Kur hapa sytë majat e maleve ishin bërë të rremta, ndërsa rrëzat e tyre ishin errur. Kthej kokën nga Këndrevica dhe shikoj diellin që po kridhej në humetirë. Lart mbi krye flakëronin fije resh duke u ndërprerë dalëngadalë në hi. Era u kishte vënë fshesën reve dhe po i shpërndante. Gumëzhinin gjethet e përrallit, shkundeshin! Para meje u shfaq si feniksi, lapidari i Dëshmorëve të Atdheut. Aty rehatohen martirët e të pesë fshatrave të Kurveleshit të sipërm Nivicë, Rexhin, Gusmar, Progonat, Lekdush. Janë vendosur aty në atë shkëmb, për të treguar qëndresën tyre në vite ndaj hordhive pushtuese, për ruajtjen e integritetit, zakoneve dhe traditave, si dhe të gjuhës së bukur shqipe. Tek i shikoj në këtë gjëndje ndihem i keqardhur, por edhe i pamundur për të ndryshuar diçka i vetëm. E vetmja gjë që mund të bëj është solidarizimi, që këto rreshta të lexohen diku, aty ku mund të nisë edhe ndryshimi. Besoj se këta martirë nuk e meritojnë këtë gjëndje. Ata me sakrificën e tyre deri në vetëflijim, luftuan që këto kreshpa të ngelen të pastra. Amaneti i tyre duket se është zbehur. Gjaku i tyre na thërret si dikur, që të jemi të bashkuar, për të mos i braktisur këto troje majash lartë. Në prag nëntoresh bëhet disi punë nga ana e bashkisë dhe kryesisht nga kryetari i saj, për rregullimin e këtyre lapidarëve dhe pllakave përkujtimore. Por kjo nuk duhet të ngelet çështje fushate, ndaj duhet punë nga të gjithë për të plotësuar edhe ato vënde ku kanë pasur muze, për të trguar luftën e tyre për liri dhe sendet e tyre personale si kujtim që ata kanë lënë pas sacrificës, deri në vetëflijim për këtë tokë, për këtë Atdhe.!
Po le të sjellim në kujtesë vitet e hershme, le të vijmë
tek Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, jo vetëm për këto pesë fshatra, por
më gjërë, duke përfshirë gjithë Labërinë. Bëri thirrje Atdheu për luftë kundër okupatorëve dhe tradhtarëve
të vëndit dhe Labëria i dha djemtë e saj. I mbushi brigadat dhe çetat me
luftëtrë. Brigadat e 5-të; 6-të; 8-të; 12-të; 14; Ishin ose tërësisht me lebër
ose në pjesën dërmuese me ta. I dha luftës heronj e dëshmorë, burra e gra, djem
e vajza, kuadro të zotë ushtarakë, të
lartë e komandantë. Por përsëri Labëria
u la në harresë. Dhe, jo vetëm u la në harresë, por edhe u masakrua; U coptua
në pesë rrethe: Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë dhe Vlorë. Pra e humbi
identitetin, humbi origjinën, humbi traditën shekullore. E megjithatë, edhe në
këto pjesë-pjesë të ndara, infrastruktura e Labërisë mbeti përtokë. Por lebërit
duke pasur një dashuri të pakufishme për historinë e tyre, nuk i la pa i
evidentuar dhe zhvilluar më tej, si këngët, vallet, zakonet etj. Labëria nuk
mund të përceptohet pa malet e saj, kullotat, pyjet, klimën, kafshët dhe
shpendët e bukura e të rralla, ujërat që janë ilaç për sëmundjet etj. Nuk i
harron kurrë djemtë dhe trimat e tij, se atyre u kish lezet trimëria dhe
bukuria. Dhe kjo është e paqyruar e
trasmentuar nëpër breza me këngë dhe ligjërime dhe për këtë:!
Ja ç’farë thotë kënga popullore e cila është
trasmentuar brez pas brezi deri në ditët tona dhe e tillë do të jetojë
nëpër shekuj .
Gjith’ ata trima që qenë,
Tërë sorqedh’ e levendë,
Vanë në luft’ e s’u kthenë…
Ç’kishmë pjellë ato nëna,
Kishnë pjell’e bërë drëra,
Lëftojn’ e s’u tundej kemba!...
Kjo është Labëria me bukuritë, trimëritë dhe këngët e saj.
Dielli ndriçoi përsëri dhe
ndriçoi tërë vëndin. Malet u lidhën sup
më sup, luginat buzëqeshën dhe rrugët gjarpërueshe nxijnë nga asfalti. U nderqën ca rrugë, por ka akoma pa përfunduar
si ajo, Progonat, Golem, Picar, Borsh, Fterrë, Ҫorraj, një pjesë e të cilave
kanë filluar nga puna. Le të jetë si një ogur i mirë, nisja dhe përfundimi i
këtyre boshllëqeve të krijuara nga harresa kolektive. Le ta ngremë të gjithë së
bashku deri në qiell, urën e dashurisë, sepse është e vetmja ajo, që na lidh e
na bashkon me të gjithë njerzit.