loader
Loading...
POEZI
1 muaj më parë

POEZI

 FOLI NORES

 Me nje fustan te bardhe si ne ceremoni dasme

me gezoi fakti qe e pashe edhe dje

Dhe sdi,nese me qortoi veshtrimi i saj

teksa,si nje diell ndriste dhe ecte neper re...

Ka vite qe e dua...dhe jam larg saj

kam dashur tja them sa shume e dua

por,nuk eshte bere mbare,mijra arsye midis

largesi e tretur dhe mall i pashuar

Foli Nores,te lutem pershendete ate vajze...

Ti qe kalon para portes a shtepise se saj.

Foli thjesht,ska rendesi,eshte a jo ne ballkon

Ajo eshte dhe mbetet,simbol i miresise pa cak,pa skaj...

Ti qe e shikon cdo dite,e di se

edhe per mua e sheh dhe ndien emocion

ajo eshte nje vajze e mire,e pa fjale

sheh punen e saj dhe ....shkon....

Por ti,qe e sheh cdo dite,a vetem nje cast

foli te lutem,foli...thuaji per mua vetem nje fjale...

Nje urim,thuaje qofte edhe pa ze...e di,

ajo do ta ndjieje,se une jam ne te......

Une thashe,per fundjave ti dërgoj dicka te thjeshtë

po he,ne gjith cfare kam ne mendje

gjeje,cfare....

Ajo eshte sibilaa,zane a ore mitologjie

mbase eshte kometa afer tokes,gjithsesi...ska te share...

Me nje fustan te bardhe...si ne ceremoni dasme

u gezova shume,qe e pashe edhe dje....

por sot e di se,adhuroj veshtrimin e saj....

Sic adhurojme diellin qe can, neper terr dhe re.....

 

 

 

 

 

MAGJIA JOTE

Të kam menduar gjithë kohën

kështu që të kujtova edhe mbrëmë

Tek ti që herët, kisha parë gjithë botën

Por...veçanërisht mbrëmë,ajo sikur ishte më e ""tërë""...

Të dy kemi shkëmbyer shumë letra

besoj se,edhe puthje të gjata kemi dhënë

aq sa na janë dukur ""shterpë"" fjalorët

për dashurinë...shumë fjalë,i kemi thënë....

Ti më ke mbetur në mëndje

dhe,se di sa, retorikës tënde kam qënë

me hënën nuk mbaj mend të të kem krahasuar

Por një emër ylli e di,ta kam thënë....

Tani,mund të flasim në çat,whatsapp,vajber,.

mund të të nis mesazhe të tërë...

kujtoj se nuk të kam dashur thjesht për gjoksin,këmbët e bukura a buzët e qershinjta

Për shpirtin po,atë ma ke dhënë.....

S'di ndonjë arsye pse të mendova këtë çast

për një mijë gjëra mund të them

që kemi thënë e bërë....

Tek mua ke mbetur peng

ashtu si mbi 3 mijë librat e lexuar me rreshta dhe gërmë....

Shpesh më zgjuan si fresk,luzmim mëngjesesh

Si krua rrjedh mërgimit tim të rëndë....

dhe prapë misteri,çelsin magjik

ende nuk ma ke dhënë.....

 

 

NOSTALGJI

******************

Ku është ajo sot?!

Kam shumë vite pa e parë....

është rritur, zbukuruar patjetër,

apo ka mbetur

Thjesht... trishtim dhe dëshira bashkë...

në mallin tim të parë... .?!

E dua akoma.....

në zemër e kam ruajtur të bukur....

E di këngën që i pëlqente

njoh mirë pengjet e saj....por...

edhe frikën se mos përgjithnjë e kam humbur.....

Më nervozon mungesa e saj...

Dhe gjithmonë ngushëllim nuk gjej,në folkun dhe ritet e lashta, në vendlindje...

Por e di se dramat e mëdha

Fillojnë tek gjërat e thjeshta

ashtu si kockave... çdo krisje më pas u bëhet dhimbje.......

 

DIKUR,NË MAJ

Dikur çelnin trëndafila çdo mëngjes..

maji fillonte me grevat e punëtorëve..

binte në gjunjë para të rënëve..

dielli,pashë më pash i binte qiellit..

Ti,ishe një ëndërr e largët..për mua......

Tani nuk ka më trëndafila.. vesa e mëngjesit ikën shpejt..

mëngjesi ska kohë, se është shumë i zënë..

dhe duhet të vrapojë..

me gjithë ato punë në mendje...

dhe,pak bukë me djathë në dorë....

Tani...ka greva nëpër rrugë..por punëtorët mungojnë ...

zien...bota..deri në çmendje..

Tani,deti nudo digjet nën diell...

Tani,ti nuk je më ëndrra ime e largët...

Tani Ti..je vetë kryqi,ku unë jam mbërthyer...!

Tani maji është një festë pijesh,ku garojnë teknologjitë....

Një aheng i lënë përgjysëm,një mal i lartë mundimesh...

Trëndafila të ndezur si propozime çengijsh....

dhe një fasadë fishekzjarrësh nëpër qiej....

Ky është maji im...

udhëtoj nëpër të me kokën ulur...

sikur i dënuari në sallën e gjyqit me prangat në duar....

dhe kujtesës time,bredhin si qyqe të vetmuara majet...

Ata maje që kaluan....!

 

 

MUNGESA IME

Shpesh,ndjej se më mungojnë arsyet e gëzuara....

dhe fundjava shkon si sahat

sigurisht që më ndodh të jem duke kërkuar motive egzistenciale...

përshembull se, në fshat kam munguar prej kohësh

dhe s' di çfarë bëhet me pleqt e çdo më halle,...

