loader
Loading...
KALI I QYQES
2 muaj më parë

KALI I QYQES

Kali i Qyqes një shpend madhështor dhe shumë i rrallë  në  shtëpinë  e tij në  Nivicë  të  Kurveleshit. I lindur në  këto male ai shtegton ç’do dimër në brendësi të  Afrikës duke u kthyer ç’do pranverë  në  Shtëpinë  e Tij. Eshtë ndoshta krijesa më  besnike e këtyre maleve që  nuk i braktis kurrë. Vetëm 12 individë  kanë  mbetur në  Shqipëri. Nivica është  një  prej fshatrave që ka fatin ta ketë  në  hapsirën e saj dhe falë  një  bashkëpunimi me orintologun Mirjan Topi ndërtoi një  stacion ushqimor duke i krijuar kushte të  mira këtij shpendi magjik. Sapo postova këtë  foto të  kapur nga kamera në  Stacionin e ushqimit në  Nivicë  më  kanë ardhur shumë  pyetje nga miq të  ndryshëm. Me pak fjalë  po ju përgjigjem të  gjithëve. Të dashur Miq asnjë  institucion shqiptar që  merret zyrtarisht me mbrojtjen e natyrës apo mjedisit nuk ka treguar as me të  voglin interes për mbrojtjen e këtyre shpendëve unikale në  Mesdhe. Shqipëria ka vetëm 12 individë. Kali i Qyqes apo Egyptian Vulture është  një  shpend emblematik. I hasur që  në  hireoglifet e Piramidave të  Egjyptit si një  krijesë  e shenjtë. Tek ne numri i tyre është  ulur në  mënyrë  drastike. Ndërkohë  nuk ka asnjë vullnet apo interes nga MInistria e Mjedisit, apo Agjencia e Zonave të Mbrojtura, apo ndonjë  institucion tjetër. Kosto e këtij stacioni për ta ushqyer këtë  shpend të  rrallë  është  diku, tek 80 deri në 100 euro në muaj për 6 muaj, pra diku tek 600 euro në  sezon. Nje shumë  qesharake për një  shpend kaq të  rrallë  dhe kaq madhështor. Por ka një  vlerë  të jashtë- zakonshme, jo vetëm për madhështinë  që  mbart, por edhe si një atraksion i madh turistik. Vetëm për të  pare  këtë  shpend vitin e kaluar kanë  ardhur diku tek 25 orintologë  të  huaj, të  cilët  kanë  qëndruar mbi dy ditë  në  fshat.