loader
Loading...
NJȄ MODEL PȄR MBAJTJEN GJALLȄ TȄ  TRASHȄGIMISȄ

Në vazhdim të postimit Të mëparshëm për ndertimin e Pemës së familjes Xhufi, nga fshati Progonat, Kurvelesh, Tepelenë, me të njejtin model dhe ide, janë dhënë 6 degë të kësaj peme. Të ndertosh një pemë gjinokologjike të një familje të gjithën në një vizatim të vetëm, është pothuaj e pa mundur, se nuk ta nxënë faqja e vizatimit! Është kjo arësyeja që unë përdora metodën ose idenë e paraqitjes të vetëm trungut fillestar dhe të degëve kryesore të dala nga ky trung dhe nëndegëve që dalin nga degët kryesore. Kështu, në rastin e Familjes Xhufi kanë dale, - 3 degë kryesore sipas 3 djemëve (vellezer): Cane, Demo dhe Kamber. Djemtë e këtyre 3 vëllezërve krijojnë nëndegët, që në këtë rast rezultojnë 6 nëndegë - të cilat dhe janë paraqitur në vizatimet plotësuese, dhe janë dalluar me një ngjyrë të gjelbër të lehtë! Këto 6 nëndegë janë 3 degë dalë prej 3 vëllezërve, bijtë të Cane Xhufit: Arap Xhufi, Dino Xhufi dhe Halil Xhufi. Dhe 3 dalë nga bijtë e Demo Xhufit: Ymer Xhufi, Beshim Xhufi dhe Novrus Xhufi. Kamber Xhufi, djali i tretë i fisit Xhufaj, nuk bëri djem, po vetëm 2 vajza. Dhe meqënëse vazhdimësia e mbiemrit (trashëgimnia tradicionale e një fisi) ndodh kur ke djalë, atëhere, dega e Kamberajve u ndërpre (“u tha”)! Me këto spjegime mund të shikoni fotot e postuara më poshtë! Tani, siç e theksova edhe në postimin e më parshëm kjo paraqitje jep vetëm degët apo nëndegët e dala nga trashëgimtarët, bijtë, që mbajnë mbiemrin Xhufi. Në vazhdim do mundohemi të pasqyrojmë edhe degëzimet për bijat që kanë dalë nga Xhufajt, dhe ato që kanë hyrë në Xhufaj - gjë që realizon gjetjen e njerëzve me lidhje gjaku, por me mbiemra të ndryshëm. Ftoj edhe një herë anëtarët e ketij fisi, si dhe ata të fiseve të tjera me lidhje gjaku me Xhufajt e Progonate (se ka Xhufaj dhe në Nivicë) të kontribojnë duke e plotësuar këtë pemë sa më të saktë e sa më thellë! Le të merret shëmbulli i vajzës së Xhufe, Flora Xhufi Balili, martuar në Nivicë, të cilën e falënderojmë për informacionin që siguroi. Eshte fakt që, na mungon informacioni për shkuarjen sa më thellë të rrënjëve të kësaj peme! Të shohim mbase mund të ketë burime shtesë kushuriri jonë historian, Pëllumb Xhufi, e mbase del më e thellë pema! Falënderime e Respekte! Mbarësi Fisit Xhufi - kudo që jeton!