Po qyqet,a u kthyen prap....?!

Qershitë, sigurisht që janë bërë...

Edhe zerdelitë besoj se janë nxirë.....

Dielli që nga maja e limorit,pusi i borës a bunaçet...

E di,edhe tek shtëpia jonë e vjetër, bën sehir....

Në fakt, jo, se kam harruar zakonin e lashtë

të leximeve mbi librat dhe patjetër filxhanin e kafesë,

rit i lashtë... që më ka mbetur në mendje, ç'prej rinisë....

Rit që edhe pas mua, sigurisht edhe për shekuj nuk do të vdesë....!

Pleqtë me cigaret e dredhura duhan të rëndë

me hapin e matur dhe të vonuar....

gjithmonë do të rregullojnë një gardh a ledh,

një mur të rrëzuar...

Por gjithsesi,tespihet dhe një bastun do kenë nëpër duar.....!

Historitë e vjetra, nuk do mungojnë gjithsesi....

veçse...unë kam kohë që si kam dëgjuar

për të mijtën herë pyes për ritet pagane

baladën e Dhoqinës,këngën e Komitës...

ritin për ison, këngën dhe polifoninë....

Dhe patjetër truke të tjera labe......!

Nuk e harroj dot festën e Panit,

mbrojtësin e staneve, barinjve dhe kopesë....

si fluiditet ka ardhur, si tingull, a si u përcoll nëpër gjak.....

yjësi Plejadash, mbase simfoni e hershme

gjithsesi ndër ta... erdhi të mbetet

tek ne,të bëjë ... konak.....!

 

 

KUSHTIM PËR BABAIN NË NJË PËRVJETOR TË IKJES SË TIJ NË AMËSHIM!

Mbajte besën e të parëve

Burri me hije të rëndë

Zemrën ruajte të kthjellët

Fjalën e kishe të shtrenjtë

Nuk u bleve as u shite

N’oda burrash kuvendoje

Me lezet e nisje këngën

Kishe ëndje të’t dëgjoje

Atdhen e brodhe të tërë

Në gëzime e në dhembje

Mbajte ndezur zjarrin e Bashe

Si fisnik edhe në vdekje..

Vajz’e djem mbushe konakun

Çmoje punë e dituri

Nipër e mbesa shpërndarë

Rrënjë e degë filizëri

S’kishe tituj hierarkie

As gradimet si pranove

Dimrat të godisnin supet

Në përpjekje jetën shkove.

Ndaj,ti sot prehesh tek varri

në mermer ndoshta qëndron...

Si të rrihet ashtu baba...

Lutjen time,nuk e dëgjon...?!!!

 

 

MODESTIA IME

Ti je guximi im i pa skaj

mendimi i mençur që më ndjek kudo

Modestia ime e sjelljes dhe harmonisë

Bukuria që kurrë nuk iken a...shkon....!

Ti je një thesar i dijes

ti je kitara që nuk e mësova dot

të kendoja ndonjë këngë....

Vetmisë për shoqëri ti sillja miq, dhe shok...

Ti je një fanar i ndezur

Semafor që ndriçon në kryq udhë....

Diogjen që lashtësisë time i sigurtë ecën

dije që të besoj në çdo periudhë...

Aristokrate, e heshtur, që skuqesh prej gabimit

siç bëje në klasën e parë....

Unë me ty, kurrë nuk ju dhashë dëshpërimit...

Ti je kusht i panegociueshëm,

dhe them zë lartë:-modesti...!

Fat im i mbramë....!!!

 

ANONIME

Sot,ende jemi në mars

dhe sa stinë kanë shkuar pa u ndjerë....?!

Ti ishe një vajzë që rriteshe

dhe sot ashtu je,pranverë.....

Them ndonjëherë të telefonoj

megjithëse, s’kam as numër të saktë....

cilin të pyes,për telefon dhe emër..

askush s’di,t’më thot’ diçka për ty,një fjalë......

Misteri jot,është si mister atomic

Që lindjen dhe vdekjen i mbyll në molekulë

I vetmi,vështrimi im, rënë mbi ty

mbi të gjitha,më e rëndësishmja urë...

Imazh i harruar mungesës sime të gjatë

të shoh befas,në mëngjes herët...

por...fjalët më sosen,guximi ikën...më le,

betohem,po e takova një herë tjetër...

Dhe kështu,shkon koha...

ikën në arrati,harrohet me punët e saj,

dhe mbetem krejt i vetmuar përsëri...

ndoshta...që, të tjerët të bëj me faj...!

Ti ske kohë të mendosh për vete

Dilemat,mëdyshjet në grackë të kanë zënë

shërben kafe dhe meze të mirë për bosat.../

e ndonjëherë,eh, të vjen ti shash ‘’me nënë’’.../

Them të telefonoj ndonjëherë...

Dhe s’di,pse tani të kujtoj më rrallë.../

në rrugë mimozat që kanë çelur

më qortojnë,çuditen,mendojnë,

ndoshta...nuk kam mall...!

E di se pendohen ato në çast,

njësoj si ti,që s’më fole as dje...

dhe bëre celularin me faj/

ti,që mallin si unë,gjirit fshehur e ke...!

Dëgjo,miqërsisht të them:mos lejo kohën të iki

të shuhet,të humbë edhe një stinë...

që pastaj....

për ca rrudha dhe brazda të lehta ballit

të mos pyesësh:Po këto, nga na mbinë...????!!!

Them të telefonoj...vetëm një çast,

Por...ashtu si ti,seç kam në krahëror një dilemë...

Ngrije të lutem telefonin...

‘’Të dua’’...kaq thjesht,...dua të ta them!