KARRIGJA
Kur ra një ditë nga
karrigja e Pushtetit
Në rrugë ecte me
këmbë i dëshpëruar
Njerëzit që kalonin
krahas për në punë
Siç i kishte parë e
kishin shikuar.
Maj 2025
PORTIERI
Na ishte një mjek
Djall e shkuar djallit
Me vrap pas vizitës
Tek porta e spitalit
Sa vinte dikush
E kapte për krahu
Dhe thoshte me vete:
“Më doli sot gjahu”
-Nuk jam për tek ju-
I thoshte ndonjë.
Ai e tërhiqte
Dhe i thosh: S’ka
gjë.
Dikush tjetër
thoshte:
-“Kam gruan
shtatzanë”
-Eja ta shoh unë
Pastaj shko në radhë.
Njerëzit hallexhinj
Kishin gjet belanë
Me doktor “Portierin”
Që u mirr paranë.
Maj 2025
TIMONI
Po ç’pate moj e uruar
Me telefon nëpër duar
Me timonin të lëshuar
Kush të kishte
mallëkuar?!!!
Familja të kish
ormisur
Për rrugën ku ishe
nisur
Po nuk të la kokë e
krisur
Punën ta kishe
bitisur.
Timoni kapadai
Oh sa kish parë si ti
Të vërtiti në kanal
Thuaj shyqyr që je
gjallë.
KAMIKAZI
Imitoi kryebanditin
Shau, shkatërroi sa mundi
U bë shumë i neveritshëm
Nga qyteti dhe katundi.
Shpresonte të fiton famë
Vlerat e njeriut humbi.
NË FSHAT
Një ëndërr të bukur sonte përjetova
Sa shumë u shplodha dhe u lumturova!
Bashkëfshatarët ulur anash fushës sportit
Duke ndjekur ndeshjen siç ndodhte që motit.
Të rinj të moshuar, me dhjetra fëmijë
Kush nuk ka dëshirë mes tyre të rrijë,
Të dëgjojë batuta me humor me thumba.
Të gjithë si ëngjëj, të gjithë si pëllumba.
Ah moj kohë e bukur, ah moj kohë e shkuar
Që s’të gjej gjëkundi, që më je larguar,
Sa shumë të kam dashur me shpirt e me zemër
Tani të shijoj rrallë herë në ëndërr.
28 maj 2025
TI FJETE
Ti sonte e bëre
gjumin të qetë,
Unë disa herë u
përgjuma dhe u zgjova
Ti s’më ke faj, atë e
kam vetë
Që profesionin e
mjekut e zgjodha.
Ti sonte fjete nga
ankthi i çliruar
Këtë barrë tek unë e shkarkove
Ti vetë këtë e ke
kuptuar
Në momentin që u
vizitove.
Sa netë si kjo si kam
mbyllur sytë,
Sa netë si kjo jam
gdhirë pa gjumë,
Herë në krevat në
shtëpinë time,
Herë pranë vuajtësit
me halle shumë.
1 prill 2025
NË SHTRUNGË
Moj vashëz me sy të shkruar
Që pret rrugëve çdo natë
Pa më thuaj: “Me hamshorët
Gjete lodhje, a rehat?”
Pse s’martohesh me një burrë
Të kesh familje, fëmijë,
Por kalon qindra në shtrungë
Të bardhë, bjondë e të zinj?
21 MARS 2025
KAFENEJA
Sa dielli nxjerr pak syrin,
Si koshere kafeneja,
Tek-tuk ndonjë i moshuar
Mbushur me të rinj, të reja.
Më thotë një miku im
I ardhur prej Amerikës:
-Mese rroni ju shqiptarët
Në kafe gjithë orët e ditës?!!!
-A ta dish, o miku im,
Shumë prindër ç’i ka gjet,
Sot pleqërojnë fëmijët
Me mundime plot siklet.
ÇFARË PE?
Vjehrri, vjehrra në
divanë
Duke pirë çaj në
filxhanë:
-“Ç’pe natën?” -
nuses i thanë.
-Ca mjerushe, ca
mjeranë
Bërtisnin, tundën
dynjanë,
Dhe u puthën, dhe u
shanë,
Një fjalë të keqe nuk
lanë,
Vetë u pleksën, vetë
u ndanë.
12 mars 2025
FANTAZMA
Shijoi çfarë pa dhe dëgjoi në jetë
Profesionet me radhë, Partitë dhe Fetë.
I ngopur, pa ëndrra natën kishte fjetur
Një shoqe të jetës si veten kishte gjetur.
Pak e përkrahën, shumë e kishin sharë
Mendjen ai kurrë nuk e kishte vrarë.
Në biseda nga njerzit ishte pagëzuar:
“Fantazmë i pacipë, me tru lëngëzuar”.
KAMELEONI
I mjeri Kameleon
Çdo ditë rrugën e ndryshon,
Herë i qeshur të shikon,
Herë i vrejtur guvë, stogon.
Dje të mburrte me pasion,
Sot të shan e të mallkon,
Po qe se prej ty s’fiton.
Kameleoni mjeran
Dhe fëmijët bën kurbanë
Kur me të një mendje s’kanë.
