loader
Loading...
Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk mund të maten

Kemi dhënë të gjithë një fjalë,

Jemi lidhur besa besë,

Një shqiptar po mbeti gjallë,

Gjuha Shqipe kurrë s’do vdesë! 

Këto janë vargje të Naimit të madh, që mësues Bedriu na i recitonte në ç’do orë  mësimi letërsie. Shikojeni me vëmëndje këtë foto. Sa bukur, thjesht dhe pastër, ashtu si dhe zemra e tyre rreh. Këtu janë nxënësit e klasës së pestë të shkollës 9 vjeçare “Shuko Dalipi” në  Nivicë  të  Kurveleshit dhe mësuesi kujdestar Bedri Lopa, bir i po  këtij  fshati.


( Në foton që shikoni ulur nga e majta, Alush Kuka,  Xhevahir Gjoni, Engjëllush Sejdiu,Dallëndyshe Bega, Mentor Ruci, Sabri Kuka. Lart djathtas, Vezir Balili,  Jaho  Xhebro,  Pilot Bega, Sadik Hazizi, Vladimir Kadena, Novruz Lila, Asllan Shabani, Koçi Koçiu, Aziz Ruçi, Vito Lila,  Dona Matuka, Fajke Dajko, Engjëllush Xhoshi, Dhurata Xhufi, Vito Balili,  Behare  Lopa, Vito Matuka, Aferdita Hoxha, Engjellushe Hita, Beho Lena,  Engjellushe Shehu, Sanie Bresho, Mësuesi Bedri Lopa Avdul Kacupi. Shënim.(Në këtë foto mungojnë emrat e dy personave që ju, që do ti lexoni do ti dalloni e do ti idendifikoni)                                  Mësuesi është ithtarë i të menduarit,  se karakteri i nxënësit dhe formimi i personalitetit të tij, është proces i mëndjes. Kryesore është se mësuesi duhet të hyjë në realitetin e nxënësve. Kjo do të thotë se ai duhet të njohë deri në detaje nga ç’familje vjen nxënësi, cila është fizionomia sociale e saj, si është organizuar jeta në familje, cili është autoriteti më i lartë në familje, roli arsimor e edukativ i familjes etj. Ai duhet gjithmonë ta mbajë ndezur flakën e kërshërisë dhe mobilitetin kreativ të nxënësve. Kryesore është se ai duhet të hyjë në realitetin social të nxënësve. Edukata fillon në shtëpi, vazhdon në shkollë, ndërsa e prish rruga. Vetia e veçantë e mësuesit është t’i  frymëzojë nxënësit në procesin e të nxënit. Për këtë qëllim ai përdor të kaluarën e tij, fëmijërinë, traditën, kulturën familjare, kujtimet. Të gjitha këto, kur bëhen pjesë e punës pedagogjike reflektohet edhe frymëzimi. Mësuesit duhet të ndihen të nderuar që janë pjesë e ngritjes së nxënësve, ashtu si në këtë foto, ku mësimdhënësi Bedri Lopaj është shkrirë një me nxënësit, me qëllim që ta bëjnë shoqërinë më të barabartë  me, më shumë vlera dhe të mirë. Po le të kthehemi pak tek jeta dhe aktiviteti i mësimdhënësit Bedri Lopa. Ai u lind në Nivicë të Kurveleshit më, 28 Janar 1948 në një familje tejet të varfër. Erdhi në jetë nga dy prindër të urtë, punëtorë,  fjalëdashur e të përkushtuar, nga Hitua dhe Filxhanja, e bijë  e Nexhip Matës nga Gusmari. Bedriu ishte fëmija i parë, gëzimi i parë  edhe pse në tejskamje,  prindërve u shëndriste fytyra. Pas tij do të vinin në jetë, Baftjari, Xhelili, Nexhipi, Zelko, Ikmeti, Beharja, Kajo, dhe Manja. U mbush hauri plot. Edhe këtu në malësi të Kurveleshit jeta gëlon, ashtu si vetë historia e kësaj Krahine. Bedriu arsimin shtate vjeçar e kreu në vëndlindje, më pas do të rregjistrohej në gjirokastër ku do të stjudonte për gjuhë letërsi dhe do të përfundonte në shkollën “Jani Minga “ në Vlorë. Vëndi kishte nevojë për kuadro. Kështu një mëngjes gri, kur qielli duket sikur është përthyer midis natës dhe ditës, ai do të fillonte punën si mësimdhënës në  shkollën e Nivicës. Ishte i pasionuar për letërsinë. Pas tre vite punë ai do të kryente shërbimin e detyruar ushtarak. Pas përfundimit ai do të rikthehej sërish në shokllën e Nivicës në mësimdhënje. Bedriu lexonte por mundësitë ekonomike i kishte të  pa mjaftueshme, ndaj edhe pse i dilte e drejta e studimit, ai nuk kishte mundësi  financiare, për ta vazhduar shkollën. Ai krahas punës në  shkollë, aktivizohej edhe në  jetën sociale. Ai do të caktohej në  detyra shoqërore, në  organizata të ndryshme. Për disa kohë, ai  punoi si sekretar i “Komunës Kurvelesh”. Ishte njeri i drejtë dhe i ndershëm. I tillë do të kujtohet në breza.!

