loader
Loading...
Rënia e magjisë së celuloidit shqiptar në vitet ‘90 dhe artisti Albert Verria si shkrimtar

Kur nisi kriza e filmit në Shqipëri, në vitet ’90, të parët që u tronditën ishin protagonistët e vërtetë të këtij arti. Godina e ndërtuar në stilin sovjetik.E njohur si Kinostudio "Shqipëria e Re",që mbante brenda saj dhe përreth rreth 800 të punësuar,nisi të ftohej dhe të boshatisej. E ngritur rreth vitit 1952,ajo humbi ngrohtësinë e krijimtarisë dhe u përfshi nga një heshtje e rëndë.Emigrimi u bë rruga e shumë prej ikonave të kinemasë shqiptare.Prodhimet në celuloid nuk kishin më vlera të mirëfillta artistike.Filmi, që sipas studiuesve kishte hyrë në Shqipëri, që në vitet 1911-1912, kishte pasur shfaqjet e para publike në qytetet si Shkodra dhe Korça.Pas Luftës së Parë Botërore, me nisma private, u ngritën edhe sallat e para të kinemave në qytete si Vlora, Korça, Tirana, Shkodra dhe Berati. Por, në fillim të viteve ’90, ato mbetën bosh,të harruara.Nga ai lloj trazimi u krijuan disa institucione të reja.U caktuan punonjës me rroga shtetërore. Por qëllimi i tyre ishte më shumë ruajtja e trashëgimisë në celuloid, sesa krijimi i vlerave të reja.Kutia magjike projektori i dikurshëm i ëndrrave u shterua. Ishte si një fjord i hollë e i tejdukshëm,që nisi në vitet ’90 dhe solli me vete një mjegull të dendur.Një murosje të heshtur,që përthithi gjithë bukurinë e artit filmik shqiptar.Gjithçka u shpërbë me trishtim.Ëndrrat e prodhuesve shqiptarë të filmit,mbetën si shkëmbinj të vdekur në errësirë.Ose si diamante të fshehur thellë,me shpresën se një ditë do të shumëzoheshin në kohë.Por për shumëkënd, gjithçka mbeti pikëllim i muzgut,një heshtje me trishtim.Kujtimet, që lëndojnë.Po të çiflosje celuloidët ato shirita që mbështjellin rrodhanët e kujtesës ,do të gjeje aty historinë e vërtetë të kinematografisë shqiptare.E nisur zyrtarisht rreth vitit 1952. Ajo shënoi kulmin deri në vitet ’90, dhe më pas nisi zbaticën.Shiriti gërvishtet,ndërpritet.Dhe herë pas here përpiqet të vazhdojë me valë baticash,që vijnë e shkojnë pa forcë.Nuk ka dhimbje më të madhe sesa të kujtosh ato prodhime të bukura shqiptare në celuloid. Kohët që erdhën më pas, ishin të turbullta. Në atë vorbull të zymtë, shumë nga krijuesit dhe prodhuesit e këtij arti mbetën të ngecur në baltovinën e harresës dhe ndryshimit. Një artist mes dy kohësh: Albert Verria.Për xha Sulon artistin e madh Albert Verria,pleqëria erdhi herët.Ishte ende rreth të tridhjetave kur nisi të gdhendej në celuloid si figurën e njeriut të moshuar. Bashkëkohësit e tij,ata që e ndanin skenën dhe ekranin,ose ndjenin nevojën të shtegtonin larg për të gjetur një vend për artin e tyre,ose hynin në një garë të çuditshme me kohën.Mes tyre,një fenomen i pazakontë mbeti Albert Verria.Në rininë e tij, ai jetonte pleqërinë, ndërsa në pleqëri përjetonte rininë.Nuk synoj të skalit portretin e një “Artisti të Popullit”, dalta ime është e vogël dhe veglat më mungojnë.Por dua t’ju tregoj më qartë fushën ku ai punoi me përkushtim në vitet e fundit të jetës, pak para se të mbyllte sytë.Brazda pas brazde,puna e tij e palodhur u përhap gjithandej,duke lënë pas një trashëgimi të pasur.Albert Verria,një nga aktorët më brilantë të kinematografisë shqiptare,në vitet e fundit të jetës iu përkushtua artit të fjalës.Ai shkroi dhe botoi libra,që pasqyrojnë shpirtin dhe reflektimet e një artisti të vërtetë.Ndër botimet e tij janë:Rrëfim paradoksal.Deshifrimi. Misteri!  