loader
Loading...
I JEPET TITULL

Sot më datë 09.03.2025 shkruajmë per z.Gezim Qenan Haska "Si pasardhes veteran i cili  jep kontribut të  veçantë për mbrojtjen dhe  transmetimin ndër brezat e rinj të  vlerave të patjetërsueshme të  Luftës Antifashiste Nacional-Ҫlirimtare,  për aktivitetet e spikatura si i zgjedhur në  forumet drejtuese të Organizatës së  Veteranëve të  L.A.N.Ç  dhe për përkushtimin në  punën për përtëritjen e Organizatës me pasardhës të  rinj dhe forcimin e vazhdimësisë së saj". Si i përkushtuar dhe aftësitë që ka nxjerrë  në  pah punët dhe aktivitetin e Organizatës të  Veteranëve dhe Dëshmorëve të rrethit Tepelenë. Ka mbledhur materiale  nga arkiva të ndryshme  dhe i ka faqosur në formën e librave  të titulluara si më  poshtë.

1-Luftëtarët e Kurveleshit;  2-Dëshmorët e Atdheut Bashkia Tepelenë;  3-Dëshmorët e Atdheut Bashkia Memaliaj;  4-Atdhetarë  të  dekoruar deri në 7 prill 1939; 5-Birbilenjtë  trembëdhjetë. Këto materiale të grumbulluara,  ai i ka shpërndarë dhe një kopje të tyre  i ka dhuruar edhe  tek  Komiteti Veteranëve dhe Pasardhësve të LANҪ të rrethit Tepelenë. Komiteti Kombëtar i Organizatës Veteranëve L.A.N.Ç të Popullit Shqiptar. I jep titullin e lartë “NDERI I ORGANIZATËS L.A.N.Ҫ” Vlerësim dhe mirënjohje  për Gëzim Qenan Haska, Pasardhës i Organizatës së Veteranëve të Lançit!  E paç jetën e gjatë e të bardhë!