Mesonjesi i parë në  fshatin Lekdush. Atdhetar aktiv i shoqatës “Vatra” dhe gazetar i “Diellit”, në  Boston

 

SINAN TARE KERPI

 Gjuha shqipe, më e lashta në kontinentin plak, është  visari më  i  çmuar që  ka krijuar  geni shqiptar. Eshtë  pikërisht ky gen me të  cilin shqiptari ka ruajtur idenditetin dhe pastërtinë  e gjuhës dhe të  rracës,  është  një  fosil i gjallë  i pellazgjishto-ilirishtes. Kjo rrugë e gjatë  dhe me shumë  sakrifica, do të  ndiqej edhe nga atdhetarët e trevës së  Labërisë.  Vitet e para të  shekullit XX,  do të  ngelen si shkallët e fundit të  daljes nga errësira në  dritë.  Mësuesi i shqipes në  “Robert kolegjin e Stambollit”  I Madhi Sali Nivica kërkonte hapjen e shkollave shqipe edhe në trevën  malore të  Kurveleshit. Të  njëjtën  gjë  kërkonte edhe Sinan Kërpi dhe shumë patriotë    tjerë. Sinan Kërpi kthehet nga mërgimi dhe çel shkollën e parë  shqipe në fshatin Lekdush pas asaj të  Nivicës dhe Progonatit. Sinan Kërpi u lind në  Lekdush të Kurveleshit më, 5 Qershor të  vitit 1880,    një  periudhë    ndritur të  historisë  tone,  atë    Lidhjes së  Prizerenit. Ky shekull i shkëlqimit të  rilindasve tanë,  të burrave të  kombit. Sinani u lind në  një  kohë,  kur fjalët dritë, dituri, liri, komb, atdhe, u ndien më  me force,    ndërgjegjen kombëtare. Në  gusht të  vitit 1890 Sinanin e merr i ati, Tarja i cili në  atë  periudhë    vështirë,  bashkë  me disa fshatrë të  tjerë  Lekdushash, shkuan dhe punuan në  Janinë.    fshatin Mosare të  Janinës Sinani do të  fillojë  shkollën dhe do të  përfundoje pesë  klasë  me rezultate të  larta. Kur ishte në  vitin e tretë    shkollës,  Sinani do të  kalonte pjesën më    trishtë  të jetës, babai i tij ndahet nga jeta. Menjëherë,  ai do të  kalonte në  kujdestarinë  e ungjit të  tij,  Nezim Kërpi. Ky burrë  i  nderuar pas përfundimit të  pesë  vjeçares duke parë  dëshirën e Sinanit e rregjistron në  gjimnazin e famshëm “Zozimea”  për të  përfunduar edhe këtë  me rezultate të larta. Në  shënimet e tij,  gjatë  kohës që  jetoi në  fshat Sinani kujton:    prill të  vitit 1919, pas 10 vjetësh në  mërgim,  në Amerikë  u ktheva bashkë  me disa bashkëfshatarët e mi. U dëshpërova shumë  për gjëndjen e rëndë ekonomike e më  shumë,  për mungesën e shkollës shqipe. Prandaj në  vjeshtë, 22 nëntor 1922 vendosa për të  hapur shkollën shqipe në  Legdush. Për këtë,  mu desh të  shkoja disa here,    Tepelenë dhe tre here    Vlorë, ku u takova me prefektin Said (Seit) Qemali  (Shurdhi) të  cilin e njihja pak që  kur isha në  shkollë në  Janinë. Në  këtë  kohë  vëndi ishte në  okupacionin e Italisë.  