Një yll,që nuk shuhet.Në konstelacionin e yjeve të kinematografisë shqiptare, Albert Verria mbetet i pavdekshem. Ashtu si edhe ardhja e tij në këtë art.U shfaq për publikun shqiptar si një vegim boreal. I papritur dhe mahnitës. Por ende e pazbuluar mbetet forca nga e cila buronte gjithë ai potencial artistik dhe letrar.Sikur të mund ta përpunonim atë tharm krijues...Por risitë dhe traditat,që po ndryshojnë kaq befasisht dhe çmendurisht, po shemben përpara nesh .Si një ndërtesë e madhe, që digjet pa kthim.Dhe bashkë me të, po venitet ajo pjesë e gjeneratës, që solli filma, këngë dhe art të paharruar.Ata njerëz dhe ato vepra mbeten të papërsëritshëm.Ishin filma,këngë dhe melodi të mbushura me nur dhe hire.Ëmbëlsisht si mjalti, bukur si vetë bukuria,një bukuri, që s’e dinim prej cilit element të shpirtit krijues kishte lindur. Embëlsisht,bukurish,muzikalisht....Udhë e gjerë përtej jetës.Në botimin"Misteri",artisti Albert Verria shkruan:“Vdekja e një njeriu nuk është një fund,por një stacion i thjeshtë ndërmjetës në një varg të pandërprerë rilindjesh.” Buda. I nisur nga ky postulat i udhëheqësit shpirtëror të Budizmit,Albert Verria udhëtoi nëpër udhëkryqe të mbushura me mistere, që shënojnë çastet më të rëndësishme të jetës njerëzore.Ardhja në jetë, ajo përpëlitje e syve të sapolindur përballë dritës.Është siç thotë ai ,një ravijëzim i çmendur dhe befasues ngjyrash.Një endje brenda një konstelacioni tokësor.E mistershme është edhe ikja largimi i njeriut drejt qiejve të Zotit. Dhe s'mund të mos na kujtohet Lasgushi, poeti ynë i madh, që shkroi: “Fluturoi dhe shtërgu i fundit madhështor me shpirt të gjorë…”Ardhjet dhe ikjet e njeriut në këtë botë mbeten të mbështjella me mister.Kërkimi i autorit për këto enigma të pazhbërshme, që kanë ndjekur brez pas brezi, nuk është thjesht një meditim personal. Por një përpjekje për të kuptuar vetë jetën njerëzore ,atë që nis diku në një cep të galaktikës,e vazhdon këtu,në këtë tokë.Ne jetojmë përditë.Ndërsa fryma jonë, ndoshta frymon diku përtej hapësirave ,që njohim.Dhe për të matur këtë udhëtim,nuk mjafton asnjë njësi matëse.E quajmë thjesht:udhë e gjerë.Një udhë ,që nuk njeh kufij të zakonshëm.Ajo shtrihet përtej çdo përmase njerëzore.Disponon përmasa mrekullisht të mëdha,se rrugët e zakonshme.Kështu edhe në përmasa mbetet e gjerë. Studjues,poet,filozof,udhëheqës shpirti nuk e kanë përcaktuar dot gjerësinë dhe madhësinë e saj.E tham apo jo, që autori A.Vërria e ka nisur me postulatin e Budësi.Dhe duke marrër si pikë referimi këtë rast,autori ka nisur një udhëtim të gjatë,të thellë,nëpër misteret e jetës njerëzore.Edhe ky autor sikurse mjaft autorë të njohur shqiptarë është marr në këtë botim me dy nga faktorët kryesore të gjithckaje në univers sic është:drita dhe errësira. Drita e shpirtit