loader
Loading...
Takim mes miqsh
3 muaj më parë

Takim mes miqsh

 

Shyqyr që e kapa Shpëtimin për pak çaste në kafen e Benit..... Edhe sot që e takova, ai ishte përsëri i angazhuar me problemet e gazatarisë  investigative.....

Është meraku gjithmonë... Një jetë në fushë të gazetarisë, tani është e pamundur që atë ta gjesh jashtë kësaj fushe....Sapo që e hap bisedën me të, fjala shkon tek gazetaria, tek televizioni.... Me të ke se çfarë të thuash.... Aq shumë për tri dekadat të paktën së bashku me të,.... Në gazetari.... E kemi filluar që herët atëherë kur nuk pipëtinte miza* në gjuhën shqipe këtu në Athinë....Të kuptohemi, (jo për të bërë të fortin...) por për të inkurajuar të drejtën... Për të mbështetur komunitetin e math të shqiptarëve... që fatkeqësisht, ende nuk ka harritur të kompaktësohet, të paktën në zgjedhjet e duhura... Atëherë,në  ato kohë kur ishim të rinj dhe kishim ëndërra të mëdha përpara.... Koha bën të sajën, ecën dhe ne bashkë me të, u thinjëm... Por Shpëtimi mbetet përsëri aktiv, energjik sikur të jetë dita e parë e tij në Gazetari....Gazetarët, mund të mbeten si një ishull i vetmuar nëse nuk e kanë përkrahjen e  gjerë të komunitetit...Në komunitetin shqiptar në greqi, kjo gjë mungon... Por, pasojat nuk janë një gjëmë le të themi për gazetarinë, përkundrazi, më shumë ato rëndojnë vetë këtë komunitet... Gjithsesi... Shpëtimit,

I uroj shëndet dhe vullnet në misjonin e vështirë të gazetarit....

Gjithashtu urimet më të mira për të gjithë ju, miqtë e mi!