loader
Loading...
Jeta e njeriut është një humbje e pandërprerë!

Natasha ! Ah,! Natasha, sa do të donim sot që të të uronim për ditën tënde të lindjes, por fatkeqësisht të  themi u prehsh në paqe, sepse  sëmundja e pashërueshme ta mori jetën. Ti ishe një shpirt i pastër, i  bukur, me plot ëndërra për jetën! Ti e dashuroje jetën, i qeshje asaj, ishe vitale e plot nur. Jeta prej jetimeje, të  kishte detyruar që, shumë gjëra t’i përjetoje si e tillë, ku dhimbja për nënën, ta  shtypte vazhdimisht kraharorin dhe malli të  mblidhej si lëmsh në fyt. Para sysh, më del jeta e saj, plot sakrificë, një jetë e mbushur me dinjitet urtësi dhe krenari. Ajo ishte njeriu i urtë që dinte të përballonte çdo sfidë dhe të triumfonte mbi të keqen Ti u rrite me mungesën e nënës, por munde t’ja dilje, të rriteshe, të shkolloheshe dhe të  krijoje familjen tënde. Natasha Ҫune Bega erdhi në jetë, në një fillim viti, lindi më, 25.01.1967, duke sjellë shumë gëzim, në familjen e saj të thjeshtë, e punë bërë, mirëpo  fati nuk i buzëqeshi deri në fund, sepse më pas, ajo u nda nga jeta në fillimin e asaj vere përvëluese, ku kolera e covidit kishte pllakosur kudo. Ajo vdiq më, 26.06.2019 në Athinë, duke hidhëruar pa masë, së pari gjirin e familjes së saj të shkëlqyer që ajo krijoi, të cilën  e rrethoi me dashurinë e pakufishme të shpirtit të saj, e mbrojti dhe çoi përpara me përkushtimin e një nëne shëmbullore, por gjithashtu edhe të afërmit, miqtë e dashamiresit e saj bashkëudhëtarë të jetës, si dhe të gjithë atyre që e njohën, e vlerësuan, e nderuan dhe e respektuan, për personalitetin, për karakterin edhe për cilësitë e saj të larta njerëzore. Po ja në mbrëmjen e ditës së djeshme lexoj diku një ikje, një dhimbje, një largim të parakohshëm. Lexoj dhe nuk besoj, një status që kishin bërë në fcb,! Një lajm i hidhur dhe një ditë e trishtë. Urtësia, qetësia, dashuria për njerëzit dhe sakrifica për të bërë vetëm mirësi. Qofsh në dritë, . E gjithë jeta e saj u zhvillua dhe mbeti e fiksuar si një vijë në ngritje, pa përthyerje a rrudhosje, e mbushur me përpjekje të vazhdueshme, me mund e djersë për të arritur lartësitë, për të krijuar meritueshëm figurën e njeriut të mirë, me mirësinë si tipar themelor të karakterit e të personalitetit që e shfaqte në çdo gjest, e marrdhënie me të tjerët. Ajo la në trashëgim edhe figurën e njeriut të ndershëm, sepse ndershmërinë e kishte në ADN-në e saj, të kultivuar nga një familje e ndershme dhe të rrënjosur në ndërgjegjen e saj qytetare me këndvështrimin që kishte për jetën pa vese, pa lakmi, pa grykësi, pa keqdashje për askënd e për asgjë. Sëmundja e rëndë e mposhti, duke lënë të pikëlluar bashkëshortin e saj, Demirin dhe dy fëmijë si yje, Denisi dhe Klevisa, që sot operojnë në fusha të ndryshme të jetës. Ja si do të shprehej djali i xhaxhait, Halili, në  një  postim në rrjetet sociale në  një  përvjetor të  kujtimit të  saj. “Unë  motër, do të  kujtoj sa të  jem  gjallë,  sepse do të  kujtoj hallet që  nëna jote të la 12 vjeç. Dhe ç'të  besosh më, në  atë  Zotë  që  vuri dorën dhe ty të  zgjodhi. Kaq shumë  për nënën…, për  Katen, të  kish marrë  malli! Pse fatin tënd si të  nënës e shkroi?  Pse të ra fati, kaq për lumë, pranë saj, kaq shpejtë  për  të  shkuar. Po, ku të  çoi nga shoqet ajo sëmundje e mallkuar. Dhimbja ishte aq e madhe sa njeriu ngelet ngushtë e humb besimin edhe në  zot, duke e ditur se jetën na e ka shkruar ai, dhe tek ai do kthehemi! Qoftë e lehtë  balta për ty, e mira Natasha ( Tashe) Ҫune Bega.. Si s'mendove, si munde dhe i le fëmijët me të  njejtin fat, siç  ju la edhe nëna juve..Prehu e qetë në  prehrin e nënës, që  ju la të  vogla dhe përballuat jetën dhe u bëtë  fëmijë model.. Do jesh e pa harruar në zemrat tona”.Eh’!  Kjo është jeta?. Humbje! Humbje e kohës, e vëndeve e rinisë e kështu me radhë do të mund të numëronim gjithçka.! Por humbja mund të  jetë edhe një  formë  e fshehtë e fitores. Ҫ’fitohet duke humbur? Kjo nuk është  edhe aq e lehtë  të  njihet. Në fund humb jetën dhe fiton vdekjen. Me tej, nuk dimë ç’bëhet! Por njeriu vdes kur ai harrohet. Ndaj le të ndajmë kujtimet dhe historitë më të mira të personit tuaj të dashur dhe t’i ruajmë ato për gjithmonë!  E pa harruar Natasha! Emri jot u lartësoftë, në kopështet e bukura të parajsës!