është mirësia.E kundërta e saj mbetet errësira.Prania e shpirtërave errësirë tregon, se drita ekziston.Errësira e thellë është “territori gjeografik”i djallit.Kjo mbiquhet “mbretëria” me sovran djallin.Territoret e saj.Krejt historia e njerezimit i ka vendosur emrin skëterr.Aty, s`buron shpresa.Aty progresi njerëzor rrëzohet. Spirituali Osho shkruan:"Urtia nuk vjen prej diturisë,vjen prej dashurisë.Urtia nuk ka lidhje me logjikën,por me dashurinë. Dija varet nga logjika e mund t’ju japë një nocion të rremë të qenies, sepse dija është imituese.Mund të përsërisni thënie të papara të udhehqësve , e duke i tejzgjatur ato thënie do të hipnotizoheni, do të filloni të besoni. Do të filloni të mendoni se dini, por dini një hiç’’.Në,ç’orbitale vërtiten kështu fjalët,që nxjerr pena e autorit ,por që përndritjen argjendore kanë.Mirësia ,është e ngrehur në orbitën e Perëndisë.Mirëpo,një grup filozofësh të çuditshëm, esencën e saj e sjellin në traktate të tyre.Utilitaristët,sa të befasishëm janë më shprehjen :”E mira më e madhe e numrit ,më të madh”.Skalitësi i thellësive,Sokrati athinas me thënien :...bërjen e shpirtit sa më të mirë,të ishte e mundur.” Pseudionisi: Ҫ’do gjë,që rrjedh nga Zoti,është e mirë. Në kërkim të rrënjëve:Drita,errësira dhe kuptimi i së keqes.Ku t’i zbulojmë rrënjët e origjinës, vendlindjen e shpirtit, përveçse,prore tek Zoti ynë?Dihet: në fund të fundit, është errësira ajo që na pret. Poetët,që gjithnjë flasin në gjuhë ngjyrash,përshkruajnë këtë errësirë si një natë të zezë, të pafund, pa yje.Ngjyra, që i identifikon, ndonëse s’është katran, buron prej tij. Është katran.Grykësia një tjetër formë e errësirës nuk ngopet kurrë,helmon me helm pa masë. Nuk është pemë,por kalb pemën e dashurisë njerëzore.Një natyrë e egër njerëzore,që na rrëmben.Përse kaq shpejt thahen fletët e mirësisë?Identifikimi i së keqes është i shumëllojshëm. Male të larta ndajnë të mirën nga e keqja, por e keqja shpesh zbret në heshtje, si errësira që mbulon lulet me erë mjalti. Naimi poeti ynë rilindës përtej ngjyrës, i dha së keqes edhe emra: vuajtje, dhimbje, padrejtësi. Sokrati e quajti të keqen mungesë të diturisë.Platoni besonte se njeriu lëviz nga errësira në dritë, nga injoranca në dije. Ndërsa Plotini e përshkroi më poetikisht:"E keqja është hija e errët e portretit, e cila lartëson më shumë bukurinë e imazhit." -A thua vallë, këtë ka dashur të thotë edhe Albert Verria në librin e tij "Misteri"? Rruga e reve të bardha dhe udhëtimi përtej kohës.Çfarë kërkonte Albert Verria në kërkimet e tij drejt pafundësisë?Në librin Misteri, ai na shtyn të mendojmë thellë.Dhe përtej kufijve të dukshëm të jetës. Njësoj si pyetja e njohur që një nxënës i bëri filozofit Osho: “Osho, pse rruga jote quhet: Rruga e Reve të Bardha?” Dhe Osho iu përgjigj duke cituar Budën në prag të vdekjes: “Do të zhdukem, siç zhduket reja e bardhë.”Reja e bardhë ajo që nuk ka rrënjë.Që s’ka cak,që vjen nga asgjëja dhe shkon në asgjë simbolizon jetën si mister. Ajo nuk ka qëllim të përcaktuar, nuk ka destinacion.Pluskon.Jeton si dukuri e pastër dhe lundron nëpër gjithësinë shpirtërore, pa