loader
Loading...
FABULA

𝟏. 𝐃𝐘 𝐊𝐀𝐍𝐃𝐈𝐃𝐀𝐓𝐄̈𝐓 𝐏𝐄̈𝐑 𝐃𝐄𝐏𝐔𝐓𝐄𝐓𝐄̈

-Më mirë të jesh në lista të mbyllura

dhe jo si ti në listën radhëgjatë.

I dyti u mërzit, ashtu me buzë të varura,

ndërsa tjetri stolisur me lulka e kravatë.

Po shoku pa siklet "bombën ia shpërtheu"

e qesëndis dhe bukur ia ktheu,

ashtu qetë-qetë, madje ca buzagaz:

- Unë luftoj në fushë të gjerë,

jo si ti në kafaz!

 

𝟐. 𝐋𝐋𝐎𝐌𝐎𝐓𝐈

 

Eh, dhelpra deputete

gërr e gërr me muhabete.

Çakalli s’duroi dot:

-Mbylle moj, mos bluaj kot.

Me llafe na nginje deng,

duam thela, s’ duam lëng!

 

𝟑. 𝐋𝐎𝐓𝐈𝐌

 

Te hoteli me pesë yje,

drekon dreri gjellë pa shije.

Teksa paguan kamarierin

e mbytën lotët, të mjerin.

-Ç’ke kështu? Pse qan pa zë?

-Se s’do shihemi kurrë më..!

Tiranë më 10.05.2025

 

 

𝐆𝐀𝐅𝐎𝐑𝐑𝐉𝐀

Mblidhen kafshët në kuvend,

të dëgjonin kush kish mend.

Një gaforre porsa mbriti,

desh të fliste, gishtin ngriti.

-Ku di ti- tha një luan,

-duhen fjalë me taban.

-Prit,- tha dhelpra pak si vëngër,

-kjo flet drejt, se ecën shtrëmbër!

 

𝐊𝐎𝐏𝐉𝐈𝐌

 

Dy arinj në birrari:

-Un’ e pi e ti s’e pi!

Grinden për gjëra banale:

-Kjo verë s’është origjinale!

-Ka etiketë të stampuar,

s’ka si të jetë e kopjuar!

-Mor sot kopjojnë njerinë,

jo më verën dhe rakinë!

 

𝐌𝐉𝐄𝐋𝐋𝐌𝐀 𝐃𝐇𝐄 𝐏𝐔𝐋𝐄̈𝐁𝐀𝐑𝐃𝐇𝐀

 

-Mjellmë, moj- tha pulëbardha,

-pse i shan bluzat e bardha,

teksa i vlerëson kushdo,

ke a s’ke respekt për to?

-Kam,si s’kam, oh, ç’ma ka ënda,

kur kanë humanizmin brenda…!

Tiranë më 6.05.2025

 

𝐙OGU I GOMARIT

(fabul)

Kërriçi, ky zog-gomar,

sa i bukur në të parë.

- Moj gomare, lum si ti,

goxha visk,* - u shpreh një dhi.

Mushka që u ndodh përballë,

tundi kokën me ngadalë:

- I mirë the?! S'ka ku të shkojë,

dhëntë Zoti, mos haptë gojë!...

 

 

 

 

 

𝐍𝐄̈ 𝐁𝐔𝐋𝐌𝐄𝐓𝐎𝐑𝐄

 

Klienti shitëses me bujë:

-Një qumësht lope pa ujë!

-Po kërkon dhjamë nga hiçi,

pa pikë ujë… pi veç viçi!

 

𝐕𝐀𝐋𝐈𝐔𝐌𝐈

 

Majmuni pa pikë talenti,

me shkollë të lartë laneti.

Pyet udhës një ari:

-I ke parë librat e mi?

-I lexoj kur s’më merr gjumi,

më të mira se Valiumi…

 

𝐉𝐀𝐒𝐇𝐓𝐄̈

 

Gomari në dikaster,

doli për kontroll njëherë.

Dhe shkoi ashtu vrik

në spitalin psikiatrik.

I tha kalit me të rënda :

-Sa të sëmurë keni brënda?

U gjegj Çilua*: -Pesë a gjashtë…,

më të shumtët ndodhen jashtë.

Çilo*- një kalë ngjyrë gri në të bardhë.

 

 

1.MENDJE

Zebrushi shum’i stresuar

se mendja i kish mërguar.

 Shkoi pathoi psikiatër

dhe u ul atje në vatër.

Derdhi gjithë njohuritë

se e shëroi një ditë.

 Zebrushi gjithë emocion,

doktorin në sy e vështron:

-Të puth ballin, or lum miku,

më ktheve atë që iku!

 

2.MJELLMA dhe PULËBARDHA

-Mjellmë, moj,-tha Pulëbardha,-

pse i shan bluzat e bardha?

Teksa i vlerëson kushdo,

ke a s’ke respekt për to ?!

 -Kam si s’kam, o ç’ma ka ënda,

kur kanë humanizmin brenda…

 

3.E FOLURA

Një cjap porsi i ndërkryer,

troket tek mjeku në derë:

-S’di pse jam gojëmbërthyer,

kur takohem me të tjerë?…

 Psikiatri e qeton:

-Sot nuk ka shumë sekrete,

në këtë kohë tranzicion,

shumica flasin me vete!