Lind pyetja, po ku shtrihet Labëria ? Labëria është lart e më lart,
atje ku emri i saj lidhet me lavdinë. Është qendisur edhe leçuar nëpër deftere,
me këngët, me vajet, me luftrat shekullore dhe trimat pa fund. Unë për vete dua
ta navas sipas meje, por me përgjegjësi për të thënë disa gjëra. Për të
ardhur deri në Labëri, ka disa rrugë :
Tepelenë - Bënç - Lekdush - Progonat - Gusmar - Rexhin – Nivicë.
Nga bregdeti Qeparo, Kuç dhe rruga tjetër duke u futur nga Lumi i
Vlorës – Kuç - Progonat - Gusmar - Rexhin - Nivicë
Nga Tepelena në Dukaj, Salari,
Nivicë e me radhë në gjithë fshatrat e Kurveleshit
Kisha mbledhur mendje se do isha pranë foles sime të quajtur Labëri,
fundjava e një jave të stërlodhur Marsi më gjeti lart.
U nisa për te ndalesa ime e parë, siç bëj ngahera sa vij në Labëri, gjëndesha
te Runajt e Nivicës, një mendim aty - këtu ishte një rrugë për në Lluf. Llufa e
bredhave dhe ujit qelibar të kulluar.
Ishte java kur bëja dokumentar edhe sportin drejtpërdrejt për
teleshikuesit. Tek rrufisja një filxhan kafe turke edhe natyrisht duke hedhur
nga një kup uji të bekuar. Nga fjala në fjalë nga historia në histori,
koha ikën tek Runajt, marë makinën dhe drejtohem për në llufë. Gjatë
rrugës, më vjen në mëndje një petanik
nga zona e Labërisë dhe për të kaluar një fundjavë mes natyrës dhe ushqimeve
bio.
Siç ma kanë dëftuar :
Një petanik ka 7 shtresa, i ndarë në 15 racione. Racionet janë në
madhësinë e një pice. Përbërësit janë : Miell gruri, djath i bardhë, gjalp dhe
erëza të ndryshme e veëanërishtë dhjosmë. Rekomandohet të hahet i ngrohtë sa
del nga saçi.
Makina ecte leht mbi çakull e stërall, më vinte në mënd poezia e Naim
Frashërit :
Gjithë ç'jemi shqipëtarë,
Jemi një fis e një farë,
Kemi të tërë një shpresë,
Një gjak, një gjuhë, një besë,
Si i përhumbur më del një Nëno përpara, më takoi dhe pa më dhënë dorën
akoma më tha: Ku vete o derman në mes të natës, si lugat.
Të gjej veten në paqe edhe qetësin, ju dukë e çuditshme edhe iku, po
s’kishte çudi por unë doja qetësi, larg nga të gjithë.Mbrita tek Jaho Xhebro
në lluf, më sakt tek Bujtina “Hadër Xhebro”. Bujtina ka 6 dhoma, është një
biznes familjar. Parkoj makinë, ndez një cingar edhe vete tek lokali :Si veni ?
Mirë jeni a qysh jeni ? Keni
marë, rrogat apo paran ? Bëj qef, se kështu bëjm edhe ne, në Tiranë. Kur
dëgjohet një zë :
Me rrugën e re do keni punë, do keni para, do shtohen turistët, do
lëvizin njerëzit, mallrat etj. Zhvillimi i krahinës do të jetë i madh,
Vendi nuk më mbate, mora bllokun e Regjisorit edhe fillova
një axhend edhe çfarë do bëja e kë do takoja. Bëra rreth 20.000 hapa nëpër
terminal derisa plotësova pazëllin e Përtej Oqeanit. Mendimi mu pre, sepse ishte thirrja e imbarkimit për në një
airbus 350 900, I Lufthansa Airlines. Pasi u nisëm për një pudhëtim pre 9 orë e
45 minuta, mora bllokun edhe fillova të hedh mendimet, ato orë ikën me
shpejtësi por edhe duke lexuar për Fan S Noli e Konicën. Me të mbritur në
Chicago rreth orës 12:00 Amerikane edhe 19:00 me orën Shqiptare, u nisa për tek
zyrat e “Vatra Chicago”. Vatra është nje organizatë jofitimprurëse që synon të
bashkojë komunitetin Shqiptar në Chicago dhe të ndihmojë anëtarët e saj.