qëllim, pa frikë, pa pengesë. Edhe Verria, në këtë udhëtim poetik e filozofik, përpiqet të prekë të njëjtat shtresa të padukshme të jetës Ai na kujton se urat shpirtërore, ndonëse të padukshme, shkurtojnë distancat më të gjata Ura prej diamanti e qelqi, ura gurësh ku nuk kalojnë njerëz ,por mesazhe lajme nga eteri, që kanë ardhur qëkur planeti ynë nisi të rrotullohej në univers.Këto janë mesazhe, që i sjellin engjëjt, jo mashtrime, por realitete të thella. Thirrje profetësh e shenjtorësh, që na zgjojnë nga gjumi. Fjala e shkruar, thotë Verria, është si ajri i mëngjesit pikë vese mbi varrin e askujt. Ajo zbret nga shtresat më të larta për të prekur gjumin tonë të dremitur.Ai i afrohet misticizmit me ndjeshmërinë e një artisti,që e ndien botën,jo vetëm si imazh,por edhe si frymë. Çuditërisht nuk janë gjepura ,mirëpo si kudo misticizmi ka brenda edhe vetë shpjegimin e emrit,fshehësin dhe thellësinë .Duke folur për këtë gjë dua të them se tek rrugët e shpirtit,shenjtorët e tij i ka shoqëruar nëpër kohëra e shkruara ,fjala e saj,poezia .Madje një shenjtore, quhej Rabije ajo kur binte në ekstazë mistike thurte poezi shumë të bukur për Zotin e sa . Sepse poezia pa frymëzim hyjnor s’është më poezi është thjesht vargëzim. Dhe kështu, artisti nuk është më poet i fjalës, por vargëtar, një vozitës i boshësisë. Por Albert Verria nuk ndalet vetëm në metafizikë.Ai pyet: A ka humbur njerëzimi gjurmët e qytetërimeve të vjetra? Çfarë kanë mbetur nga ato shoqëri që i fshiu koha? A janë piramidat e kristalta në fund të oqeanit ,një portë drejt misterit të Bermudës? Përmëndja e Herodotit,Strabonit,Artur Evans tregon për njohurit e këtij autori në fushën historike.Dihet, që Herodoti i lindur në Halikarnas rreth vitit 484 - 425 p.e.s.) dhe udhtimet e tij në Evropë, Azi dhe Afrikë ku vizitoi krahina të gadishullit ballkanik si Ilirinë, Trakinë e Maqedoninë,ishte autor i veprave antike edhe njihet si :”babai i historisë”.Edhe Straboni i lindur në Amasia të Pontit( Turqia e Sotme) diku rreth vitit ‘63 p.e.s dhe vdiq rreth vitit 20 të e. s. Përpos udhëtimeve të shumta që bëri nëpër pjesët e perandorisë romake si Greqi,Azi, Itali dhe Egjipt, ai kaloi edhe një pjesë të jetës në Romë ,duke u mbështetur në veprat e autorëve të ndryshëm antik Artemidori, Eratosthenit,Apollodorit, etj shkroi veprën "geographica" (Gjeografia) e cila përbëhet nga 17 libra. Përmendja e Artur Evansit duhet të përbëjë një befasi për shumë autorë . Evans është autor, por jo shumë i njohur në nivelin e dy historianve të hershëm .Ilyria është emri i dhënë në rajonin e lashtë të Ballkanit në bregdetin e Adriatikut,prej nga historianët e Ballkanit besojnë se rrjedhin shqiptarët e sotëm.Kjo punë ndriçuese nga arkeologu i famshëm,Arthur Evans,shqyrton jetën e ilirëve të lashtë dhe përmban shumë njohuri të thekshme në rajon. Duke u mbështetur në udhëtimet e tij në vitin 1880,paraqet për herë të parë nga Evans, Ilirin e lashtë në fushën historike ,në një analizë origjinale nga vendet e ndryshme arkeologjike të rajonit duke ndërtuar një histori të plotë dhe interesante. Është në të vërtetë një pikë takimi interesant