loader
Loading...
Shën Angelina ose Nëna Angelinë, e bija e princit , Gjergj Arianit Komnen Golemit, shenjtorja shqiptare që i luten serbët.

Shën Angelina ose Nëna Angelinë që serbët i përkulen dhe i falen me aq dashuri dhe përkushtim është një vajzë shqiptare,me orgjin nga Golemi yne i kurveleshit.Ishte e bija e princit Gjergj Arianit Komnen Golemi (1383-1462)/ varri i te cilit ndodhet i ruajtur nder vite e shekuj nga Golemasit.. Angjelina Komneni u martua me Despotin serb Stefan Brankoviç (1417-1476), i cili ishte i verbër, ceremonia e kurorëzimit të tyre u bë në qytetin e Shkodrës në Nëntor 1460. Nën mbrojtjen e Skënderbeut çifti i ri qëndroj një vit në Shqipëri ku lindi edhe djali i tyre i parë Georgio Brankoviçi. Më tej me këshillimin të Skënderbeut familja Brankoviç nëpërmjet Lezhës kaluan në Itali pasi Serbia ishte pushtuar nga Turqit. Derisa sa vdiq Despot Stefani jetoj me dhurata bamirësie nga Venediku, Dubroniku dhe Papa. Ai ishte Despot i Serbisë nga viti 1458-1459. Dita e përkushtimit të Shën Angelinës është 30 Korriku, (me kalendari e vjetër 12 Gushti), dita e vdekjes së saj, 1520. Çdo 30 Korrik e tërë Serbia feston për të nderuar dhe kujtuar shqiptaren Angelina Komneni-Brankoviçin.Shumë relika dhe eshtra të familjes Brankoviç ndodhen në Manastirin e Krushedolac, midis tyre edhe krahu i majtë i Nënës së Nderuar Shën Angelinës. Ky manastir që është ndërtuar nga vetë Angelina ndodhet në Vojvodinë afër qytetit Sremit. Qoftë e pa harruar gjithmonë kjo bijë  e Golemit tonë   të  dashur.