loader
Loading...
OPTIMIZMI QË SJELL BASHA NË PD!


Në zgjedhjet e ditës së shtunë për postin e kryetarit të Partisë Demokra- tike, rizgjedhja e ish kryetarit të dorëhequr të kësaj partie z. Lulëzim Basha,ka hapur një debat shpesh herë të pakuptimtë në rrjetet sociale, si edhe në vetë ish anëtarësinë e ish partisë më të madhe opozitare në vend, PD... Tani, debati patjetër që është i domosdoshëm (kudo) jo vetëm në partitë politike, por në gjith jetën politike, ekonomike, sociale etj... të vendit...Dihet historia e kësaj partie që kurse ish lideri i *hekurt* Berisha, u shpall* Person Non Gratta* nga Dash...Kjo u ra si bombë në kohë paqeje anëtarësisë, militantëve dhe bashkëpunëtorëve të liderit të PD... Solli hutimin dhe çorganizimin e kësaj partie... Nuk është e tepërt të themi se anor- maliteti i PD, kishte filluar qysh në vitin 1996 me zgjedhjet e atij viti, (fitorja *plebishitare*) përmes dhunës, kanosjes dhe vjedhjes së votës e kësaj partie, çeli si parin e abuzimit, çorganizimit, çthurjes, dhe fillimin e autokracisë në vend... Rënja e Firmave piramidale, (vepër e qeverisjes së PD...) Dhe shkatërrimi i shtetit, kaosi, dhuna, vjedhjet dhe vrasjet në vend... janë vepra të PD, (lidershipit të saj). Në krye ka qenë gjithmonë Berisha dhe një grup i afërt me të... (Ata që sot ulërijnë për firma, vula, e seli të PD...) Nëse në vitin 1998 PD nuk do eliminonin(me një mënyrë apo tjetër) ose nuk do lejonin vrasjen e A. Hajdarit por do bënin një analizë të thellë të situatës për atë se çfarë kishte ndodhur me paratë e shqiptarëve, rrënimin ekonomik dhe social të vendit, sigur- isht që zhvillimet brenda kësaj partie, por edhe në jetën e vendit do të ishin krejt të tjera, besoj se shumë më normale dhwe gjykimet do të ishin shumë më objektive... Ndoshta sot, vendi do të ishte anëtar i BE.... por edhe R. Kosovës do të ishte (në mos pjesë e shtetit,) do të ishte një vend anëtar i Bashkimit Europian, ashtu siç është Qipro dhe ndonjë shtet tjetër... Por, këto nuk kanë ndodhur... Dhe ne sot kemi këtë vend dhe situatë ekonomike, poli- tike, shoqërore etj etj.... që kemi.... Tani, le të themi dy fjalë mbi rizgjedhjen e z. L. Basha në krye të partisë demokratike...

Nëse PD është rrudhur dhe pakësu- ar kaq shumë, kjo nuk besoj se ka ardhur për shkak të L. Bashës, (edhe ky është pjesë e fajit, patjetër) por në kushtet Anormale ku ndodhet partia demokratike, rizgjedhja e L. Bashës në krye të kësaj partie, çon në mos më tej por në rikthim të normalitetit.... Nëse do të rikthehet normaliteti sa më shpejt, aq më mirë do të jetë për PD, për opozitën dhe më në fund edhe për të gjithë vendin....

Përse do të jetë më mirë....?!
SË pari:sepse në kushtet Anormale, tërhiq e mos këput, në përçarjen dhe amulli në që ka sot e gjith PD e shkapërdarë.... nuk do të kemi opozitë në vend... (siç ka ndodhur këtu e dy apo tri vjet!) Ndërsa, me zgjedhjen e një kryetari sot, shko- het drejt normalizimit të situatës... 2)Unë,nuk them se z. Basha është më i miri dhe me *magji* do ndry- shojë situatën... Porse është një politikan, shumë më i orientuar europian se gjithkush tjetër (në situatën Anormale).
SË treti:Krijohen kushte që në PD me riorganizimin e saj, të zhvillo- hen zgjedhje të parakohshme, ose të (kohshme) në vetë partinë demokratike.... Gjatë kohës do të promovohen dhe figura të tjera të

devotshme, të kësaj partie... (Nuk mund të krahasohet Toleranca e Bashës me Arrogancën e Berishës) SË katërti,:Terreni dhe atmosfera që krijohet nën drejtimin e Bashës, rigjallëron dhe rifreskon iniciativa të figurave që kandiduan dhe humbën (për shkak të vjedhjes së votave, apo presionit nën lidership- it e Berishës, Rithemelimi i të cilit, rezultoi një Bllof.... Thjesht ishte një mburojë e re, për të mbrojtur Klanin familjar dhe grupeve mafioze ekonomike të tij(Berishës)...

Dhe, për shumë arsye të tjera... sot zgjedhja Bashës në krye të PD, është një sinjal shum i mirë për PD, dhe për vendin.... Për shkak se qeverisja e socialistëve është bërë në mos padurueshme e urryer, për shkak të abuzimeve të mëdha ekonomike e, skandaleve seksuale, klaneve dhe sundimit Oligarkik në vend...

Janë kapërxyer interesat themelore kombëtare, dhe është komplikuar situata për qytetarët shqiptarë kudo dhe qeverisjen edhe në Kosovë.... Prandaj, nuk duhet të ketë një habi për rizgjedhjen e z. L. Basha në krye të PD, por duhet të ketë një lirim prej Ankthit Makbe- thian që sundon në gjith PD, si edhe në hapësirën demokratike dhe sociale në vend....! Basha, sigur- isht që, nuk është Mesia, porse është monopati më i mirë nga i cili Shpëtuesi shkoi në malin e Sinait....!