterjot Isuf Avreci i cili ka shkrojtur me dhjetra bejte, vjersha e poema, por qё fatkeqёsisht ato nuk janё shkrojtur e ruajtur tё gjitha. Kjo ёshtё mungesё e pa falshme e atij brezi, por edhe hoxhallarёve tё shumtё fterjot qё dinin shkrim e kёndim, si dhe e disa studjuesve, historianёve, shkrimtarёve dhe intelektualëve fterjot. Sigurisht qё edhe ish Instituti i Kulturёs Popullore nё Tiranё nё ato vite, nuk i ka evidentuar dhe shkrojtur vjershat dhe krijimtarinё e shumё bejtexhinjve, rapsodёve e vjershёtorёve tё shquar sikurse ka qenё edhe Isuf Avreci. Fakti qё disa nga vargjet e vjershёs, “Cili je ti more burrё” janё vendosur nё kolanёn zanore tё filmit tё madh shqiptar “Nёntori i Dytё”e cila ёshtё kёngё e kёnduar nga grupi polifonik I Vranishtit tё Vlorёs, tregon edhe njё herё pёr vёrtetёsinё, vlerёn dhe jetgjatёsinё e kёtyre vargjeve si dhe pёr mёnҫurinё dhe forcёn e mendimit dhe talentit natyral tё autorit tё saj. Bejtet, vjershat dhe poemat e tjera tё Isuf Avrecit tё cilat po i mbledh dhe do tё botohen nё librin e Feksorit janё:

- Bejti i Isufit; Histori nё vargje me 72 strofa shkrojtur nё vitin 1921;

- O Maro o bija jonё, kushtuar heroinёs fterjote Maro Kondja; 1913

- O anadartё ju shoftё fara me 46 strofa, 1924;

- Bejti i Garibit, 1923;

- Hodua me vervelenё; - Shqipёria nё gёzim;

- Gazetёs qё u shkrojt nё gjuhёn shqipe,1921;

- Ismail Qemalit,1923;

- Kёnga e Mbretit etj.

Dihet qё Fterra jonё, historikisht e brez pas brezi, ka nxjerrur e ka patur shumё bejtexhinj e vjershёtor tё talentuar sikurse kanё qenё; Isuf Avreci, Hariz Mero, Shaqo Mita, Xheladin Shkurti, Taro Gjoni i parё, Idris Hizmo, Rustem Elezi, Mehdi Dusha, Ile Zeneli Dhuli, Nurçe Gjoni, Beqare Mita, Mustafa Mehmeti, Haxhi Gjoni, Bastri Dauti, Shefqet Shkurti, Lazo Kofina, Haxhi Shkurti etj. Ështё gabim i pa falshёm qё ne fterjotёt si pasardhёs tё tyre, nuk e kemi shkrojtur dhe botuar gjithё atё krijimtari tё tyre popullore kaq tё bukur. Ndёrsa vargjet origjinal dhe teksti i plotё i kёngёs “Cili je ti more burrё” tё cilёn e kemi edhe objekt tё kёtij shkrimi, tё cilёn Feksori e kёrkoi dhe gjeti e qё do ta botojё bashkë me kёtё shkrim timin janë:

CILI JE TI MORE BURRË

O, Qemal, kur të përzunë

Kur të rrethosi Turqia

Me disa para ç’të zunë

Erdh e të mori gjemia.

Brenda në Paris të shpunë

Atje ku qe katimia

Se ç’u ngrit Krajli në gjunjë

Krajlesha po dhe e bija.

- Cili je ti more burrë

që na vjen nga Shqipёria ?

-Unë jam Ismail Qemali

Prapa më vjen historia.

Të lutem nëmë një vulë

Që të vuloset kufia,

Kam ardhё pёr kёtё punё

Se dua vatanet e mia.

-Të shtatë vulat ti dhamë

Po s’deshi të vulos’ Turqia,

-Do vulos’ se s’është punë

Se është e jona Shqipëria.

Nga Prishtina gjer nё Shkup

Dhe e gjithё Çamëria

Sazani e Karaburuni

Janë vatanet e mija…

- Isuf Avreci, -Fterrё, jenar 1913

 Mustafa Avreci    

 

Maro Daut Kondja (Pikturё)   

 

Feksor Shkurti, Kryeredaktor i  gazetës “Fterra Jonë”