loader
Loading...
DITE FESTIVE E PERMALLIMI NE ZONEN E KURVELESHIT

Kurveleshi është një nga trevat më të bukura dhe më të pasura në histori e tradita në jug të Shqipërisë. I vendosur ndërmjet majave të larta të maleve të Labërisë, ai të jep përshtypjen e një kështjelle të natyrës, ku çdo gur, çdo shpat dhe çdo përrua mbart kujtime të lashta e krenari shqiptare. Bukuria e Kurveleshit është e pazëvendësueshme. Malet e tij madhështore, ajri i pastër dhe gjelbërimi që shtrihet në pranverë e verë, të japin një ndjesi lirie dhe qetësie. Fshatrat e shpërndarë nëpër shpatet e thepisura duken si kurora guri, ku jeta rreh me ritme të ngadalta, por plot ngrohtësi. Nga maja e Nivicës deri te Lëpuri i Progonatit,  Picari, Golemi, Kuçi, Kallarati, Bolena, në të 15 fshatrat këtë Gusht në ç’do cep të ftojnë të ndalesh e të shijosh peizazhin, njerzit, traditën, të bukurën. Por Kurveleshi nuk është vetëm natyrë. Ai është edhe histori, traditë dhe krenari. Treva e burrave trima, që i dolën zot atdheut në kohë të vështira, është gjithashtu vendi i këngës së bukur labe, ku isoja kumbon fuqishëm si jehonë e shpirtit të labit. Mikpritja e Kurveleshasit është e njohur, sepse ç’do vizitor pritet me bujari dhe respekt, me bukë e kripë siç ka qenë zakon që nga të parët. Në Kurvelesh ruhet ende forca e zakoneve të vjetra, respekti për të moshuarit dhe lidhja e ngushtë me vendlindjen. Festat, dasmat dhe këngët polifonike janë pasuri shpirtërore që e bëjnë këtë trevë të veçantë. Ndaj këto takime që zhvillohen sot, janë  në vijimësi të përcjelljes së këtyre vlerave. Kurveleshi është një gur i çmuar në mozaikun shqiptar. Ai na mëson se bukuria e vërtetë nuk është vetëm në natyrën e mrekullueshme, por edhe në shpirtin e njerëzve, në historinë dhe traditat që kalojnë brez pas brezi.

 

PROGONAT 15 GUSHT 2025

Rait Hila

Festohet takim brezash me valle, perqafime dhe urime me dashuri e respekt .


KALLARAT 16 GUSHT 2025

Besnik Gjonbrataj

🌿FALËNDERIM I KRYESISË SË SHOQATËS "KALLARATI" 🌿

PËR TAKIMIN E BREZAVE 2025 🇦🇱🤝🇦🇱

Të dashur bashkëfshatarë!

✨Ashtu siç ishte paralajmëruar prej muajsh, më 16 gusht 2025, në një atmosferë festive e emocionuese në Kallarat, u zhvillua me sukses “Takimi i Brezave”. Në përfundim të këtij aktiviteti, Kryesia e Shoqatës “Kallarati” falënderon të gjithë ata që u bënë pjesë dhe kontribuan për realizimin e tij:

👨‍👩‍👧‍👦Të gjithë bashkëfshatarët: banorët vendas, të ardhurit nga qytetet e Shqipërisë dhe emigrantët tanë, veçanërisht të rinjtë dhe të rejat që dëshmuan dashurinë për vendlindjen dhe rrënjët e të parëve 🇦🇱.