mes një autori si A.Verria artist kinematografie dhe A.Verria autorë botimesh të cilat shpesh e më shpesh marrin trajtën jo më të një botimi artistik por edhe historik e shkencor.Dhe kështu, Albert Verria, nga një aktor i kinemasë shqiptare,shndërrohet në një udhëtar filozofik një zë që ndërthur artin me historinë, poezinë me dijen, fjalën me shpirtin. Sepse A. Verria nuk ishte thjesht një aktor, por një kërkues i urtisë, një udhëtar drejt zemrës, jo vetëm drejt mendjes. Kjo është pikërisht ajo që Osho e ndan në mënyrë të qartë:Dija është e jashtme, e grumbullueshme,dhe e rikthyeshme si përmes një biblioteke ose kompjuteri.Urtësia, në të kundërt, është e brendshme, e lindur nga dashuria,rritet në zemër dhe e ndryshon njeriun, jo përmes informacionit, por përmes transformimit të qenies, pra ky rast ngjan sepse Albert Verria nuk kërkonte vetëm dije, por kërkonte atë që i jep shpirtit dritë:kuptimin, shpirtëroren,mistiken,thellësinë.Duke shfrytëzuar urtinë e Oshos në këtë kontekst, Verria në një udhëtim të brendshëm,përmes rrugëve të dashurisë dhe shpirtit,larg nga mendja që grumbullon, dhe afër zemrës që ndriçon.S’ka kompjuter të krahasohet me trurin e njeriut.Është pothuajse i pafundem dhe prapseprapë krijon iluzionin e madh të të qenit i zgjuar.Uria është fenomen krejt tjetër.Vjen përmes dashurisë, rritet në zemër, është një lule zemre.Dhe, rrugët e zemrës janë komplet ndryshë nga ato të mendjes.Sannyas është kërkimi për urti. Nuk dua t’ju jap dije këtu, nuk jam mësues, që jep dije, por mjeshtër,që jep qenie. Një mjeshtër nuk ju mëson,përkundrazi,ju ç’mëson,ju shkufizon,ju ndihmon të udhëtoni nga mendja drejt zemrës. E kur mbërrini atje jeta rreh me energji të reja: dashurinë. Jo se jeni bërë më të dashur tani, por vetë dashuria.Nuk është punë të qenit në marrëdhënie dashurie,por në gjëndje dashurie: duke ecur,fjetur, me të tjerë ose vetëm, me njërëz apo gurë, nuk ka ndryshim, rrezatim dashurie.Bëhet parfumi juaj i natyrshëm që është prova e parë e së mirës,që sa vjen e jep dëshmi të reja.“Nëna e arteve të dobishme është nevoja,- thotë një filozof. Ajo e arteve të bukura është tepria.Të parët kanë si baba intelektin. Të dytët gjenin .Ç’janë artistët ,krijuesit e veprave të dobishme ? Ata ndriçojnë mendjen njerëzore me veprën e tyre duke ndikuar në formimin qytetar.Rruga, që nuk përshkohet nga drita është errësirë. Dhe përse na duhet ndriçimi.Intelekti është thjeshtë medium i zbërthimit të motiveve i gjetjes ,kuptimit të tyre.Një njeri normal ka 2/3 vullnet dhe 1/3 intelekt. Një poet,shkrimtare apo artistë ka 2/3 intelekt dhe 1/3 vullnet. Ajo, që quhet çast përkushtimit nuk është gjë tjetër veçse çlirim i intelektit. Me këtë fuqi shpirtëror ndikon artisti,poeti dhe shkrimtari në qytetarin tonë. Në këtë kuadër vlerësimi dhe roli i një krijuesi mbetet i rëndësishëm në formimin qytetar.Në këtë prizmë të kësaj ideje do të shqyrtojmë edhe fenomenin Verria. Është një fakt i pamohueshëm ,që shekujt e mëparshëm kanë njohur gjeni në disa fusha të jetës njerëzore,duke i sunduar ato me gjenialitetin e tyre ,ku si bazë kishin talentin ,bën vërtetë art , produkt i një kosto jo të vogël shpirtërore. Kinemaja në këtë vend ka njohur edhe gjenit e saj edhe pse vitet e fundit ajo gjëndet në agoni.Divët shqiptarë si: N.Frashëri,S.Prosi,K.Roshi,V.Manushi, e kanë lënë jetën njerëzore, tjerët si Albert Vërria e rigjeti veten duke lënë gjurmë në një fushë tjetër.Kështu talenti i artistit nuk u zbeh,ndërkaq vetëm ai u transformua në një mënyrë krejt tjetër.