Shikojeni me vëmëndje këtë foto! Ky është Bejo Bresho. Ishte një burrë me pamje të vendosur dhe hijeshi të qetë. Balli i gjerë dhe vetullat e tij të mprehta, i jepnin fytyrës një shprehje autoriteti dhe mendimi të thellë. Sytë i kishte të kthjellët, të palëkundur, gjithnjë në kërkim të së vërtetës dhe rrugës më të drejtë për vendimet që duhej të merrte. Flokët, e zinj i qëndronin në mënyrë të rregullt, edhe kostumi i errët, gjithmonë i pastër dhe i rregullt, tregonte përkushtimin ndaj detyrës dhe respektin ndaj institucionit që përfaqësonte. Në çdo mbledhje, zëri i tij kumbonte i qartë dhe i prerë, duke kërkuar disiplinë, por gjithashtu duke transmetuar një ndjenjë sigurie dhe drejtësie. Ai kishte një prani që e mbushte sallën: fjalët e tij peshonin dhe bindnin, jo përmes imponimit, por përmes mençurisë dhe vendosmërisë që reflektonte. Ky ishte një nga kryetarët këshillit të fshatit Nivicë, të zgjedhur në vitet pas çlirimit! Dhe si i tillë kishte përgjegjësi. Fshati ishte i shkatërruar nga lufta. Duhej punë! Për rindërtimin e fshatit të djegur nga pushtuesit. U krijuan komisione, ku në njërin prej tyre, Bejua ishte kryetar. Më vonë në vitet 1945 - 1946 u krijua komisioni për reformën agrare. Ndërsa në vitin 1947. Kryetar i Kshilli i fshatit Nivicë, u zgjodh, Bejo Bresho. Për punë të shquar, atij ju akordua “Medalje e Punës”. Si i zgjedhur, detyrat ishin të përcaktuara dhe të “centralizuara nga lart”, ai do të mbikqyrte, aktivitetin ekonomik në fshat, siç ishin kooperativat bujqësore, punët e infrastrukturës, ndihmonte në planifikimin dhe realizimin e detyrave ekonomike. Përkujdesja për shërbimet publike: Kryetari, organizonte dhe mbikëqyrte funksionimin e shkollave, ambulancave, qendrave të kulturës, dhe ndihmën sociale për popullsinë. Mobilizimi i qytetarëve: Ai organizonte mbledhje popullore, fushata vullnetare pune (aksione), edukimin dhe pjesëmarrjen masive të njerëzve në detyra shtetërore dhe lokale. Në vitin 1954, ai doli vetë vullnetar, në aksion në minjerën e Memaliajt. Ndërsa në 22 prill 1957 u formua koperativa bujqësore, ku Bejua dha kontributin e tij. Kooperativa kishte 147 krah pune dhe 620 frymë. Në vitin 1961 me bashkimin e kooperativës Nivicë- Rexhin, zgjidhet sekretar partie Bejo Bresho. Më parë në vitet 1949-1952 Bejo ishte sekretar i partisë në fshat. Ai besonte në atë për të cilën kishte luftuar. Ndaj qëndronte i përkushtuar e korrekt. Po si zgjidheshin sekretarët e partisë në fshat e kudo?. Në sistemin komunist shqiptar, sekretari i partisë në fshat (ose sekretari i parë i organizatës bazë të partisë) ishte figura kryesore që përfaqësonte Partinë e Punës në nivel lokal. Zgjedhja e tyre formalisht bëhej në konferencat e partisë të njësive përkatëse, ku anëtarët e partisë propozonin dhe votonin kandidatët. Megjithatë, në praktikë, kandidatët kryesorë zakonisht përzgjidheshin nga instancat më të larta të partisë (komiteti i rrethit ose komiteti qëndror) dhe dërgoheshin në bazë për "miratim”. Kriteret kryesore përzgjedhjeje ishin besnikëria ndaj partisë, origjina sociale (preferoheshin fshatarët e varfër), pjesëmarrja aktive në aksionet dhe politikën e partisë, dhe aftësia për të kontrolluar dhe mobilizuar komunitetin. Procesi ishte më shumë formalitet, sepse rezultatet ishin të paracaktuara. Si degradoi puna e tyre me kohën?. Fillimisht, sekretarët e partisë kishin një rol të rëndësishëm në organizimin e jetës politike dhe ekonomike në fshat: Mobilizonin njerëzit për kooperativat bujqësore. Siguronin zbatimin e direktivave të partisë. Ndërmjetësonin midis pushtetit qendror dhe komunitetit lokal. Me kalimin e viteve, puna e tyre filloi të degradojë për disa arsye: Formalizim dhe burokratizim: U kthyen më shumë në zbatues urdhrash sesa në liderë që të përfaqësonin interesat e komunitetit. Korruptimi moral: Disa filluan të abuzonin me pushtetin e tyre, duke favorizuar familjarët ose duke ndëshkuar kundërshtarët. Po Bejua, nuk ishte i tillë.! Ai, aty e kishte merakun. Kërkesat ishin të shumta, por vënde pak, ndaj këtu Bejua bënte diferencën. Bejua ishte njeri i drejtë, nuk cënonte askënd, mundohej të ishte racional. Nuk dha asnjë djalë fshati të ndiqej nga organet ligjzbatuese. Ai i shuante mosmarveshjet aty.! Kjo ishte një nga cilësitë e tij. Me kalimin e kohës filloi dhe izolimi i partisë nga realiteti: Me krizën ekonomike dhe pakënaqësinë në rritje, sekretarët nuk mund ta fshihnin më dështimin e politikave të partisë, dhe shpesh përpiqeshin të manipulonin raportet ose të fajësonin fshatarët. Rënia e besimit popullor: Deri në fund të viteve ’80, autoriteti moral i sekretarëve në shumë fshatra kishte rënë, dhe figura e tyre shpesh shihej më shumë si simbol i shtypjes, sesa si udhëheqës, gjë për të cilën Bejua nuk i besonte më edhe fjalëve ë tij!.
