loader
Loading...
Plakat e prillit dhe blegtoria si degë ekonomike, dikur ishte jetike ne Kurvelesh

Veprimtaria blegtorale dikur ishte jetike për Niviciotët dhe gjithë  Komunën e Kurveleshit, sepse atje edhe ekzistojnë  kushtet e përshtatshme për këtë degë ekonomike. Jeta larg qyteteve dhe vendbanimeve të mëdha fushore krijonte kushte më të mira për një jetesë jo edhe aq të lehtë. Rrafshnaltat dhe kullotat, jeta në stane gjatë ditëve të verës, krahas punës dhe mundimeve, këtyre banorëve u mundësonte edhe kënaqësi. Klima shumë e përshtatshme dhe kullotat e atyre viseve malore për disa muaj vere i bënin të lumtur këta banorë që dinin ta organizojnë këtë mënyrë jetese. Dimrat e gjatë dhe me shumë borë, blegtorët e kësaj pjese të popullatës shqiptare, i detyronte të bënin jetë nomade, që me bagëtitë e tyre në vjeshtë ta lënin vendlindjen dhe të niseshin për në vende me klimë më të butë, ata me bagëtinë e tyre zbrisnin ne bregdet dhe ne vënde të  uleta, ku do të kalonin dimrin, prej nga, pranvera do t’i kthente përsëri. Në botën shqiptare por edhe për Kurveleshin është e njohur gojëdhëna për plakën e cila mezi priti të vijë prilli, për të dalë në stan. Kjo gojëdhënë që, për plakën dhe bagëtinë e saj, u shndërrua edhe në legjendë, është prezent në shumë vendbanime, të viseve shqiptare. Edhe sot, kur kah fillimi i pranverës bën mot i keq që shpeshherë shoqërohet me borë, erë shi e fërfallëzë, thuhet se është “koha e plakave” ose “plakat”, që ndërlidhet me plakën e vetmuar e cila me bagëtinë e saj nuk e priti kohën e përshtatshme për të dalë në mal, por meqë bënte mot i mirë dhe po shkrihej bora, doli në stan nga fundi i Marsit. Ky veprim i ngutshëm i plakës si duket e ofendoi Marsin, muajin i cili në këto zona llogaritet dimër i vërtetë. I nënçmuar nga një plakë që nuk e respektoi fuqinë e tij, kërkoi tri ditë hua nga Prilli për ta zgjatur jetën e vet dhe ta mbysë plakën me gjithë dhentë. Kështu iu drejtua Marsi vëllait të vet Prillit: “Ore Mars bre vlla, mi jep nja tre ditë uha, ta mbyti plakën me krejt  ç’ka. Në këtë rast, prilli ia dha këto ditë marsit dhe ky e mbyti plakën, ndërsa dhentë ia shndërroi në gurë, i ngriu ato. Mali kendrevices, trushnica llogariten si më të përshtatshme për bagëti. Kullosat e bollshme, burimet e shumta dhe klima e përshtatshme për muajt e verës, krijonin kushte të mrekullueshme për ruajtjen e dhenve dhe të kafshëve tjera që ishin pjesë e jetës së kurveleshasve. Për këtë veprimtari sa të vështirë aq edhe të dashur, populli ka krijuar lirika,  ndër më të bukurat. Kënga bij çobanësh llogaritet ndër më të mirat e këtij lloji të lirikës popullore. Në shumë këngë tjera kjo temë u këndua dhe këndohet edhe sot. I madhi Lefter Ҫipa e ka ngritur ne lartësinë e nje festivali te titulluar “Netet e bejkës së bardhë” i treti i radhës u mbyll para pak ditësh. Stani shtëpia e dytë e bariut në verë.  Emri stan, ka kuptimin – kasolle, vend me kotarin për bagëtinë dhe bulmetin, aty kanë jetuar barinjtë me familjet e tyre, sidomos gjatë ditëve të pranverës së vonë dhe stinës së verës. Dikur në Kurvelesh familjet e pasura, të cilat kanë pasur tufa delesh gjatë pranverës së vonë dilnin me bagëtinë e tyre (dele dhe lopë)në malin e Këndrevicës dhe Trushnicës,  në të shumtën e rasteve, në stan dilte një pjesë e familjes, ndërsa pjesa tjetër jetonte në katund për tu marr me bujqësi ngaqë,  bujqësia dhe blegtoria ishin të lidhur ngushtë njëra me tjetrën. Në stan shpesh jetonin burrat e disa familjeve të cilët i bashkonin tufat e tyre të deleve dhe i ruanin së bashku bagëtinë, po ashtu edhe bulmetin së bashku e përgatitnin dhe fitimin e ndanin sipas numrit të bagëtisë që kishin në bashkë. Në stanet ku dilej në mënyrë kolektive, jeta ishte shumë e organizuar, kishte punë për të gjithë, nga fëmijët e deri te më të moshuarit. Që nga mëngjesi i hershëm e deri në mbrëmje vonë, secili merrej me punën që mund ta bënte më së miri. Fëmijët zakonisht i ngisnin dhentë për t’i mjelë e më të mëdhenjtë i milnin. Disa fëmijë tjerë i ruanin vjetët, e disa i ruanin dhentë topalle. Fëmijët gjithashtu luanin me qentë dhe këlyshët. Gratë bënin bulmetin. Madhësia e objektit të stanit, varej nga numri i anëtarëve të familjes ndërsa stalla  nga numri i bagëtisë. Meqë bulmeti përgatitej brenda në stan, në një pjesë të tij ku ishin renditur edhe enë të ndryshme, pjesa tjetër shërbente për qëndrim ditor ose për të fjetur. Stanet më të mëdhenj, bëheshin në katër anët me mur guri dhe me dy dyer përballë njëra tjetrës, nga të cilat njëra ishte kryesorja ndërsa tjetra lidhej me kotarin ose saktësisht me shtrungën ku mileshin dhentë. Kulmi i stanit ndërtohej me drunj dhe mbulohej me kashtën e duajve të thekres. Nga dy anët e murit renditeshin drunjtë që quhen kepra që takoheshin njëri me tjetrin në kulmin e stanit. Mbi keprat vertikale shtroheshin pallëzinat, drunë më të hollë që lidheshin me keprat me sixhim ose lektyrë prej kashte, ose edhe gozhdoheshin. Stanet më të vegjël janë të ndërtuar me gardh në vend të murit. Të dy anët e gardhit lyhen me baltë ose vishen me duaj të kashtës së thekrës. Në vjeshtën e vonshme, kur thahet bari barinjtë me familje ose grup burrash të disa tufave zbresin nëpër fusha ose fshat..Por, me kalimin e viteve edhe aty ndryshoi ç’do gjë. U bënë  stalla të reja e kushte të  mira për strehimin e bagëtive. U ngriten punishte për përpunimin e bulmetit. Trasporti i tij bëhet me mjete dhe jo më me kafshë. Jeta erdhi më  e çlirët . Edhe moti sikur ka ndryshuar. Dimrat janë më të butë. Kullotat në meter katror në krahasim me numurin e bagëtive është më i lartë. Mirëpo, ajo që ka rënje të  theksuar është  rënja e numurit të  vetë  bagëtive, e kjo jo si rezultat i forcës madhore të  plakave të  Prillit, por kjo si rezultat i vetë shpopullimit të  fshatit dhe mungesës së  fuqisë  puntore në  fshat.