loader
Loading...

Birbil Shako kaloi shumë vite të jetës maleve në  luftë me koshallet.  Ҫ’do fjalë, ç’do ide, ç’do sulm i tij, ishte tmerr për perandorinë  turke.! Rexhini ishte vëndlindja e tij. Në verë, fshati Rexhin mbetet një pasqyrë e gjelbërimit. Ky fshat i vogël është një oazë i bukurisë, ku qielli  është si qelibar dhe shkëmbinjtë rreth tij kanë dëshmuar shekuj të tërë historie. Po ashtu, shpella të ndryshme, janë dëshmi të një kohe të kaluar,  të lidhura me legjendat dhe kulturën e vëndit. Rexhini ishte vëndi  ku ai shkrinte pas tij. Dhe ja, erdhi momenti, ku ne, mund ta takojmë sot, Birbil Shakon?. Falë dashamirësisë së një grupi nismëtarësh, Rexhinas dhe punës së pa lodhur të skulptorit Emanuel Koko. Birbili zbriti në Rexhin! Ai ka kaluar kufirin e jetës fizike, por mbetet një kordhëtar, që nuk mund të zhduket nga kujtesa e njerëzve. Birbili  është në mëndjet dhe në fjalët e të gjithëve në këto anë. Por gjithashtu ai është një emër, që njihet vetëm nga ata, që kanë lexuar për të  dhe kanë ndjerë fuqinë e tij. Ai është gjithnjë prezent. Por gjithashtu, për të  ka qënë  e pamundur të preket me duar kurse tani jo.!  Atë e kemi aty, në  qëndër të fshatit, dhe sot më  shumë  se kurrë,  të  lartësuar ne panteonin e lirisë duke u shpallur “Dëshmor i Atdheut”! Por, koha nuk e ka haruar kordhëtarin, Birbil Shako. Historia e tij  është

 

trasmentuar në  breza, ai është  jetësuar në këngë. Dhe përse ka kaluar shumë kohë. Shumë ngjarje të vështira, që kanë përshkuar jetën e banorëve të këtyre viseve jugore. Por emri i Birbil Shakos është  si një dritë, që nuk shuhet. Besoj se kurrë nuk do të bëhet i harrueshëm. Bilbilejte trembëdhjetë /vanë në  litare vetë, kjo këngë e trasmetuar për prijsin e tyre dhe gjithë  çetës, që ai drejtonte, nuk mund të  kalojë  në harresë?. Ky bust, që ka mbirë  si  nje lule sot, në  këtë  ditë  prilli,  do të na  krijojë mundësinë  ta nderojmë  në një mënyrë tjetër. Për këtë arsye, mendimi im është, që më mirë do të ishte të shkojmë atje, të vizitojmë bustin e tij, sepse “ata”,  janë ata , që përjetësojnë dhimbjen dhe shpresën e kombit? Kohët kanë kaluar, disa të mira, disa të këqija, por emri i Birbil Shakos është si një dritë, që ndriçon edhe në errësirën më të thellë. Ai është një dritë që do të ndizet gjithmonë, sepse bëmat  e tij, janë më të fuqishme se kalimi i kohës. Kënga e njohur që thotë: O Birbil në  këto  vënde/More nam me pallën tënde.! Jo, asnjë prangë nuk mund ta mbante. Asnjë hekur nuk mund të ndalonte, një trim të tillë, që sa më shumë, kohë  kalon, aq më shumë ai ndriçon!. Tani, fle paqësisht, nën atë qiell, që e ka dashur gjithmonë. Birbil Shako  është një shenjë, një dritë, që do të mbetet gjithmonë, një yll që ndriçon në Atdhe. Bilbilejte ishin kryengritës trima, popullorë, kaçakë, me armë në  dorë, maleve në  kërkim të  lirisë. Vepra e tyre është  trimërore dhe fama e tyre ishte jo vetëm në  Labëri, por gjithandej. Kordhëtari Birbil Shako nga Rexhini, ishte prijsi i çetës, i përbërë nga 13 vetë, ku  më  i riu ishte Islam Gaxha nga Progonati. Ҫeta ishte tmerri i osmanllinjve. Kapja e trimave u trumbetua me bujë anë e mbanë  vendit.! I dërguari osmanllinjve, Hysni Pasha, për të  mposhtur shpirtin luftrak  të  bijëve të  këtyre krahinave i solli  të  lidhur me vargonj, këmbë e duar, i ekspozoi në  këto vënde. Ne Rexhin i prunë  kaluar/ Me bezeliqe në  duar/Me litar në kraharuar.! Por, sot ai zbret krenar në Rexhin. Për të nderuar figurën e tij kanë ardhur shumë njerëz dhe personalitete të shquar të  zonës. Ata janë, Pëllumb Xhufi, Daut Gumeni, Petro Koçi, Kryetarja e bashkisë Tepelenë në  detyrë si dhe ish kryetari dorëhequr për kanidaturën e deputetit z.Tërmet Peçi. Po ashtu ishin pjesmarrës edhe nga organizata të  tjera si,  ajo e pasardhësve të  veteranëve  dhe grupet labe për aktivitetin. Figura të tilla si Birbil Shakaj, kanë frymëzuar dhjetra breza, për sakrificat sublime të lebërve dhe jo vetëm, që janë shënjuar ndër breza, duke mbjellë fortë rrënjët e atdhedashurisë dhe patriotizmit. Krenar dhe përulje ndaj veprës heroike të birbilenjve.!