👴Të moshuarit e nderuar, të pranishëm si gjithmonë, ku veçojmë veteranin Abaz Dautaj, pjesëmarrës i përhershëm me fëmijë, nipër e stërnipër. 🎤Këngëtaren e madhe, mikeshën tonë, Maya Aliçkaj, që me zërin dhe elegancën e saj ndezi sheshin në qendër të fshatit. 📺Stafin e Blu TV, për profesionalizmin dhe korrektësinë në pasqyrimin e shpejtë të aktivitetit në Blu TV dhe rrjete sociale. 📰Birin e fshatit tonë, gazetarin Endri Goxhaj, që mori pjesë si gazetar në stafin e Blu TV, por edhe si ndërlidhës për realizimin e këtij bashkëpunimi. 💵Sponsorët e këngëtares, orkestrës dhe fonisë: Lavdosh Jonuzaj, Mirjan Ribaj, Ylli Breshanaj, Aranit Rjepaj, Shkëlqim Strati, Everest Rjepaj. 🤲Mbështetësit me kontribute të tjera: Lulëzim Xhaferaj, Luan Abaz Shakaj, Evgjeni Besim Jonuzaj, Aleks Çize Ribaj, Rezart Xhelo Tozaj, Endri Goxhaj, e të tjerë. 🏛️Bashkinë e Himarës, për mbështetjen financiare të një pjese të aktivitetit. 👔Këshilltarët e Bashkisë Himarë, për praninë dhe nderimin me pjesëmarrje në darkën festive. 👩‍💼Kryetaren e Njësisë Administrative Horë–Vranisht, znj. Elena Memushaj dhe kryetarin e Këshillit të Fshatit, z. Bashkim Davaci, për koordinimin me Bashkinë Himarë dhe masat e marra për pritjen e të ardhurve. 🌹Shoqatën “Fushëbardha” dhe kryetarin e saj z. Nexhip Onjea, për mesazhin dhe buqetën me trëndafila të bardhë, dhuruar pjesëmarrësve. 🌍Degët e Shoqatës “Kallarati” në Tiranë e Athinë, në veçanti: Bako Xhaferaj e Arjanit Rjepaj (Tiranë) Lavdosh Jonuzaj dhe Mirjan Ribaj (Athinë), të cilët ishin ndër nismëtarët dhe organizatorët kryesorë të këtij takimi. 🌸🎂🥂Faleminderit familjes së Robert Mehmetaj, që gëzimin e ditëlindjes së vajzës së tyre, Lorenës, e ndanë me të gjithë të pranishmit në Takimin e Brezave❤️ 🍽️Bizneset vendase: Në qendër: Ergesi Hoxhaj me familjen dhe Koçua i Lumit, për shërbimin cilësor e mikpritjen. Në hyrje-dalje të fshatit: Astrit Mataj dhe Valo Jonuzaj, që i dhanë ngjyrë pritjes me shërbimin e tyre të kulturuar. 🕯️Një kujtim i paharruar Kjo natë kishte gjithçka të bukur brenda, por asaj i mungoi një figurë e dashur për të gjithë 💔Dori Demiraj – njeriu që me karrocën e tij ishte gjithmonë i pranishëm në çdo aktivitet të fshatit dhe të shoqatës, që na priste e përcillte me buzëqeshje, që na dërgonte informacione dhe fotografi të shumta. Largimi i tij i parakohshëm, më pak se 6 muaj më parë, ka lënë një boshllëk të madh për familjen, për bashkëfshatarët dhe për gjithë Kallaratin. I përcjellim homazh jetës së tij 🙏dhe ai do të mbetet në kujtesën e gjithësecilit në çdo takim brezash dhe jo vetëm. 💖Faleminderit nga zemra të gjithëve! 🇦🇱 Le të fillojmë që tani të mendojmë për takimin e ardhshëm vitin tjetër 🌟   



GOLEM 16 GUSHT 2025

Fatmira Lazaj Milori 

Përshëndetje miqtë e mi, në linkun e mëposhtëm eshtë një vidio që, i përket vëndlindjes time. Aty në atë shesh më percollën nuse, njerëz që nuk jetojnë më, moshë e re që janë tani në moshë të thyer si dhe djem e vajza në rritje që janë tek 50-60 vjeçar.  Me mallëngjim e përjetova këtë takim brezash ku, Sorkadhet e atyre anëve e mbushën plot e pérplot , duke më sjellë imazhet e atyre Grave emër mëdha e hije rënda në ato anë.

Bukur qëndronte këngëtarja Gjirokastrite Juli Çenko me zë e sharm , e stoliste atë shesh me nurin e saj ashtu si ai shesh ka parë në breza e breza. Faleminderit nga zëmra të gjithë protagonistëve që, hijeshuan atë vënd!!



