Dardanët e Trojës e
ruanin zakonin e lashtë të fiseve në Dardani (Iliri) nga kishin ardhur, që
fëmijëve tu vinin emra që të kujtonin male, vëndbanime, heronj të trojeve të
tyre, lumenj apo edhe emrat e perëndive që thirreshin po në gjuhën e tyre të
trashëguar Pellazge. Sa herë që flasim për Luftën e Trojës mëndja na shkon tek
Skamandëri (Helenus), i vetmi princ Trojan që mbeti gjallë e mbretëroi në Epir,
në Shqipërinë e Poshtme. Në Trojë njërin nga lumenjtë ku u vendosën mërgimtarët
Dardanë në Azinë e Vogël e quajtën Skamandër që sipas gjuhës Shqipe (Pellazge)
nënkupton një njeri që nuk ka më ëndrra. Lumi Skamandër quhej edhe lumë i
zotit, djalë i Zeusit. Sipas arkeologut Heinrich Schliemann mësojmë më shumë
për këtë lumë, pasi ai e verifikoi në Trojë bazuar edhe në poemën epike të
Homerit, Iliadën.”Këtu (në malin Gargarus) një korije dhe një altar ishin
shenjtëruar për Zeusin. Dhe kur Skamandër është përcaktuar si djalë i Zeusit,
ku tjetër duhet të jenë burimet e tij vetëm se në Malin Gargarus? Në imagjinatën
e poetit lumi dhe lumi i zotit përzihen bashkë në një personalitet të vetëm dhe
origjina e të dyve është referuar siç ishte, tek i madhi zot-mot, në Malin
Gargarus.”1) “Skamandër u derdh në Hellespont (Dardanele), në drejtimin
lindor…”2) Kështu, sipas emrit të lumit hyjnor u thirr edhe princi Skamandër që
në shkrime studimore është i njohur si Helenus. Ai është djalë i Priamit dhe
Hekubës, mbretit dhe mbretëreshës së Trojës në Azinë e Vogël. Skamandëri ishte
binjak me Kasandrën që ishte priftëreshë në kultin e Apollo në Trojë.
Çuditërisht, më i besuar për konsulta fetare nga banorët Dardanë apo edhe nga
heronjtë e luftës së Trojës, si vëllezërit dhe kundërshtarët ishte Skamandëri.
“Një traditë thotë, se emri origjinal i Helenus ishte Skamandër (Skamandrius)
dhe ai mori emrin Helenus nga një fallxhor Trakian, që gjithashtu, e instruktoi
atë në artin profetik.” 3)
Skamandëri përshkruhet nga Homeri tek
Iliada si “lord (zot) dhe luftëtar”.4) Përgjatë
luftës dhjetëvjeçare të Trojës Skamandëri ishte një nga katër kapitenët e
luftës jashtë mureve të qytetit të Trojës bashkë me dy vëllezërit Hektorin,
Aleksandrin dhe kushëririn e parë, Enean. Në një nga tentativat për të zbrapsur
anijet e kundërshtarëve ai plagoset nga Menelau në dorë. Homeri na jep në
librin e gjashtë të Iliadës vlerësimet e Skamandërit për Hektorin dhe Enean si
udhëheqësit kryesorë të forcave ushtarake që mbronin Trojën. Këshillat që ai i
jep Hektorit dhe Eneas:” për të mbajtur frontin (jashtë mureve të Trojës), për
të takuar njerëzit kudo, si dhe që të organizoheshin shpejt pranë portave” (5)
tregojnë për largpamësinë e Skamandërit si luftëtar dhe njeri i besuar për
profecitë e tij, të cilin Hektori e respektonte si të tillë. Pas vdekjes së
Aleksandrit,në vitin e nëntë të luftës, Skamandëri dhe vëllai i tij Deifobus u
përplasën se kush do ta merrte për grua Helenën dhe pasi me atë u martua
Deifobus, Helenus largohet për në malin e shenjtë Ida ku kapet dhe merret si i
burgosur nga pala kundërshtare e Trojanëve. Kur u muar i burgosur në kampin
kundërshtar Skamandëri përdori profecinë si dhuratë që e kishte, me të cilën ai
ishte i pajisur të predikonte rënien e Trojës dhe rreziqet e kundërshtarëve në
kthimin e tyre.6) Ka disa versione për largimin e tij nga qyteti i Trojës dhe
kapjen e tij nga Odiseu në vitin e nëntë të luftës. Njëri nga këto shpjegohet
si më poshtë: “Trojani Skamandër kur u kap në betejë me Odiseun zbuloi se Troja
