loader
Loading...

Të nderuar bashkëqytetarë të Sarandës me origjinë nga Golemi i madh. Festa e fund vitit po afron dhe shoqata "Bilal Golemi" dega Sarandë ka menduar t'a festojmë bashkë. Bashkë është më mirë, bashkë jemi më shumë, të gëzojmë bashkë është festimi më i mirë. Sivjet kemi edhe disa arësye më shumë ,qëndra e fshatit po merr jetë, rruga Progonat - Golem ka nisur, e pritet të nisë edhe rruga Kolonjë - Golëm. Viti 2025 e meriton t'a festojmë bashkë. Ne kemi përcaktuar datën ,lokalin ,kuotën financiare. Në datën 28.12.2024 në orën 19, në lokalin "Çela Tatzat" me kuotë 2500 lekë ,familjarisht,pa dallim jeni të ftuar të jeni prezente. Për një ecuri e rregull presim konfirmim për pjesëmarrjen në numrat e Edi Ahmetaj, Altin Alikaj, Petref Stroka, e Veledin Korkuti . Presim pjesmarrjen pa kufizim edhe nga dega Gjirokastër. Mirëse të vini, dhe t'a ndezim edhe një herë Sarandën siç dinë të bëjnë golëmtë. Ju faleminderit.Sekretari I deges Sarande Veledin Korkuti