Është një pus i thellë,i gjerrë dhe pafundësisht i pashtershëm,talenti i A.Vërrisë.Fusha e letrave, që ai ka guxuar të hyjë nuk ishte thjeshtë një provë e rradhës,por në të vërtetë përbënë një sfidë.Albërt Verria në fushën e dytë nuk vjen thjeshtë për të përdorur emrin e tij nga fusha e kinematografisë dhe në rastin më të keq të sillte si shumica e miqve apo kolegëve të tij,kujtimet e kohëve të shkuara.A.Verria gatoi edhe në këtë lëm ashtu sic di të gatuaj ai.Pena e tij lëroi tokë të sertë ,sic shprehet një poet.Pena e tij prodhoi ato,që tregut të tejfryrë shqiptarë, sot i mungojnë.Prodhoi letërsi.A.Vërria nuk është futur në këtë fushë thjeshtë të shkruaj kujtime,por nëpërmjet kësaj të fundit të bëjë letërsi dhe të jap një shëmbull tjetër të shkëlqyer të talentit të tij. Vetëm me tre botime ,ai tregoi se e njihte mjaftë mirë,këtë fushë të sertë e nazelie. Vetëm me tre botime.A.Verria mundi ta rendiste veten ndër krijuesit me vlerë ,për të cilët lexuesi mund të gjeje, vërtetë letërsi.Por,artistiA.Verria mundi të tregojë atyre, që kanë një jetë dhe janë lodhur në këtë udhë si gatuhet mirë dhe bukur ,si bëhet në të vërtetë letërsi ,letersi bashkohore.Gjithkush, sot ka lexuar dhe lexon botime të cilave u mungon censura dhe tregu,por botimet e këtij artisti janë të një vlerë krejt tjetër.Përmbajnë vlera dhe lexuesi mund të gjejë aty gjithcka.Nëse një kritik do të merret më fabulën dhe stilistikën, mënyrën e ndërtimit dhe personazhet do të zbulojë se autori i këtyre tre botimeve është një autor bashkohor në fushën e letrave shqipe.Në këtë kuadër, fenomeni Albert Verria është një rast i veçantë dhe i pamohueshëm. Ai, që prej dekadash u shqua si yll i kinematografisë shqiptare, tregoi më vonë se talenti i tij është një pus i thellë, i pafund dhe i pashtershëm. Fusha e letrave nuk ishte për të thjesht një eksperiencë e kalimtare,por ishte një sfidë e re dhe serioze. Verria nuk u mbështet në famën e tij artistike për të rikujtuar kujtime, si shumë prej bashkëkohësve, por krijoi letërsi me vlerë të thellë.Me vetëm tre botime, ai renditet ndër krijuesit e rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore shqipe, duke treguar mjeshtrinë në ndërtimin e fabulës, stilin dhe personazhet. Vepra e tij përmban vlera që mungojnë në tregun sotëm letrar,duke treguar se arti i mirë kërkon përkushtim dhe një thellësi shpirtërore të pazëvendësueshme.Albert Verria na jep një shembull se si mund të rigjesh vetveten dhe të krijosh në mënyrë të re dhe autentike, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në dy fusha të ndryshme të artit: kinematografinë dhe letërsinë.Kjo është një dëshmi se talenti i vërtetë nuk shuhet, por transformohet dhe shpaloset në dimensione të reja.