mund të bjerë vetëm kur Filoktetes dhe Pirro bashkohen me Mikenasit e të
tjerët. Thesaliani Filoktetes u soll prej Lemnos ku ishte abandonuar pasi ishte
plagosur dhe kur e rimori veten prej plagës nga Makaon, me harkun dhe shigjetat
e Herkulit plagosi Aleksandrin. I riu Pirro, gjithashtu, u soll prej Skiros në
Trojë dhe ai i shtyti Trojanët prapa brenda mureve të tyre. Objektivi tjetër i
forcave kundërshtare të Trojës ishte të posedonin Palladium, një statujë e
Pallas Athena, e cila kishte qënë në qytet për disa breza dhe ishte dhuratë e
Zeus ose e Athena. Prezenca e saj në Trojë siguronte imunitetin e qytetit nga
sulmet. Kundërshtarët e Trojanëve ishin këshilluar nga Skamandëri të merrnin
Palladium. Skamandëri ishte i mërzitur me Trojanët, sepse atij nuk ja dha dora
e Helenës pas vdekjes së Aleksandrit.”7) Disa autorë vënë në dukje
bashkëpunimin e Odiseut me Helenën për të marrë informacione të vlefshme për
marrjen e statujës Palladium dhe qytetit të Trojës. Kur ishte i larguar në
malin Ida, Skamandëri informoi (Trojanët) njerëzit dhe miqtë e tij se ai nuk e la
vëndin e tij (Trojën) nga frika e vdekjes, por nga sakrilegji se Aleksandri e
vrau Akilin në tempull si dhe u tregoi atyre për kohën dhe rrethanat në të
cilat Troja mund të bjerë. Si predikues i Zeusit, ai i respektonte shumë vëndet
e kultit. Janë bërë tre vrasje në tempuj: e Akilit nga Aleksandri dhe e mbretit
Priam nga Pirro në tempullin e Apollo në Trojë si dhe vrasja e Pirros në
tempullin e Delfi e organizuar nga Orestët. Pas rënies së Trojës, Pirro e mori
rob Skamandërin bashkë me kunatën e tij, Andromakën, gruan e Hektorit që vrau
Akili. Për të vendosur për rrugën e kthimit, për të qënë të sigurtë, ai e
këshilloi Pirron që të ktheheshin me tokë nëpërmjet Trakës dhe Thesalisë pasi
udhëtimi me det mund të sillte rreziqe prej stuhive. Dhe Pirro e besoi. Pasi
arritën në mbretërinë e gjyshit të Pirros, Skamandëri i sugjeroi Pirros që ai
duhet të ngrinte një mbretëri tjetër larg gjyshit të tij. Kështu, ata u
vendosën në Epir, në zonën ku mbretëruan Mollosët. Duhet të kemi parasysh se në
këtë sugjerim të Skamandërit kanë ndikuar edhe lidhjet njerëzore të çfarëdo
natyre qoshin ato tregtare, komunikuese prej lëvizjes së emigrantëve apo bazuar
edhe në origjinën e tyre të njëjtë që egzistonin midis Pellazgëve Dardanë të
Trojës dhe atyre të Europës kontinentale. Pas disa kohësh, Pirro e la të lirë
Skamandërin dhe i dha për grua nënën e tij, Didaminë, gruan e Akilit. Pausians
(i.II.1) përmënd se “Pirro u vendos në Epir në përputhje me orakujt e
Skamandërit dhe ai kishte me Andromakën: Molosin, Peleus dhe Pergamus.… dhe
Pirro i dha atij (Skamandërit) për grua mamanë e tij, Didaminë.”8) Skamandëri ndërtoi Butrintin, një qytet-kështjellë, në Jug
të Shqipërisë së sotme, në formën e një kurore peme të mbrojtur mirë nga muret
dhe nga ujërat. Pas vdekjes së Didamisë, ish-gruas së Akilit me të cilën nuk
pati fëmijë, Skamandëri mori për grua Andromakën me të cilën pati 3 fëmijë
Pirro kur u kthyen pas luftës së Trojës dhe u vendosën në Epir. Skamandëri e
quajti Kaoni të gjithë zonën që kishte në zotërim për të kujtuar vëllanë e tij,
Kaonin. “Kaoni ishte djalë i Priam që ishte vrarë aksidentalisht në gjueti nga
Skamandëri. Sidoqoftë, ka shumë mundësi që ky emër kishte rrjedhur nga fisi i
vjetër Pellazg i Kaonëve.”9) Skamandëri ishte themelues i dy qyteteve:
Butrintit dhe Kaonisë (prej vëllait të tij Kaon).10) Në një nga tabletat e gjetura në Janinë që i drejtohen
tempullit të Dodonës cilësohet një kërkesë nga “Qyteti i Kaones”.11) Buthrotum
ishte kryeqëndra e Kaonisë, qyteti i dytë më i dëgjuar pas atij të Dodonës që
ishte kryeqëndra e Pellazgjisë ku shkuan pelegrinë heronjtë Pellazgë më në zë
të luftës së Trojës. Emri Buthrotum, Butrinti i sotëm, rrjedh sipas një
legjende të lashtë që thotë se Skamandëri sakrifikoi një buall të sigurohej për
hyrjen e tij në vëndbanimin e ri. Bualli i plagosur notoi në gjirin e Butrintit
dhe eci pastaj në breg, në drejtim të kodrës ku sot është kalaja. Në pjesën
lindore të qytetit antik të Butrintit në qemerin e gurtë të një porte shohim
edhe sot një buall të gdhëndur në të. Buthrotum është edhe Troja e dytë në
bregun Mesdhetar që mrekulloi kushëririn e tij, Enean, rrugës për në Itali.
Enea u mrekullua kur pa luanë në hyrje si në Trojë, kullë vrojtimi që të kapte
çdo lëvizje të papritur të armikut, një mur rrethues që vështirë ta rrëzoje etj
që i kujtonin atij vëndlindjen e tyre. Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri Enea
e quajti Butrintin “Troja e Vogël”, sepse kalaja ishte ekzaktësisht si në
Trojën e baballarëve të tyre. Ja çfarë mësojmë nga poema epike Eneida e
Virgjilit, e cila dokumenton vizitën e Eneas në Shqipëri. “”Duke ardhur
përgjatë bregdetit të Epirit dhe duke ardhur tek gjiri i Kaonisë, ne zbritëm
afër Butrintit, një qytet kodrinor. Skamandëri i kish kërkuar Pirros ti jepte
Andromakën, i cili e dha përsëri në njerëzit e saj. Enea ndjeu një dëshirë të
fortë e të mrekullueshme kur fliste me Skamandërin të mësonte se si kishte
ndodhur e gjitha kjo. Historia e Andromakës jepet prej vetë asaj:” Kur Pirro
donte për grua Hermionën e Ledas, e kaloi atë tek Skamandëri dhe më bëri grua
skllave të një skllavi.” Virgjili na jep edhe të dhënën e kalimit të zotërimeve
të Pirros pas vdekjes tek Skamandëri që krishtëroi fushat Kaoniane dhe e quajti
të gjithë vëndin Kaoni sipas Kaonit të Trojës dhe rindërtoi Trojën, një kala
shumë e mbajtur përmbi këmbët e kodrës.””12) Gjithashtu, tek Eneida ne mësojmë
edhe për orakullin që Skamandëri i konsultoi kushëririt të tij të pare, Eneas.
që do të vazhdonte rrugën për në Itali. Skamandëri dha këshilla për dhuratat që
duhet të barteshin deri poshtë tek anijet e Eneas. Dhuratat ishin prej floriri,
argjëndi dhe sende bakri prej Dodonës dhe midis tyre një helmetë e cila kohë më
parë i përkiste Pirros.13) Virgjili prezanton se Enea zbriti në Itali shtatë
vjet pas rënies së Trojës.14) Kjo e dhënë na siguron se Skamandëri e bëri
ëndrrën e ringritjes së Trojës shumë shpejt bazuar edhe në mençurinë e tij, por
edhe të Pellazgëve vëndas të Kaonisë. Marrja në zotërim e të gjithë Epirit nga
Skamandëri është e lidhur me vdekjen e Pirros, djalit të Akilit. Kur Pirro u
kthye nga lufta e Trojës ai deklaroi për gru Hermionën,vajzën e Menelaus që
ishte bërë grua e Orestit, djalit të Agamenonit, kushëririt të saj, pasi ja
kishte premtuar Menelau në Trojë, nëse do të kapej Troja. Martesa e mëparshme e
Hermionës me Orestin përpara se ajo të bëhej grua e Pirros është njohur nga
Virgjili (Aeneid,III,330.) Nga ana tjetër, Homeri thotë se Menelaus ja premtoi
Hermionën Pirros kur ishte në Trojë dhe celebroi martesën pas kthimit të tij në
Spartë. Kështu Pirro ja rrëmbeu Hermionën Orestit dhe “për këtë arsye ai u vra
nga Orestët në Delfi”.15) Pas
kësaj ngjarjeje në tempullin e Delfi, Skamandëri u bë mbret i Epirit.