Antarë të kooperativës bashkuar Nivicë – Rexhin viti 1961
Po kush ishte Bejo Leven Bresho! Bejo Leven Bresho ka lindur në vitin 1912 në Nivicë të Kurveleshit. Shumë shpejt ngeli jetim dhe u rrit nga dajot e tij, Lekaj. Nëna e tij, Shero e la në moshë të vogël. Vitet kalonin dhe Bejua do të rritej. Ai kreu shërbimin e detyruar ushtarak. Mbas kryerjes së shërbimit ushtarak, punoi për disa kohë në Tiranë, ku edhe e gjeti pushtimi italian. Regjimi shtypës nga të huajt nuk durohej. Ai merr pjesë në protestat që shpërthyen në ato ditë, së bashku edhe me shumë bashkë/ fshatarë të tjerë, si Xhule Memishahaj, Cane Bega etj.! Kthehet në Tepelenë, e së fundi në Nivicë, me punë për të mbijetuar. Ai u bashkua mbas dajove të tij, dhe merrej me blegtori.. Bejua rridhte nga nje familje patriotike e me tradita. Kështu me herët në Delvinë, u vranë nga grekët Bektash Bresho dhe djali tij, Dulja. Në grykën e Kuçit u vra Iliaz Bresho nga greket më, 28 qershor 1914. dhe Duro Sejdiaj vrarë nga italianët tek gështënjat e Rexhinit, të dy këta sot, “Dëshmorë të Atdheut” Populli e ka përshkruar me këngë. Ҫ’u dogj Kurveleshi shkretë/ Bëri greku siç desh vetë/Theri çilimijtë e pleqtë. Bejua ka qënë pjestar i batalionit territorial të Kurveleshit deri në çlirimin e vëndit. Bejua së bashku me shoqen e tij të jetës punuan ashtu, si gjithë Niviciotët e ndershëm e atdhetar, luftuan e punuan në mbështetje të luftës, e në interes të fshatit. Shikojeni këtë foto me mure të rrënuar. Kjo është foleja
që ndërtoi Bejua me bashkëshorten e
tij. Kjo ka qënë një shtëpi dy katëshe, ashtu si shumë shtëpi të tjera të
braktisura në Nivicë, ndësa sot qëndron e vetmuar me shpresë se do të rindërtohet një ditë. Ai e lidhi jetën me
Merxhane Duro Sejdiaj, e lindur në Rexhin më, 1919, bijë, “Dëshmori” dhe
anëtare e organizatës së rinisë dhe
gruas, të fshatit e të krahinës. Larguar nga jeta në Mars të 2002. Nga martesa
e tyre erdhën në jetë plotë tetë fëmijë, 4 djem e 4 vajza, Xhevua 1941,,,,
Iljazi 1943,,,Rebaniu 1950 ,,,Shefi 1952 ,,,Bejazja 1954 ,,,Refija 1956
,,,Zyrdiu 1959 ,,,Sanija 1961, të cilët
kanë kontribuar në shumë fusha të jetës, si mësues, ushtarak, miniera, koop.
bujqësore dhe ndërmarrje të ndryshme të kohës. Ata sot, janë
në moshë madhore dhe me plotë pasardhës të tjerë.! Luftuan, punuan dhe
jetuan në harmoni dhe me përkushtim për kohën, ndaj nderohen e respektohen nga
të gjithë. Tek kaloj në sokakun para
shtëpisë së tyre, ndjej keqardhje për rrënimin e saj, ajo kullë që
gëlonte, aty në atë vënd ku ç’do
stinë sjell bukuritë e saj të veçanta, sikurse pranvera mbulon tokën me ngjyra,
vera e ndez natyrën me dritë, vjeshta i vesh pemët me ngjyra të arta, ndërsa
dimri i mbulon me bardhësinë e dëborës. Fatkeqësisht, shumë herë njerëzit
harrojnë sa e rëndësishme është, që këto bukuri të natyrës, nuk do të kishin
kuptim pa prezencën e njeriut dhe dorën e tij, ndaj ju sjellim në vëmëndje këto
jetë njerzore, që ashtu si mrekullia natyrë na ofron, gjithçka që kemi nevojë
për të jetuar, ajrin që thithim, ujin që pimë, ushqimin që hamë dhe bukuritë që
na mbushin shpirtin me gëzim. Ç’do gjelbërim, ç’do lumë, ç’do mal dhe ç’do lule
është një dhuratë e çmuar që duhet të vlerësojmë dhe ta mbrojmë Ashtu duhet të
njihemi me jetën e atyre që punuan dhe kontribuan, duke u treguar mirënjohës,
për çdo kontribut dhe çdo bekim që na ofruan e na lanë si trashëgimi për ne,
brezat pasardhës .!