KUҪ, 17 GUSHT 2025

Astrit Balilaj

Dua nga zemra të falenderoj të  gjithë  pjesmarrësit në festën tradicionale Takim Brezash. Të  gjithë kuçjotët, miqtë, të  ftuarit dhe të  gjithë  këngëtarët e muzikantët e pranishëm dhe moderatoren plot shkëlqim, që i dhanë  qëndrës tone  të  rregulluar atmosferë  të  jashtezakonshme gëzimi e hareje.!


BOLENE 18 GUSHT 2025

Luli Hosaj-Bolene

Zjarr Bolena 🦅😀👏👏😊



PICAR, 17 GUSHT  2025

Festat e fshatrave përgjatë muajit gusht, diku të lidhura me besimin fetar e diku të krijuara si takim brezash, mbeten një ngjarje e shënuar për banorët vendas e ata që kthehen prej diasporës sonë apo qendrave urbane të vendit. Kështu ruajmë lidhjet me njëri-tjetrin dhe mbajmë gjallë identitetin tonë. Po ndaj me ju pak nga ajo çfarë ndodhi në Picar, Kolonjë e Fushëbardhë, me urimin që të keni kaluar bukur dhe me shpresën se, doemos që do të mblidhemi përsëri e përsëri jetë e mot në fshatrat tanë të mrekullueshëm



NIVICE - REXHIN 23 gusht 2025

Pajtim Hasani

Sot të dielën, në orët e para të mëngjesit, i nisur që një natë më parë, përfundoi takimi festiv i brezave të dy fshatrave Nivicë e Rexhin. Është viti i dytë radhazi që zhvillohet ky takim e po kthehet në traditë, falë dëshirës së zjarrtë të njerëzve për t'u mbledhur, takuar e çmallur me njëri tjetrin, por edhe për tu njohur brezat e rinj të të dy fshatrave. E veçanta e këtij viti ishte se nuk pati të ftuar grupe të ndryshëm këngëtarësh, por kjo nuk e zbehu aspak takimin dhe entuziazmin e tij, ku këngët e vallet nga vetë, njerëzit   veçanërisht të rinjtë, nuk pushuan deri në mëngjes. Janë për të falenderuar në veçanti bujtinat e të dy fshatrave për masat e mira të marra prej tyre, për akomodim të gjithë pjesëmarrësve dhe shërbim e plotësim të të gjitha tavolinave me ushqime të traditës e mjaft cilësore. Gjithashtu duhet të falenderojmë edhe nismëtarët e takimit të sivjetëm, Kostandin Hitaj, Flamur Hasani e Neki Ҫako, të cilët inicuan duke ju dhanë bujtinave besimin për këtë aktivitet e që doli me mjaft sukses. Me urimin mot më mirë, dhe mirë u takofshim në takimin e radhës, i cili do të  njoftohet në rrjetet sociale. flm.



LEKDUSH, 26  GUSHT 2025


Në Lekdush, tek Hito Labi i Çerçizit ...!

Në zemër tē Kurveleshit, në një pllajë maje mali, inaguruam sot në një festë madhështore Takim i Brezave, bustin e "Heroit të Popullit" Hito Labi Lekdushi Habilaj.

Hito Labi i Çerçiz Topullit, atentatori i Bimbashit turk në Gjirokastër, Akti që frymëzoi e ndezi Rilinxjen Kombëtare "... me pushkë e penë për mëmëdhenë ..." hyri fillimisht në këngën e popullit.  U deshën më shumë se 128 vjet që të ngrihej monumenti, Busti i tij me kontribut tē bijve e bijave tē Lekdushit e pushtetit vendor, Tepelenë. Ky monument ështė shembulli unik që rrëfen pa hezitim se ndërgjegjia kombëtare dhe kujtesa e popullit nuk humbet. Populli nuk i harron kurrë bijtë dhe bijat e tij që luftuan me pushkë e penë, për lirinë, pavarësinë e Shqipërisë. Popujt që humbin kujtesën bien në greminën e harresës! Sa bukur iu këndua sot Hito Labit të Çerçiz Topullit nga grupet polifonike, nga djemtë e vajzat e Kurveleshit.

Mirënjohje e Nderim përjetë!