Qëllimi është promovimi i bashkëpunimit dhe njohjes të anëtarëve për tu dhënë
fuqi, që zëri i tyre të dëgjohet mbi
çështje te rëndesishme ose jo. Mbeta i mahnitur me pritjen, dashurin për një
tjetrin, sa bënin për njëri tjetrin. Vatra e Chicagos, u themelua më 4 Shkurt
2023. Aty bëjnë pjesë : Patriotë, veprimtarë, shkrimtarë, aktivistë, biznesmenë
dhe studentë . Qëllimi është për ti dhënë një frymë edhe më të fuqishme
përpjekjes shqiptare në Amerikë.
Dega e Vatrës në Chicago drejtohet nga:
Mirela Kanini - kryetare,
Ernest Nasto - nenkryetar,
Bledi Stefa - shef kabineti,
Ardian Ruci - sekretar,
Daniela Kaja - arketare
Kryesia përbëhet nga: Olsi Taho, Artan Nati, Angelo Maranda, Shkelzen Cakeri dhe Kastriot Fetahu. Qëllimi kryesor ështe bashkimi I komunitetit tonë dhe forcimi i identitetit shqiptar e vlerave tona kombëtare. Mësoj se Vatra është grupimi patriotik më serioz në të gjitha diaspora shqiptare. Është historia, identiteti dhe krenaria e shqiptarëve në Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sa më shpejt kalon koha, kuptoj se ata Përtej Oqeanit nuk janë pak janë shumë shumë, plotë të formuar edhe të shkolluar. Nga më të mirët, ata janë Vatra e Nolit dhe Konicës.Ndaj duhen ruajtur kontakte me ta, për të provomuar vëndi edhe bukurit e saj por dhe ata Përtej Oqeanit. Ne kemi Diellin edhe Vatrën, si pasur nga të parët tanë. Ne i kemi haruar edhe nuk kujtuar, askush nuk shkruan për ata. Ata bëjn me 100 qindra aktivitete, me ato mundësi që kanë. Janë e ardhmja jonë atje…Në fund të luftës të parë botërore, në qershor te vitit 1917, VATRA ndërmori Fushatën Historike për Shpëtimin e Shqipërisë, me këto fjalë të Fan S Nolit : "Mbahu neno, mos kij frike. Se ke djemte ne Amerike!" Kur Amerika hyri në luftë në 1917, Fan Noli, i kërkoj Presidentin Wilson, të mbrojë Pavarësinë e Shqipërisë të 1912 - Presidenti Wilsoni e mbajti, sot nuk do të kishim Shqipëri. Ne, të gjithë bashkë duhet të krijom lidhje të forta me ata Përtej Oqeanit dhe me ndjenja patriotike, të vijn për të vizituar Shqipërinë nga Veriu në Jug. Duhet të kemi një organizimin në Amerikë por jo vetëm, ku në çdo Shtet edhe qytet të hapim shkolla për të mësuar gjuhën shqipe. Ndjenja kombëtare ka rrënjë të forta në zemrat shqiptare; dhe ndonëse më ndonjë rast, moskokëçarja dhe moskuptimi i shqiptarëve gati na shkurajojnë dhe shkurajojnë gjithë miqtë e tyre të vërtetë, duhet pranuar se ndjenja kombëtare atyre nuk u mungon, por u mungon ajo vetëdije e qëruar, aq e domosdoshme për përparimin. (Albania, nr 2, 14, 15-30 qershor 1898) Faik Konica.