loader
Loading...
LUFTA  ANTIFASHISTE  NACIONAL – ÇLIRIMTARE   DHE  MASAKRA  E  REXHINIT

Krahina malore e Kurveleshit, bashkë me shumë krahina të tjera të vendit, mbajtën peshën kryesore në Luftën Nacional-Çlirimtare. Qysh në ditët e para të pushtimit fashist shumë bij të Kurveleshit rrëmbyen armët dhe shkuan në Vlorë e qendra të tjera për tu bashkuar me rezistencën e patriotëve që u gjendën të tradhtuar nga qeveria e kohës  përballe ushtrisë italiane. Me pushtimin fashist të vendit dhe shtrirjen e tij në gjithë territorin, gradualisht nisi të shfaqej fillimisht reagimi, pastaj qëndresa e me pas organizimi  i rezistencës e i veprimeve luftarake ndaj tij. Në këtë krahinë, që në fillim të vitit 1942 u krijua Çeta luftarake e  Kurveleshit, e përberë fillimisht prej 8 vetash e më pas me shtimin e radhëve të saj nga të gjitha fshatrat, krahas sqarimit të popullit me të vërtetën e pushtimit fashist dhe ndërgjegjësimin e tij për rezistencën e armatosur, filluan dhe veprimet e aksionet e para luftarake, si demaskimi e më pas  eliminimi i shërbëtorëve spiun të fashizmit, dhe do të kulmonin me aksionin vendimtar për largimin nga qendra e n/prefekturës së Gusmarit, të zyrtarëve në shërbim të pushtetit fashist dhe çlirimin  e kësaj krahine më 28 nëntor 1942. Pas kësaj nëpër të gjitha fshatrat nisi organizimi për krijimin e këshillave nacional-çlirimtare, që do të merreshin me administrimin e gjithë jetës në fshatra për të mbështetur luftën me ushqime, veshmbathje, municione dhe njerëz për të shtuar radhët e çetave të fshatrave e të batalionit territorial që tashme ishin krijuar dhe vepronin në çdo situatë  e rrezik që paraqitej. Natyrisht që armiku nuk mund të pajtohej me këtë situatë, ku shihte se çdo ditë po i rrëshqiste toka nën këmbë, ndaj i duhej të merrte masa sa më shpejt për të ruajtur statuskuon, e në këtë rast metoda e vetme e fashistëve ishin reprezaljet, vrasjet e masakrat ndaj veprimtarëve dhe popullsisë ashtu siç kishin bërë dhe më parë  si në Pezë, për të shuar lëvizjen që në fillesë. Kështu, në pritje të daljes së dimrit në Prill të vitit 1943 në përvjetorin e katërt të pushtimit fashist, armiku kish planifikuar një operacion ndëshkimor  në krahinën e Kurveleshit. Operacioni ishte i mirë-përgatitur dhe batalioni “Arezzo” që ishte ngarkuar për të kryer këtë operacion, ishte i armatosur deri në dhëmbë e i mirinformuar për rrugët e hyrjes e rajonin e përqëndrimit. Ata duke shfrytëzuar shpejtësinë e veprimeve e befasinë, e mësynë krahinën njëkohësisht nga të katër grykat hyrëse: nga Bënça, Salaria, Kuçi e Golëmi dhe një ditë para ngjarjes, në darkë u përqëndruan në vendin e quajtur Kalbaq, në hyrje të fshatit Rexhin. Fshati Rexhin ishte një fshat i vogël me rreth 50 shtëpi dhe si gjithë fshatrat e tjerë të krahinës, ka qënë i përfshirë në të gjitha luftërat që janë bërë kundër të gjithë pushtuesve. Nga ky fshat në kryengritjet anti-osmane, krahas luftëtarëve si  “ Skëndo Tare armëpisha”, Hysen Labi (Lena), Hoxhe Rexhini etj., ka dalë  dhe luftëtari legjendar Bilbil Shako, komandanti i Çetës famëmadhe të Bilbilejve, emër që e mori prej tij. Më pas në luftën për pavarësi e hapjen e shkollave e të shkrimit shqip do të binin si dëshmorë, mësuesit e luftëtarët e shquar Sali Nivica (Asllani) e Shuko Dalipi. Po kështu çeta e Rexhinit me djemtë e fshatit e komandant Barjam Hasanin, në krahë të çetave të fshatrave të tjerë, do të merrnin pjesë në luftën kundër andarteve greke për mbrojtjen e trojeve shqiptare në 1913, si dhe në luftën e Vlorës më 1920  kundër italianeve. Në situatën që flasim, në vijim të këtyre traditave patriotike e luftarake, fshati Rexhin u rreshtua i gjithë pa asnjë përjashtim e hezitim me lëvizjen e re të sapo nisur të rezistencës ndaj pushtuesve italianë. Të gjithë burrat dhe djemtë e fshatit ishin të organizuar në çetën e fshatit në kuadër të batalionit territorial të krahinës. Fshati ishte bërë bazë e luftës dhe strehë e luftëtarëve si Mustafa Matohiti, Memo Meto, Shefqet Peçi, Bexhet Mema, Ago Çeli etj., duke ndihmuar me ushqime, veshje, ilaçe e municione luftëtarët e lirisë. Armiku nëpërmjet informatorëve të tij, kishte marrë të dhëna të sakta, ndaj dhe i vendosi forcat e tij pikërisht në afërsi të këtij fshati. Siç e thamë më lart, synimi i tij ishte që nëpërmjet terrorit të ngjallte panik e të trembte popullin për tu tërhequr nga mbështetja e luftës. Ai zgjodhi pikërisht Rexhinin, se në këtë fshat  s’kishte asnjë njeri në krahun e tij. Forcat italiane ishin porositur të ruanin qetësinë dhe u vendosën  larg fshatit, se i druheshin ndonjë reagimi. Ndaj të nesërmen e asaj dite prilli, duke përdorur edhe dredhi, lajmëruan për një mbledhje të  burrave të fshatit në vendin e quajtur “Gështenjat e Lene”. Pasi u mblodhën të gjithë burrat dhe djemtë e fshatit, në mënyrë të beftë e tinëzare, i rrethuan, i lidhën me tela e i veçuan pranë një bregu. Njëri prej tyre, Beg Isufi, me intuitë e shkathtësi duke shfrytëzuar terrenin e thyer e të mbuluar me shkurre u hodh me shpejtësi në përrua dhe përmes të shtënave të ushtarëve u largua duke shpëtuar. Kaq duhej dhe menjëherë mitralozi, që ishte bërë gati, hapi zjarr me një breshëri të gjate, duke i pushkatuar të 14 burrat që ishin aty. Gjithë fshati atë çast ngriu, ishte i tëri i shokuar, pastaj u dëgjuan ulërimat e para e njëra pas tjetrës gratë shkuan te vendi i ngjarjes, tek djemtë e burrat e tyre të vrare. Ishte një masakër e paparë, vendi i mbuluar me gjak e kufoma njëra mbi tjetrën të lidhur ndër duar. Ja si e përshkruan me emocion mësuesi e poeti ynë i talentuar Veli     Në situatën që flasim, në vijim të këtyre traditave patriotike e luftarake, fshati Rexhin u rreshtua i gjithë pa asnjë përjashtim e hezitim me lëvizjen e re të sapo nisur të rezistencës ndaj pushtuesve italianë. Të gjithë burrat dhe djemtë e fshatit ishin të organizuar në çetën e fshatit në kuadër të batalionit territorial të krahinës. Fshati ishte bërë bazë e luftës dhe strehë e luftëtarëve si Mustafa Matohiti, Memo Meto, Shefqet Peçi, Bexhet Mema, Ago Çeli etj., duke ndihmuar me ushqime, veshje, ilaçe e municione luftëtarët e lirisë. Armiku nëpërmjet informatorëve të tij, kishte marrë të dhëna të sakta, ndaj dhe i vendosi forcat e tij pikërisht në afërsi të këtij fshati. Siç e thamë më lart, synimi i tij ishte që nëpërmjet terrorit të ngjallte panik e të trembte popullin për tu tërhequr nga mbështetja e luftës. Ai zgjodhi pikërisht Rexhinin, se në këtë fshat  s’kishte asnjë njeri në krahun e tij. Forcat italiane ishin porositur