Kurveleshi, ky emër vënd krahine, që shtrihet, në ato lartësi të mrekulluara ku, natyra është arti i Zotit, ku malet duken se takohen me retë dhe kanionet e thella janë bërë një astraksion i mirë për zhvillimin e turizmit malor. Aty ku natyra gjithmonë vesh ngjyrat e shpirtit, sepse natyra nuk ka parime. Ajo nuk bën ndryshime, midis së mirës dhe së keqes. Aty ku ndërthuren mrekullisht tri habitate narrativash, bukuritë e Labërisë, natyra e saj përrallore dhe historinë e lavdishme shekullore, pa lënë anash popullin plot virtyte të rralla njerëzore, që gjallon në sqetullat e kësaj treve. Por gjetiu e kam fjalën. Dikur në Progonat ka pasur një ekip alpinizmi që ka përfaqësuar jo vetëm krahinën, por edhe vëndin. Ndërsa sot, ky ekip është inegzistent. Lëvizja demografike e shpopulloi edhe Progonatin. Aq më keq edhe këtë sport të bukur, e që sot do të ishte edhe më i kërkuari, për vetë natyrën e turizmit që ka gëluar tek kjo zonë. Duhet vetëm pak shtysë dhe përkushtim, për ta rikthyer edhe një herë këtë sport të bukur dhe që eksperienca nuk mungon. Duke marrë shkas nga një çertifikatë mirënjohje të dhënë nga “Federata shqiptare e alpinizmit dhe turizmit malor” për z. Rait Hila, më krijoi një atraksion, më dha shtysë për hedhjen e disa rreshtave, se si u krijua dhe si gjeti zbatim konkret, ky sport i bukur. Po si nisi ky rrugëtim i veçantë i ketij sporti në atë kohë? Ja se ç’farë na tregon ish trajneri i këtij ekipi z. Rait Hila. Në shtator 1980 takoj shefin e seksionit te arsimit Nusret Cinaj dhe Kryetarin e Kom. fizkulturës Taip Xhihani të cilëve u shpreh mendimin se ka ardhur koha të krijojmë ekipin e Alpinizmit, një pasion i ushqyer tek unë gjatë vitetve që kreva tre vjet sherbimin ushtarak, në drejtorinë e zbulimit ku, ky sport ishte parësor. Sigurisht ç’do mësues të bënte një kërkesë për ç’do sport do të mirëpritej me kënaqësi nga institucionet e mësiperme. Në vetëvete unë e kisha edhe një dilemë për një sport atletike për vrapimet e gjata, duke referuar se e filloja me sportist të gatshëm, që ishin nxënësit e Nivicë , Rexhin , Gusmar, sepse ata bënim një stërvitje instiktivisht dy tre orë dita me rrugëtimin e tyre për t’u arsimuar. Mirëpo aty u tërhoqa se do kisha vështirësi në punë, pasi do ishte sport me sportistë jashtë fshatit e nuk do kisha qetësi, prandaj zgjodha alpinizmin. Unë kam marrë kategorinë e katërt pikturë, dekor në Vlorë, dokument ky i regjistruar në librezën e punës, duke dhënë vizatimin në shkollë. Para sportit të alpinizmit, arrita që të pregatis dy nxënës për të vazhduar në shkollën e pikturës si studentë, Leonidha Isufi dhe Albert Shena, sigurisht nuk ishte e lehtë sepse, muzika, sporti, duan punë sistamatike. Të nxjerrësh talente, nuk është rastësi. Kërkova shumë informacion për alpinizmin: - Isha i bindur dhe kërkova shumë të krijoja një ekip alpinizmi dhe e realizova! Dhjetë ditëshin e parë të janarit 1981 marr pjesë në analizën vjetore të alpinizmit si trainier, ku dorëzoj dhe vërtetimin nga seksioni i arsimit. Në muajin Shkurt 1981 marrim pjesë në aktivitetin kombëtar të alpinizmit për ngjitjet dimërore me katër alpinistë : Rait Hila, Sino Zholi, Muhedin Beqa, Avdi Zholi!