loader
Loading...
POEZI
3 muaj më parë

POEZI

 

  Ç’u bënë ata djem

 

Pse s’më thua këngë me gojë

Ç’të ka gjetur Shqipëri

Ç’i bëre këngët e jetës

Vetëm këngë vdekje di?

 

Ku mi ke burrat e parë 

Ku ma ke Ali Pashan   

osman vriste me pallë

dy varret dot se mbanë

 

Ku e ke palcën e djemve

Ku është gjaku i gjakut tënd

Mbetur detesh e stëreve

Dhe lotin fshirë me mëngë

 

Këputa një fije bari

Mu dhimbs, dorë mbeti

Ti Shqipe si zanë mali

Pse nise ç’të rriti djepi

 

  Kemi diell, kemi hënë

Kemi babë, kemi nënë

Kemi majën, kemi rrënjë

Këtu të jemi të tërë

 

 

 

 

Udhët e Evropës

 

Mu tret syri duke pritur

Edhe gjiri larë lot

Kjo kohë s’ka goditur

Kë s’goditi, le ta thotë

 

S’u mbyllka qerpiku i kombit

Shqipëria nuk ka gjumë

Nënat, tjerrin dhembshurinë

Etërit, djegin duhan shumë

Mërmërisin nëpër buzë

Emra vendesh pa njohur

Herë s’ua thonë emrat kurrë

Herë ua thonë merakosur

 

 Kush i njeh udhët e botës

Bijtë ikin këmbë  

Jo zyrtarët e Evropës

Ç’më del ashpër kjo këngë

 

 

Ah! Moj Tepelenë

Moj e shtrenjta Tepelenë

Vetull përmbi,

Vjosë ngritur

Nuse e bukur mbi beden

Buzë qeshur, ballë ndritur

 

Vlora zjarr e çikë stërralli

dërgon zën’ e Selamit

Kur Gjermani nga istikami

Me gjak skuqur xhamadani

 

Këto gërxhe, këto shkrepa

Cilin nga trimat nuk panë

falsin, për karadakun

flasin, për Mustafan

 

 

Maja e maleve lartë

Me Asim Zenelin ngjajnë

Me Abaz Shehun furtunë

Me Nimete Progonan

 

Ishin lule, mbeten ujë

Treqind zemra Labërie

Gjaku i tyre për liri

Emrin dhënë histori

 

 

Labëri,  o  këngërrënjë

Mali mbi male lartë

Hijerëndë këndrevicë

dy me çipinin bashkë

 I bëni djemtë me çikë

 

I rritët djemtë dhipllarë

Një jetë mbinë mbi kalë

Vetëtimë qiellin çarë

Hundë hundë me pashallarë

 

Lumi Vlorës, mor i sertë

Ti që di e rrit Gjolekë 

mbajte Bilbilenjtë

Çdo shtëpi e bëre çetë

 

Kurvelesh, majë majë

Mblidhen djemtë nga kohët, tutje

Jataganë e pallë larë

     Çmime dhe Vlerësime, që i janë akorduar ndër vite  poetit, Zaho Balili

1.   Çmimi i parë në Takimin e Kulturës Masive të ndërmarrjeve të qytetit të Tepelenës (1980), me grupin amator të S.M.T.

2.   Çmimi i parë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës (1988) me këngën "Flaka mbuloi fshanë", kënduar nga grupi i Hormovës.

3.   Vlerësim i veçantë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës (1988) me këngën "13 male me këmbë", kënduar nga grupi i të rinjve të Rexhinit.

4.   Vlerësim i veçantë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës (2000) me këngën "Baladë për komisarin Arben Zylyftari", kënduar nga grupi i Hormovës.

5.   Në vitin 2002, Këshilli i Qarkut Gjirokastër i akordon titullin: "Personalitet i Shquar në Fushën e Artit dhe Kulturës" si këngëtar i shquar i këngës polifonike të trevave të jugut.

6.   Më 16 Korrik 2012, Presidenti i Republikës, z. Bamir Topi, i akordon urdhrin "Naim Frashëri" i Argjendtë me motivacionin: "Për kontribut të shquar në zhvillimin e folklorit të zonës së Tepelenës, veçanërisht me grupin e Hormovës, si drejtues i spikatur dhe rapsod."

7.   Më 31 Tetor 2014, Këshilli Bashkiak dhe Kryetari i Bashkisë Tepelenë, z. Tërmet Peçi, i akordon titullin "Qytetar Nderi", me motivacionin: "Për kontributin e vlefshëm në zhvillimin e folklorit të zonës së Tepelenës, veçanërisht me grupin e Hormovës, si drejtues dhe si rapsod."

8.   Më 24 Tetor 2015, Shoqata Vatra Labe, Athinë, i akordon titullin "Çertifikatë Nderi" me motivacionin: Shoqata Vatra Labe, i jep këtë fletë nderi pas vdekjes, krijuesit, rapsodit, këngëtarit dhe themeluesit të disa grupeve labe, poetit Zaho Balili. "Për ruajtjen, forcimin, zhvillimin dhe përhapjen e këngës polifonike labe, dhe për kontributin e madh të dhënë përmes krijimtarisë së tij në folkloristikë dhe polifoni."

9.   Çmimi i parë në Festivalin e Tetë Ndërkombëtar të Polifonisë Shqiptare "Bylis" (22 Shtator 2018) me këngën "Atje kemi Labërinë", kënduar nga grupi Lotë Kurbeti.