të ruanin qetësinë dhe u vendosën  larg fshatit, se i druheshin ndonjë reagimi. Ndaj të nesërmen e asaj dite prilli, duke përdorur edhe dredhi, lajmëruan për një mbledhje të  burrave të fshatit në vendin e quajtur “Gështenjat e Lene”. Pasi u mblodhën të gjithë burrat dhe djemtë e fshatit, në mënyrë të beftë e tinëzare, i rrethuan, i lidhën me tela e i veçuan pranë një bregu. Njëri prej tyre, Beg Isufi, me intuitë e shkathtësi duke shfrytëzuar terrenin e thyer e të mbuluar me shkurre u hodh me shpejtësi në përrua dhe përmes të shtënave të ushtarëve u largua duke shpëtuar. Kaq duhej dhe menjëherë mitralozi, që ishte bërë gati, hapi zjarr me një breshëri të gjate, duke i pushkatuar të 14 burrat që ishin aty. Gjithë fshati atë çast ngriu, ishte i tëri i shokuar, pastaj u dëgjuan ulërimat e para e njëra pas tjetrës gratë shkuan te vendi i ngjarjes, tek djemtë e burrat e tyre të vrare. Ishte një masakër e paparë, vendi i mbuluar me gjak e kufoma njëra mbi tjetrën të lidhur ndër duar. Ja si e përshkruan me emocion mësuesi e poeti ynë i talentuar Veli Hodaj atë moment tragjik: “Pas breshërisë së gjatë,  heshtje!  Më pas u dëgjua një zë:  - U vranë Rexhintë moreeee!  Në fshat plasi ulërima. Gratë i bien kokës me grushte, shkulin flokët e çjerrin faqet. Të bëra bashkë, marrin të përpjetën për te kasaphana. Në kor, në ulërimë si tek tragjeditë e Eskilit. Para tyre pamja është e llahtarshme. U meket zëri, u ikën fryma, u priten gjunjët. Për një çast, vetëm për një çast. Pastaj bëjnë atë më të pabesueshmen, më të paimagjinueshmen, më të pamundurën, që me siguri edhe zoti vet, po ta shikonte do të shtangte! Ngarkojnë në kurriz secila të vetin: nëna djalin, motra vëllanë, gruaja burrin! Gjithçka shtang e ngrin: fjalët, gjymtyrët, gurët, pemët…Heshtin zogjtë e qiellit! Më thoni, në ç’tragjedi mund të ketë tmerr të tille? Në asnjë!” Në fshat janë hapur dyert e mortit. Në çdo shtëpi ksodh. Ulërima e vaje dëgjoheshin kudo. Në vajet e një nëne të moshuar dëgjoje: ”Rexhini në ulërime, me djem e burra të vrarë, ata si trima qëndruan, të lidhur duar më duar, para pushkatimit vanë, prapa kthimin s’e pranuan, plumbat në gjokse i muarr, u derëzeza o djem”. Në Mehmetaj ka vaj e lot, ka dalë Hurmaja në shkallë, qanë shamizeza qanë, i prunë Mehmetin të vrarë më i riu 18 vjeç, në ulërimë e vaj ajo përqafon të birin e i thotë: ”O djalë të keqen nëna, ma çave zëmrën përbrënda, të vranë o Mehmet të vranë, Hurmaja mbeti pa djalë”. Në Isufaj ulërimë, u vra djali më i mirë. ”Del Vezikua në sofa, të birin të shtrirë e pa, Muhedin tu bëftë nëna, më le me halle të rënda, ulëret nëna mbi djalë, i sheh plagën që ka marrë, plumbi goditur në ballë, pse s’vdes unë po rri e gjallë, qajnë kunatat kunan’, si qanë motra për vëllanë, të vranë Muhedin të vranë, ne na përvëlove xhan’, kunatat leshrat prenë, mbenë shamizeza mbenë”. Në Alimemaj ra zija, qajnë gra, qajnë fëmija, qan Metushja për vëllanë: ”Hekuran më përvëlove, motrës zëmrën ja copëtove, e le Metushen të mjerë, s’kthehet më në këtë derë”. Nënë Lina qan për djalin:  “U vrave djalë u vrave,  shpirtin e zëmrën ma thave, o djalë tu bëftë  nëna,  paske marrë plagë tërënda, plumbi zëmrën të ka marrë, të keqen nëna o djalë, Hekuran jetën ma nxive, ma mbylle derën ma mbylle”.