Skamandëri pati një djalë me Andromakën që e quajtën Kestrin.Kestrinë quhej
qyteti (Filati i sotëm), krahina, një degë e lumit Kalama, si dhe një port në
Epir. Kolonia e Kaonisë u zgjerua pasi Kestrinus, djali i Skamandërit themeloi
një qytet, Kestrinën në breg të lumit Kalama, 12-15 milje nga derdhja e tij.
Fronti i asaj pjese të Kaonisë mori emrin Kestrinë dhe fshati kryesor,
gërmadhat që quhen Palea Venetia duket të jenë quajtur Ilium ose Troja në
kujtim të themeluesve të tyre.16) Fisi i Kaonëve zotëroi të gjithë vijën
bregdetare të Epirit dhe u bë mburojë e Epirit. Duke ju referuar një tradite të Argives Skamandëri është
varrosur në Argos. Pausanias ii.23.17) Kaonët,
që i mësojmë nga Strabo (VII.324), ishin njëherë njerëzit luftëtarë më të
fuqishëm të Epirit deri sa Mollosi pas tyre fitoi epërsi përmbi fiset e këtij
vëndi. 18) Me mbretin Skamandër merr kuptim edhe atdhedashuria që u shpreh në
përngjasimin e kalasë së Butrintit me atë të Trojës, si dhe me emërimin e
vëndbanimeve në Epir si dhe përtej detit Jon, në Itali sipas traditës Dardane,
Pellazge. Tek Skamandëri shquhet besimi fetar, predikimi i Zeusit dhe qëndresa
e Trojës edhe me luftën e tij heroike. Me emrin e tij zë fill një histori që
pleks fise Pellazge, emra gjeografikë dhe mbretërish dhe më së shumti ka vlerë
ruajtja e linjës Trojane dhe konsolidimi i themeleve të Epirit si një vënd i
shenjtë i Pellazgjisë dhe themel i kështjellave të pamposhtura. Këtë e tregon
edhe pastërtia Pellazge për disa mijëvjeçarë e Epirit që vërteton edhe sot
vijueshmërinë Pellazgo-Ilire-Shqiptare. Kur Skamandëri ishte duke vdekur
mbretëria e Epirit ju dhurua Mollosit, djalit të parë të Pirros me Andromakën. Kështu Epiri, e gjithë kjo pjesë e
Pellazgjisë përgjatë detit Jon ka për banorë që lashtë Pellazgët jo vetëm me
Dodonën, por edhe me vëndbanimet e hershme të fiseve më të dëgjuara Kaone,
Mollose e Thesprote, etj që shkruan histori të lavdishme qëndrese prej ardhjes
së princit Dardan Skamandër e deri në luftën e Dytë Botërore me Labërinë dhe
Çamërinë.
Lënda
1) Ilios: The City and Country of the
Trojans, Heinrich Schliemann,faqe 58
2)po aty, faqe 676
3)Dictionary of Greek and Roman
Biography and Mythology,Vol.2, William Smith, (Eustathit ad Homer.p663), faqe
371
4)The Iliad of Homer, përkthyer nga
Richard Lattimore, rreshti 583,faqe 287
5)po aty, rreshtat 80-81,faqe 100
6)A Smaller Classical Mythology: With
Translations from the Ancient Poets, and questions upon the work, William
George Smith,faqe 214
7)Troy and Her Legend, Arthur Milton
Young, faqe 7
8)Apollodorus: The Library, Volume 2,
Apollodorus, faqe 250-251
9)A Commentary, Mythological,
Historical, and Geographical on Pope’s Homer and Dryndes Eneid of Virgil, faqe
415.
10)Judah Scepter: A Historical and
Religious Perspective, Brian Arundell of Wardour Howard, faqe 29.
11)The oracles of Zeus Dodona, Olympia,
Parker, faqe 261
12)The Aeneid of Virgil, përkthyer nga
C.Day Lewis, faqe 68-69
13) po aty, faqe 73