- Trainier, Rait Hila ( Rregullorja lejon që trainieri të kryej ose jo ngjitje, sipas dëshirës se tij, por unë mendova të bëja diçka të mire në vazhdim dhe të kryeja ngjitje për të marrë kategori sportive individuale, mbasi nuk do të ishte në të mirën time, që kur alpinistët të mirrnin kategori, e trainieri të ishte nën nivelin e tyre profesional). Sipas rregullores lejohen 6 alpinistë dhe një Trainier Përgjegjës ekipi. Por mungesa e bazës materiale më kufizoi. Mbas këtij aktiviteti, drejtuesit e mi më autorizuan për furnizime e ç’do gjë tjetër të vazhdoja punën. Për aktivitetin veror sigurova një bazë materiale të bollshme. Në aktivitetet verore marrim pjesë me numrin maksimal të pjesmarrësve. Na u dhanë kopetenca të plota , vetëm duhej të jepja informacion për ç’farë unë bëja me ekipin. Në muajin shtator 1981 , caktohem me normën 10 orë mësim, dy ditë në javë në shkollë dhe katër ditë trainer, vetëm për sportin e alpinizmit, sepse brënda këtij viti me këmbëngulje të madhe dhe përkushtim në punë, unë hodha themelet edhe për ekipet pionier dhe të rinj. Jemi i vetmi sport në Shqipëri që përfaqësojmë me tre ekipe Minatorin e Tepelenës, pra rrethin Tepelenë. Mendoj se jemi i vetmi ekip flasim gjithmonë përpara viteve ’90, që brenda tre viteve, tre alpinistë, marrin kategorinë e pare sportive individuale pasi ( sporti i alpinizmit është individual ) Në Shtator 1980 - Shtator 1992 : Kemi 6 alpinistë me kategorinë e parë dhe disa me kategorinë e dytë ( individuale ). Me kategorinë e parë. Rait Hila 118 ngjitje, Avdi Zholi 107 ngjitje, Etem Loci 104 ngjitje, Rait Mema 91 ngjitje, Shkelqim Kocali 78 ngjitje, Sino Zholi. 59 ngjitje! Sipas rregullores caktohet një shtab drejtues nga Federata e alpinizmit, sigurisht, si albitrat në sportet e tjera Nga Minatori Tepelenës, gjatë kësaj periudhe : Rait Hila 8 herë, Avdi Zholi. 2 herë. Ekipi në analizat vjetore të sportit në rrethin e Tepelenës, gjithmonë ka qenë më i vleresuari. Viti 1981 ka qenë viti i krijimit të tre ekipeve : pionier , të rinj , të rritur. Viti 1981 - 1984 drejtuar nga Rait Hila 1985 – 1992. Pasi kemi alpinist me kategorinë e pare janë shoqëruar : Pionierët nga Etem Loçi, Te rinjte nga Avdi Zholi, Te rriturit nga Rait Hila ! duhet të nxjerrim në pah e të theksojmë këtu, që alpinizmi ka kundërshtar, shkëmbin, dëborën , malin , vështirësitë e terenit etj. Komiteti i fizkulturës më vonë klubi sportiv Minatori ishte emerim i deturuar për të mbajtur ç’do përgjegjësi nga ana ime, kjo ka qënë edhe detyrim për mua . Taip Xhihani , Aleksandër Imeri, Demir Zeka, kanë qenë drejtues në periudha të ndryshme 1991-1992 , të cilët kanë një meritë të veçantë, që puna ime ka qënë e suksesëshme ndaj u jam mirënjohës për përkrahjen dhe përkushtimin që ata kanë treguar. Krahas këtyre dua të përmënd edhe disa nga bashkëpuntorët e mi të rrugëtimit në sportin e alpinizmit. Këta janë disa emra sportistësh të veçantë: Me aftësi kacavjerje shkëmbore : Etem Loci , Sino Zholi , Iliaz Kuca! Me një pergatitje të lartë fizike në ngjitjet dimërore, Avdi Zholi, Shkelqim Kocali, Merqes Kuca. Për aktivitetin e këtij ekipi është shkruar edhe në shtypin e kohës, në gazetën më të madhe e të përditëshme “Zëri I popullit”e cila i bën jehonë të madhe këtij sporti. Urime e mirënjohje trajnerit të ekipit të alpinistëve të Minatorit Tepelenë ,z. Rait Hila.Le të shërbejë kjo çertifikatë si piknisje për një ekip të ri, por të domosdoshëm për turizmin malor si atraksion aktual i kohës! Më poshtë në foton e treguar grupi i alpinistwve të Minatorit Tepelenë me trajnerin e tyre z. Rait Hila.
Lart nga e majta: Jetnor
Kuca , Dervish Kurra , Rait Hila , ( i ndjeri, Sino Zholi ). Në mes dyshja :
Shkëlqim Kocali , Etem Loci. Poshtë ulur: Ilias Kuca , Rait Mema , Avdi Zholi.!