6 mars 2025
PREMTIM FUSHATE
Sa zgjohet bufi i kënetës
Fillon i bie gërrnetës,
Skifterët, sorrat trumpetës,
Peshqit dhe ngjalat gavetës.
Me kërmij e me laraska
Me kafshë të holla, të trasha
Mbushet sheshi plot përplot
Fjalë e bufit i përlot.
“Sot do t’u them të vërtetën,
Kam për t’u ndryshuar jetën,
S’do ketë më fukarenj,
Pa diplomë e budallenj....
Lumthi kush do të jetojë
Në hijen time të rrojë!”
ZVARRANIKU I SHËRUAR
Zvarraniku i shëruar
Ndihmë fshatit kish kërkuër
Disa herë ishte betuar:
-Më besoni kam ndryshuar,
Shumë keni për të fituar.
Po më hipët prap në pemë
E mira do të mbuloj dhenë...
E dëgjuan mirë-mirë
Dhe të gjithë kthyen kurrizë.
Askush s’e besoi prapë
Mashtruesin që kish damkë.
FIRIFIU
Firifiu mendjelehtë
Në çast vendime merr
vetë.
Për të shitur, për të
blerë
Objektet me shumë
vlerë.
Nuk pyet më njeri
tjetër
Specialist a më të
vjetër.
Etja për xhepin e
madh
E bë me tension dhe
ankth.
Mendon natën i pa gjumë
Si do të fitojë më
shumë.
Gjitoni që ka në kra
Flë qetë, punon dhe
ha.
Paraja e madhe me
thes
Të thyen një ditë në
mes.
Luftojeni këtë ves!
1 mars 2025
FALIMENTIMI
Mori borxhe në të njohur
Sa s’kishin të numëruar.
Me bizneset që kish hapur
Shpejt kishte falimentuar.
Për kredinë që s’kish shlyer
Shtëpia ish konfiskuar.
Me çantën mbushur me celësa
Ecte rrugëve dëshpëruar.
Ndaj, o mik, kur harton planin,
Shtrij këmbët sa ke jorganin!
POROSIA
Më tha gjyshi fjalë me vend
-Mos shko pranë kur zihen qen
Ndrysho rrugën ec përpara
S’të duhen sherre të shara.
Dëgjo nip uratën paç,
Mos u pleks me qen rrugaç!
Ti shiko veç punën tënde
Qentë e rrugës s’marrin mendje.
25 shkurt 2025
ZJARRI I DASHURISË
-Ku shkon në këtë dimër
Me barkun zbuluar ?
Përse s’vesh një bluzë
Moj vashë e uruar?
-S’më kupton xhaxha,
S’e merr dot me mend,
Zjarri i dashurisë
Të djeg e të çmend.
E DI
Një grua me bastun
Sa dielli ka lerë
Çëk-çëk nëpër rrugë
E shikoj çdo herë.
Një ditë s’mu durua
E ndal dhe i them:
-Moj nënë e nderuar
Ke vajza dhe djem?
-Kam o bir, kam plot-
Si me dert më thotë-
Asnjë s’kam këtu
Të gjithë nëpër botë.
-Aty ku kalon
Të shtyp biçikleta
-E di bir e di
Më është rëndur jeta.
ZGJIDHJE
Posa ndrydhi këmbën
Shkoi në spital
"Nuk ke gjë, - i thanë-
Shko me dhen në mal!”
Ashtu bë djaloshi
Shkoi në shtëpi
Nesër që pa gdhirë
Me dhen e me dhi.
Kaloi një muaj
Këmba mos më keq
Shpresa iu venit
Zvarrë-zvarrë e heq.
Jashtë shtetit shkoi
Në goxha klinikë
"Shumë vonë ke ardhur
S'kam ç’të bëj, o mik!"
S'iu durua labit
Dhe dy fjalë i thotë:
“Ta ndrydh prapë tani
Ma riparon dot?”
28 janar 2025
BUDUA
Mesi i nëntorit ajo
ditë pat qënë,
Kurveleshi mbuluar me
borë të rëndë.
Çobanët me kopetë të
ikur në vërri
Në male nuk gjeje as
kafshë, as njeri.
Si fillim jave qysh
herët mora rrugë
Në fshatra të tjerë
do të shkoja në punë.
Duke ecur në dëborë
lart në mal
Përpara më del një
qen sa një kalë.
Atë ditë për herë të
parë
Një shkop në dorë nuk
e kisha marrë.
Frika më hyri, por
veten nuk e dhashë
Qeni nuk lëvizi dhe
unë përrreth pashë.
Pas pak minutash unë
dhe ai,
Ashtu pa kuptuar
lidhëm miqësi.
Qenin borë të bardhë,
Budo e pagëzova
Kur një të ngjashëm
të rinisë kujtova.
Ai një sjellje
miqësore bëri
Shpejt më iku frika
edhe m’u trash zëri.
Kur arrita në fshat
njerëzit më shikonin
Në mendje të tyre nuk
di çfarë shkonim.
Disa muaj të dimërit
vëllezërit e mi
E ushqyen, e mbajtën
si roje në shtëpi.
Në mezin e majit kur
u kthyen kopetë
Budua u largua për në
stan të vet.
4 prill 2025