Fan Noli nuk ka qënë ndonjëherë në katundin Lekdush të Kurveleshit të Sipërm.Ky katund i vogël, sipër fshatit Bënçë,është një karakoll i rrethuar nga male, me hone të thella dhe me dimër të ashpër.Deri në fillesë të viteve ’90,katundi numëronte pako gjë banorë,pak shtëpi dhe një muze të vogël. Pikërisht në këtë muze të vogël,në thellësi të maleve,një shtëpi e vogël e vjetër deri në vitet ’90 është ruajtur edhe një stilograf i Fan Nolit.Historia e këtij stilografi me të cilin ka përkthyer disa nga kryeveprat e tij në gjuhën e bukur shqipe,është çuditërisht e çuditshme.Nolit nuk i ka rënë kurrë në vesh se në zemrën e thepisur të Kurveleshit gjendet ky katund i vogël,që do të ruante një stilograf të tij,në kohën e rregjimit komunist.Noli ,madje nuk ka udhetuar asnjëherë, as kurre ishte kryeminister i i ardhur në fuqi me ’24,në këtë katund të vogël në jug të vendit . Mirëpo si është historia e stilografit ,me të cilin punoi Noli kur mërgoi larg vendit dhe filloi të shfaqte vlerat e vërteta të shpirtit të tij. Në këtë katund të vogël, fare pranë bustit të heroit të këtij fshati, Mustafa Matohitit u ngrit një muze në vitet ‘80.Muze të këtij lloji, të ndertuar binjakë në gjithë fshatrat dhe qyteteve shqiptare të kësaj kohe ,çuditërisht ruante një vlerë të veçantë.Stilografin e një ish-kryeministeri, ndërkaq e qeverisi fare pak vendin ,kur mori arratinë për tu shpëtuar përndjekjeve, dhe duke mos ditur ç’të bënte,zjarri i tepëruar i shpirtit e digjte, filloi polemikat.Papritur një ditë kur u mërzit me to,fillloi përkthimet.Punoi si i magjepsur nën rrezet e hënës për të nxjerr në dritë të diellit perla të humbura.Ishte një ditë e trishtuar.Pemët lageshin,mendoi kurse bashkëpuntoret e tij ,që i hëngri plumbi i qeverisë e kishin hallall vargje të atilla:”Nëno moj mba zi.....”.Shkoi përtej këtij kontineti,deri larg ku të mos e zinte plumbi.I kredhur në dashurinë e Zotit bëri diçka tepër me vlerë për shqiptarët besimtarët ortodoks me formimin e kishes autoqefale shqiptare.Për këtë i janë mirënjohës..Nuk mjegullonte më vesë,një ditë nga mesvitet ’60, njeriu që kishte parë rrezet e diellit të parë në Ibrik Tepe ,u shua në tokën e largët. Ndërkaq nën një copë tokë akull të ftohtë në një ngushticë varri,u vendos trupi i pajetë,mirëpo vlerat e ketij njeriu nuk humbën nën baltovinën e ftohtë atë ditë.Nuk kishin arsye të humbisnin edhe më vonë,pavarësisht kundërshtive të ndryshme politike,ai mbarte edhe vlera të rralla.Një mjet i tij,çuditërisht i vogël një stilograf me ngjyre ari të praruar udhëtoi vite më vonë për në një muze të largët,ku Noli as kishte dëgjuar ndonjëher,as do ta mësonte kurre se ishte një katund i vogël me një emër domethënës :Lekdush. Kush e solli këtë stilograf në këtë muze?Një banor i këtij fshati me emrin Reiz Bega,në të vërtetë ai, në dimrin e fundit të luftës,kur priteshin me armë anglo-amerikanet ,në një port të jugut është larguar nga rradhët partizane për tu arratisur.Pse u arratis? Nuk është shumë bindës motivi,por ky person shkonë në SHBA.Aty nga vitet ’80 në Nju-Jork gjëndet kryetar i shoqatës “Naim Frashëri”. Meqenësi ishte i ikur nga vendi i tij,vëllai në fshatin e largët e ndjekin persekucionet,por nuk dihen ç’arsye e sjellin në Shqipëri,ndoshta bashkshortja nga Gjirokastra,sidoqoftë ai vjen në Lekdush dhe muzeut të këtij fshati i dhuron stilografin e Fan Nolit. Si ariti ta siguronte këtë mjet dhe përse ja dhuroi muzeut të fshatit të tij dhe jo atij kombëtar, nuk është fortë ë arsyetuar.Sidoqoftë stilografi i Nolit mbeti në këtë muze të këtij katundi deri në fillesë të viteve ’90.Ku shkoi pas viteve ’90? Në çdorë ra?Në muze të Tepelenes,apo në atë kombëtar nuk kam ndonjë të dhënë se ku mundet të ruhet. Ky stilograf,me të cilin ka punuar Noli e kam parë aty nga përfundimi i viteve ’80 në këtë katund të vogë,në muzeun e tij.Kishte një ngjyrë prarimi ari të shndritshëm,ashtu si dora,që e mbajti me të cilin nxori xixëllonja për letrat shqipe.