( Dokumentar për këngën e “ Konovakës” dhe vlerësime për personalitetet e këngës pilurjote). Në datën 28.5.2025 në kinema “ Millenium” të mbushur si rrallë herë u çfaq në javën kulturore të Bashkimit Europian, dokumentari me titullin orgjinal “ Vendçe” që kishte si subjekt grupin “ Bejkë e bardhë” në përgatitjen e këngës së “ Konovakës” në FFK Gjirokastër 2023 Dokumentari ishte përgatitur nga regjizori i talentuar LORIN TEREZI. Po mbrëmë më 30.5.2025 në Pilur u rishfaq ky dokumentar me prezencën e Ambasadorit të BE ziotit Silvio Gozates dhe stafit të tij. Ambasadori përshëndeti banorët e fshatit Pilur dhe grupin e këngës Gjithashtu të pranishëm ishte edhe kryetari i Qarkut Vlorë zoti Elvis Moçka së bashku me stafin e tij të cilët vlerësuan simbolin e këngës pilurjote Vasillo Koka, legjendën e fyellit pilurjot Milto Gjiçali dhe moderatoren dhe poeten e talentuar Shqiponja Veshaj Pazaj. Atmosfera e kësaj mbëmjeje kaloi ashtu siç dinë të organizojnë e presin dyert dhe zemrat e pilurjotëve. Tej Rrapi në qafë kuvendojnë dhe festojnë njerëzit dhe perënditl, deti, toka dhe qielli!
KËNGË DHE ERË!
Sapo u mbyll edicioni i gjashtë i
festivalit folklorik “ Netët e Bejkës bardhë” dhe përveç lodhjes fizike, në
mëndje ende më trokasin motive këngësh vëndçe, ritme vallesh, duartrokitje të
vazhdueshme, përshëndetje personalitetesh dhe erë, erë e vazhdueshme në flamuj,
dekor, bredha dhe në rrapin e sheshit. Morrën pjesë rreth 18 grupe konkuruese
dhe përshëndetëse me rreth 200 artistë amatorë dhe profesionistë. Për këta të
fundit, Asamblin shtetëror të këngëve dhe valleve një falënderim të veçantë për
përkushtimin, gadishmërinë por mbi të gjitha për përjetësimin e këngëve dhe
valleve tëPilurit! Në këta 200 artist rreth gjysma ishin artistë të rinj dhe të
tjerët të ritur e moshuar nëpër skena si Golik Jaupi, Milto Gjiçali, grupi i
Dukatit,Leni Mërkuri ,10 Shqiponjat e Tërbaçit, Guriu i Mallakstrës etj, Por
zemra të bëhet mal kur shikon që krahas Milto Gjiçalit i bie dyares Niko nipi
që përveç ankthit të motiveve baritore, kapërxen edhe ledhin e thatë të
opinionit të moshës U interpretuan rreth 70 numra me këngë e valle të cilat
sivjet ishin me shumë cilësi , pati edhe disa tendenca të izoluara për të
rikthyer në skena në emër të moshës së krijimit edhe këngl me karakter
religjioz që u zbehën si hiri kur digjet letra Konkurenca ishte e lartë dhe
juria nga më profesionalet në fushën e folklorit me shumë mënçuri e barazi dha
këto vlerësimr
Çmimi i parë “ Lefter Çipa” i jepet
grupit” Saranda”
Çimi i dytë “ Maliq Lila” i jepet
gripit të Dukatit
Çmimi i dytë” Maliq Lila” i jepet
grupit” Djemtë e Bogonicës( urime dhe vazhdimësi!)
Çmimi i tretë “ Feti Brahimi” ju dha
grupit të fë rinjve të Delvinës
Çmimi i tretë “ Feti Brahimi” ju dha
grupit” Djemtë e lumit bardhë”
Çmimi special “ Haxhi Dalipi” ju dha
grupit legjendë të Bënçës
Çmimi vlerësues ju dha grupit “
Nektari i polifonisë”
U dhanë edhe çmimet individuale
Marrësit më të mirë me titujt
“ Dhimitër Varfi”
“ Ermioni Mërkuri”
Kthyesit më të mirë me titullin
“ Qirjako Bala” dy artistë
Hedhësit më të mirë me titullin
“ Leni Mërkuri@ dy artistë ( emrat ekëtyre artistëve nuk i disponoj për momentin) Çmimi i parë pati edhe një vlerësim prej 1000 eurosh, vënë në dispozicion nga presidenti i “Rexhina grup” zoti Vasil Bedinaj ndaj të cilit gjej rastin të bëj një falënderim publik më emrin tim personal, Asamblit folklorik “ Bejkë e bardhë”,të banorëve të fshatit Pilut! Falënderim edhe për Bashkinë Himarë dhe kryetarin e saj zotin Vangjel Tavo! Falënderim për ata që na nderuan me pjesmarrjen dhe kontributin e tyre! Falënderim edhe për banorët e fshatit tim Pilur! Dy netë të bukura magjike në sheshin e këngës. Këngë e valle të bukura, këngë erë, erë , vallëzim pa fund!