Këto fidane të kultivuar rrapi të fiksuar në foton e parë, të siguruara e të sjella në Buronja të Kuçit dhuratë nga djali fisnik Kuçjot Edmond Sulaj, prej dy ditësh po punojmë për ti mbjellë në vëndin historik që është quajtur prej më shumë se një shekulli “Sofra e Laberise” dhe vendi i kuvëndeve e i festave tradicionale, pra në Buronja që dikur ishte e mbushur me rrepet shekullorë, që për shkaqe natyrale nuk janë më .Thirrjes tone për ta realizuar mbjelljen e 50 fidanëve ju pergjigj Bashkia Himarë që na mundësoi skrepin për hapjen e gropave dhe pak banorë që unë i falenderoj për ndihmesën e tyre. Andoni, Araniti, Asllani, Musai, Qemali nga Brati, Kamja, Loni, Sabriu, Alketi, Arbi, Beni,Sevi, e ndonjë tjetër që mund ta kem harruar. Nesër presim disa punëtorë të zonës që mbulon Bashkia dhe kush të dëshirojë nga fshati është i mirëpritur për ta përfunduar këtë punë. Dua që në këtë postim të sqaroj diçka për të mos lënë vënd për hamendësime, që ne për hir të së vërtetës i kemi pak në “modë". Unë nuk e di si kanë punuar të tjerët para meje, dhe nuk i kuptoj dot disa njerëz që janë jo dashamirës, ndaj punëve të mira në shërbim të komunitetit dhe autorëve të tyre, e për këtë arsye ndjejmë trishtim, pavarësisht se janë të kufizuar në numër dhe të neveritshëm për të vërtetën dhe shumicën e komunitetit që e do zhvillimin, mirëqënien dhe ndershmërinë. Në 23 qershor të 2024 në organizuam Festën e Çlirimit të Kurveleshit të lënë në harresë prej vitesh, dhe u interesuam pranë Bashkisë për të ndërhyrë, për sistemimin dhe pyllëzimin e zonës së festës. Na u tha që ka prej dy, a me shumë vitesh një fond prej 100 milionë lekë të vjetra për pyllëzimin. Meqënëse ne siç e përmenda fidanet na i siguroi djali Kuçjot ju drejtuam Bashkisë, që këto leke ti përdorë për sistemimin e zones, për ta kthyer në një minipark, që do tja ndryshonte pamjen dhe do ta përshtaste edhe më shumë kohës që jetojmë dhe prespektivës së zhvillimit sidomos turizmit. Pra, të përdoren sipas ligjit por për sistemimin jo të hiqen. Fidanat dhe puna e bërë për mbjelljen janë pa lekë. U interesuam dhe me ndihmën e zotit Fatmir Toçi u lidhëm me zotin Artan Shkreli arkitekt, për të realizuar një projekt për këtë qëllim. Pavarësisht gadishmërisë së zotit Shkreli që dergoi edhe arkitektë për të bërë studimin e nevojshëm nga urbanistika e Bashkisë, deri tani nuk e morëm ndihmesën e duhur për këtë projekt dhe përpjekjet tona do të vazhdojnë me shpresën e realizimit. Ne duke e parë me sytë tanë dhe duke punuar edhe vetë e kuptojmë shumë mirë se të gjithë sëbashku me pak përkushtim dhe me sa më pak fjalë, ( sidomos dashakeqe nga gojët e pista) mund të bëjmë gjëra në dukje të vogla por që kanë vlerë për të gjithë komunitetin. Unë nuk bëhem shumë merak nga fjalët dashakeqe sepse e kam ndarë mëndjen të eci në gjurmët e të parëve të mi, e që kurrë të mos bëhem pis, por do t’ju lutesha të dashur bashkëfshatarë t’i bashkoheni gjithmonë inisiativave që na shërbejnë të gjithve ne dhe asnjeherë të mos harrojmë se ne Kuçjotët e sotëm jemi pasardhës të brezave që kanë bërë histori të lavdishme dhe dhe na kanë bërë të krenohemi e ta mbajmë kokën lart. Dhe një herë faleminderit të gjithëve atyre që japin kontribute në të mirë të të gjithëve.