Edhe pse u përpoq shumë  për të  nxjerrë  vendimin,  por gjënte pengesa nga guvernatori  Italian i cili kërkonte që  tu mësohej edhe gjuha italiane. Kur prefekti më  vuri në  djeni për këtë, ai i thotë. Ҫ’thua kështu zoti Said, nuk mjafton që  na kanë  zënë vendin,  por duan dhe shkollë, të  na ndërrojnë  gjuhën. Por Saidi i  përgjigjet: -  Nuk do jetë  e largët dita, që  ti shporrim këta okupatorë.  Dhe më  tha se, vendimin do ta nxjerrim me hir apo pahir dhe përgjigjen do ta marrësh pas tre ditësh në  Tepelenë. Duke e falenderuar këtë  burrë   nderuar, u nisa për në  Tepelenë,  për të  pritur vendimin. Isha ulur në  kafenenë  e Ramo Totos nga Lekdushi. Aty më  vjen një  karabinier shqiptar dhe me lajmëron se më  kërkonin në  nën/prefekturë.  Aty më  priste nënprefekti Sulo Shehu dhe sekretari Sulo Bektashi.  Pasi më  pritën  duke qeshur me thane:- Urime Sinan, do na qerasësh se erdhi urdhëri telegrafik nga Vlora që,  në Lekdush do hapet shkolla dhe ti do te jesh mësuesi i  parë. U gëzova pa masë  dhe u nisa në  Lekdush,  ku ja dorëzova urdhërin Kryesisë  dhe pas tre ditësh u nisa për të marrë  ca libra abetare tek mësonjësi  Kol Kamesi, por gjeta belanë, se ai më  dha dhe ca libra italisht,  por unë  i refuzova dhe i thash ne nuk kemi mësuar akoma shqipen. E hapa shkollën më,  22 nëntor 1919, ku u regjistruan 64 nxënës djem dhe vajza. Në  fillim e hapëm shkollën në  haurin e Mete LLapit, e pastaj në  atë    Belul Zenelit. Nxënësit e paë  ishin, Bilush Shehu, Axhem Shehu, Nehat Serjani, Memo Gaxhaj, Luto Shehu etj. Nxenesit ishin të  zellshëm për të  mësuar. Nuk zgjati shumë dhe disa nga fshatarët duke mos e kuptuar rëndësine e shkollës  thane  se Sinani e bëri shkollën Amerikë    dytë. Kjo sepse  ai paguhej 250 lireta nga qeveria. Një  ditë disa bashkëfshatarë  kishin shkuar në  shkollë  ku ishin fikur zjarrin dhe i kishin nxjerrë  nxënësit jashtë.  Takova Rakip Xhekën dhe Shaqo Karanin dhe pasi I  pyeta , ata më  thane  se kemi marrë  urdhër nga Karabinieria e Progonatit që  ta mbyllim.Takova kryetarin e karabinerisë  dhe më  tha se nuk kam djeni, Aty kuptova se veprimi i bashkëfshatarëve ishte i pamatur dhe pasi ikën karabinierët,  fajtorët erdhën dhe mu lutën, që  ti falja. Duke më  ardhur keq për veprimin e nxituar nga mos dija vendosa ta lej këtë  çështje dhe të  vazhdoj mësimin Kushtet ishin të  vështira,  libra nuk kishin. Pas kësaj me grupin e pare  u nisëm në  Luftën e Vlorës dhe mësues në  fshat do te vazhdonte Muharrem Mullai.

 

 Grupi te rejave Legdush                                                                           Pamje nga Legdushi