loader
Loading...
Në përkujti të Petrit Damo Mamaj.

Si në këtë fillim korriku data 10 , një vit më parë , në 2024 u nda nga jeta Kryetari Shoqatës Atdhetare Kulturore" BOLENA" Petrit Damo Mamaj. Petriti , i dtëlindjes 1947, edhe pse nuk kishte lindur e rritur në Bolenë, ai dhe vëllai tij më i madh, Mitati nuk u ndanë  nga fshati, origjinë nga ata ishin. Nga prindërit e tyre Damo e Miserdhe Mamaj u edukuan me dashuri për fshatin, për të afërmit e tyre dhe bashkëfshatarët . Në fëmijërinë, adoleshencën dhe në rininë  e tyre, në çdo verë vinin në fshat tek xhaxhai e dajua i tyre. Djem të edukuar, të rregullt, që shoqëroheshin shpejt me moshatarët e fshatit në ato lojra që kishte rinia në fshat. Petriti e filloi dhe e mbaroi shkollën e mesme ushtarake " Skënderbej", ish shkollën e bashkuar "E. Hoxha " me rezultate të larta. Si oficer i ri u emrua me detyrë në regjimentin e artilerisë në Kukës, aty ai kreu dhe detyrën e komandantit të artilerisë në brigadën e 24. Gjatë kësaj kohe Petriti mbaroj , ish shkollën e lartë të partisë " V .i Lenin " dhe institutin e lartë në Shkodër dega Histori- Gjografi. Në vitin 1981 emërohet sekretar i komitetit të partis dhe komisar i brigadës. 24 Kukës. Petriti si ushtarak, kreu detyra të larta me përkushtim, disiplinë e korrektësi. Më pas , mbaroi akademinë ushtarake , ku u emrua pedagog i historisë se artit ushtarak. Komisioni i posaçëm me kryetar Kostaq Karoli. Petriti mbrojti dhe mori gradën shkencore " Doktor ". Me ndryshimin e sistemit, Petriti u emërua komandant i shkollës mesme ushtarake "Skënderbej "me gradën ushtarake kolonel dhe më pas mori detyrën e shefit të departamentit të sociologjisë në akademinë në përgatitjen e kuadrove të lartë të shtabit të përgithshmë. Petriti shquhej për nivel të lartë ushtarak e kulturor me ndërgjegje të lartë si qytetar ,i vendosur e këmbëngulës e sjellje e marrëdhënie të mira me vartës dhe eprorë. Kur u nda nga jeta , Petritit  i erdhën shumë shok të cilët kishin qënë në detyra të larta në ushtri. Petrit ishte shoku i tyre e ata ishin shokët e tij të cilët e njihnin njëri tjetrin në detyrat që kishin kryer. Nga prindërit Damo e Miserdhe Mitati e Petriti, ishin mësuar me virtute e cilësi të mira me frymë atdhetare. Petriti dhe bashkëshortja e tij ,Tefta e cila u nda nga jeta gjashtë muaj më mbrapa lindën tre vajza i rritën dhe i arsimuan me arsim të lartë ,të cilat punojnë në profesione të ndryshme. Vajzat e Petritit dhe Teutës gëzojnë respektin e shoqërisë dhe ecin në gjurmët e prindërve ,të denja si qytetare të vëndit të vet. Në vitin 2013, me propozim të Bolenasve të nderuar, Bahri Hazizi,  Bejkush Birçe,  Avdul Alikaj dhe Piro Begëvarfi , kryesia e shoqatës e zgjodhën Petritin , Kryetar të Shoqatës “Bolena”, me qendër në Tiranë, detyrë të cilën e kreu më së miri, me urtësi me sjellje shembullore. Ai në shoqatë si bolenas që ishte kishte njohje të zakoneve të fshatit dhe në shoqatë ai ruajti e i forcoi më tej bashkësinë në shoqatë . Ai merrte pjesë në takim brezash të organizuara në fshat. Petriti ishte krenar që ishte nga Bolena por dhe Petriti i bënte nder Bolenës si birë i sajë. I pa harruar do të ngelet emri, puna e tij si ushtarak dhe si kryetar i shoqatës “Bolena”, por edhe si një shëmbull i njeriut që rrezaton mirësi!