loader
Loading...

Historia e Kallaratit është e mbushur plot me akte trimërie e heroizmi, ashtu si gjithë historia e trevës së Labërisë dhe e krejt Shqipërisë. “Kallarati, fshat i paktë/ trima burrat, trime gratë” – thotë poeti. Populli i Kallaratit nuk e ka pranuar dhe nuk e ka duruar asnjëherë sundimin dhe pushtimin e huaj. Edhe në korrikun e 1914-ës, populli i Kallaratit nuk mund t’i duronte dot andartët grekë, të cilët donin të pushtonin dhe shkatërronin fshatin tonë. Në këtë qëndresë dhanë jetën 5 dëshmorë:

Hyso Balil Xhaferi,

Murat Avdul Demiri,

Çelo Maliq Boshi,

Dervish Sali Maçi,

Ramadan Hoxha, dhe u plagosën tetë bashkëfshatarë të tjerë: Cane Demir Demiri, që vdiq nga plagët e marra, Rexhep Bego Mataj, Lulo Abaz Gjoni, Nebo Qejvani, Isa Sejdin Petani, Fein Çelo Strati, Demir Avduli Demiri, Xhebro e Hito Boçaj. Shumë të mëdha qenë dëmet materiale. Andartët dogjën e bënë shkrumb e hi me gjithë ç’kishin brenda të gjitha shtëpitë, u grabitën afro 1500 kokë bagëti të imta, mjaft qe, lopë e kuaj.Fshati u dogj, por historia mbeti atje në ata troje, që sot njihen me toponimin "Fshati i Djegur", e me të drejtë i takon të marrë statusin e "Qendrës Historike" Kanë kaluar jo pak vite, por 111 të tillë, dhe jeta e kontributi i tyre kujtohet me mjaft krenari, ashtu siç kujtohet jeta dhe vepra e gjithë dëshmorëve kallaratas të Luftës së 1920-ës, Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e deri te dëshmori i fundit i periudhës së demokracisë, të cilët e kanë radhitur Kallaratin përkrah fshatrave të tjerë të Vlorës, Labërisë dhe krejt Shqipërisë si kontribues të lirisë dhe pavarësisë së popullit tonë.