Qajnë, qajnë rexhinjotë,

herë me vaj e herë me lotë,

dhembje madhe  s’durojnë dot,

qani shamizeza qani,

të vrarë nga italiani,

djem e burra pushkatuar

të lidhur duar më duar.

Të 14  të vrarët të vendosur në radhe, burrat në supe i mbajnë. Kortezhi ecën e askush nuk flet, të gjithë kokë ulur mbërrijnë në varreza të fshatit. Heshtje mortore, trupat sipas radhës varrosen, të gjithë qajnë me kokë ulur. Nga mesi i pjesëmarrësve dikush thyen heshtjen, është një nënë  shami zezë e flokëbardhë!  Vaji i saj është  kurajo e kushtrim:

“O njerëz të gjithë sa jini,

Kokën lart të gjithë e ngrini,

O trima prehi të qetë,

Hakun do ua marrim vetë,

Italianët që u vranë,

Kurveleshi s’i lë gjallë.”

Masakrën e Rexhinit populli e përjetësoi në vargje:                                                                                             

“Muaji  Prill në të hyrë dhe Këbusi përkarshi,

Gjëmon e rënkon si deti, në Rexhin katastrofi,

Katërmbëdhjetë  të vrarë, gjithë fshati ra në zi.”

Natyrisht, planin që armiku kishte thurur për masakrën e realizoi, por qëllimin që kishte për shuarjen e lëvizjes  çlirimtare  dhe stepjen e popullit në përkrahje të kësaj lëvizjeje, jo. Fshati i Rexhinit dhe populli i tij nuk u dekurajua, nuk uli kokën, por u lidh edhe më shumë me luftën kundër fashizmit. Ai tani ishte në gjak me të, ndaj pa rezerva do të merrte pjesë me të gjithë bijtë  e tij për të marrë edhe hakun e bijve të rënë në këtë masakër, për ta përzënë atë nga trojet tona deri në çlirimin e plotë të vendit. Sot ata janë Dëshmorë të Atdheut dhe prehen në Varrezat e Dëshmoreve.  Ja lista e tyre:

1. AGO             REIZ        SKËNDAJ              - 32  vjeç           

2. ALIKO          ISMAIL   HODAJ                  - 55  vjeç            

3. BARXHUL    ZENEL    DALIPAJ                - 31  vjeç            

4. BUSH            ALEM      DEMIRAJ             - 50 vjeç            

5. DURO           ZENEL     SEJDIAJ                - 53 vjeç

6. GODO          MYRDAR  BALILAJ              - 49 vjeç

7. HEKURAN    AVDULLAH   ALIMEMAJ   - 34  vjeç

8. LAZE             LAB           KADËNAJ           - 65  vjeç

9. MEHMET     DINE       MEHMETAJ         - 18  vjeç

10. MEJDI        BILAN      RUÇAJ                 - 30  vjeç

11. MUHEDIN    ISUF     ISUFAJ                  - 24 vjeç

12. MEÇAN        BEG      BEGAJ                    - 50 vjeç

13. RASHO         BESIM   TABAJ                    - 46 vjeç

14. ZAÇE            ASLLAN   HASANAJ             - 50 vjeç

Kësaj liste do t’i shtoheshin edhe të rënë të tjerë deri në çlirimin e plote të vendit si:

HAMIDE  DALIPI,  LIKE   XHEBRAJ,  QEBIR   BALILI,  VELI   EMIN  XHEBRAJ,     XHEMO  XHEBRAJ,  ÇOBO   ISUFI,  REIZ   DIVIDI,  HAXHI   SHAIP  ALIMEMAJ, LAJLE  HASAN XHEBRAJ,  BEGE  ISUFI,  HASAN  REIZ   DIVIDI.                                  Kontributi i fshatit Rexhin të Kurveleshit me Dëshmorët e rënë për Atdheun është i madh por dhe i veçantë. Numri i përgjithshëm i dëshmorëve të këtij fshati është 29 dhe krahasuar me madhësinë e fshatit përbën ndofta numrin më të lartë në të gjithë vendin, nga 50 shtëpi që ka patur ky fshat, rreth 60% e tyre janë shtëpi dëshmorësh. Krahas dëshmorëve që kanë rënë në luftë për liri me pushke në dorë, ky fshat ka dhe një të veçantë tjetër. Nga ky fshat janë dy dëshmorë mësues të popullit, SALI  ASLLANI (NIVICA) – NDERI I KOMBIT  dhe SHUKO ALI DALIPI, që kanë dhënë jetën e tyre në vitin 1920 për shkollën e shkrimin shqip, pra dëshmorë të penës e të gjuhës shqipe. Po kështu në altarin e nderit të Dëshmorëve të Atdheut nga ky fshat janë dhe dy dëshmorë të tjerë që kanë dhënë jetën e tyre në punë, në krye të detyrës, si Dëshmorë të punës:

HALIL   FUAT   HODAJ         rënë në krye të detyrës në vitin 1979

ING. HASAN  FAIK HASANAJ,  rënë në krye të detyrës në vitin 1985

Kështu, fshati Rexhin i Kurveleshit e ka vulosur atdhedashurinë dhe patriotizmin e tij me gjakun e bijëve të vet të rënë për dijen, për lirinë dhe për ndërtimin e vendit. Në kuadër të 80 vjetorit  të Masakrës së Rexhinit ne përkujtojmë me nderim të thellë gjithë bijtë e tij dëshmorë.

Të paharruar përjetë Dëshmorët e Atdheut!