Duke çfletuar programet, Facebook,
tableti im është bërë "shoku im" i përditshëm , i dashur , për
gjithçka , që shkruajnë dhe hedhin postime gazetarët, ne për të parë e mësuar
gjithçka , që çdo ditë si brenda vendit e më tej jashtë kufive. U befasova , në
moment ,me një frymëmarrje te pa vullnetshme të çastit ,fillimisht dhe për një
kohë mendova , se dikush nga njerëzit e mi e kanë ruajtur si kujtim këtë
fotografi me vite, në rradhë, të realizimit shpirtëror, mendja të çon atje ku
se pret , dhe ku është e ta gjallëron, përpara syve sidomos për ata që e njohin
dhe admirojnë atë .E shohin në xham telefoni, e sjellin ndër mend, në një kohë
të larguar nder vite, të shkuara ,e pikërisht atë meso burrë lab, patriot e
luftëtar i kohës në rrjedhim të moshës. Kushdo ka pak a shumë kujtime nga jeta
e tij,qofshin të dhimbshme ose të veçanta , në përbërje të viteve të tij. Kam
shkëputur nga ditari i një kohe të dhimbshme , të veçantë në vuajtje plot
sakrifica për të i paepur , në familje dhe shoqëria që e shoqëronte vet babë
Shyqon. Është diçka simbolike, kur kondribon e vlerëson në idalet në
pjesëmarrjen e luftës A.N.CL ,
ndihesh krenar se ka bërë diçka për atdheun për veten, familjen diçka e
vlerësuar kombëtare. Babë Shyqua jetonte në një familje tepër të varfër me një
motër Shabo Hysi , e një vëlla Rexhep Çako (Rexha). Një shtëpi bazë për
sistemimin e partizanëve, të gjithë të angazhuar në besim të plotë, tek lufta,
tek fitorja, që e kërkonin të gjithë . Xhaxhi Rexhepi partizan në brigatën e
gjashtë sulmuese babë Shyqua , në cetat territoriale për mbrojtjen e vendit,
për mosndërhyrje nga jashtë tek familjet patriotike ,po kështu gratë të
angazhuara në shërbim të partizaneve . Niviciotët edhe sot ruajnë tradita dhe
zakone të mira, vetë fshati, është cilësor në krahinë të kurveleshit. Të
nderuar me urdhëra dhe medalje nga vitet e luftës A.N.CL . Babë
Shyqua , e rininë e kaloi larg familjes së tij, yzmeqar në familje Karagjozi
Gjitokastër ka punuar me orë të zgjatura dhe trajtohej si fshatar i ardhur në
qytet, ca i përbuzur dhe pagohej sa për të jetuar vetëm ai. I veshur me rroba
të leshta me një qylaf të bardhë në kokë dhe kur nuk e lëshoi , bile në kohën e
mbretit Zog që dha urdhër të hiqeshin e te zhdukeshin qylafët e bardhë në tërë
kurveleshin, ai e futi në gjoksin e tij e nuk e lëshoi gjithë jetën. Babë
Shyqua e admironte blektorinë në profesionin çoban me një bastun thane e mbante
në punën e tij të përditshme. Gjendja ekonomike në fshat keqsohej dhe bëhej e
pa përballueshme. Nga viti 1950, u larguam duke lënë pas njerëzit e bashkë
fshatarët tanë që dikur mblidheshin në qendër të fshatit në bregun e Merje.
Punët e dorës së dytë qenë të hapura sidomos blegtor. U sistemua në grumbullim
e më vonë në N.B.SH. "Muzafer Asjeriu" deri sa doli në pension. Kur
merrte pensionin fëmijët e fshatit i dilnin përpara dhe ai u jepte karamele dhe
ata largoheshin të kënaqur e bërtisnin me të madhe duke u larguar, e ai çmallej
me ta, pavarësisht se të kujt ishin. Jeta ka shumë bëme , e sikur ngjajnë njëra
me tjetrën. Po skicoj një ngjarje të jetuar në ato vite punë vuajtje, i lodhur,
i pa ngrënë mirë , në kushte pune të vështira për fjetje punën e kishte
kënaqësi shplodhej në ëndrrat në kohën e varfërisë. Ishte dimër i pa parë
kishte rënë shumë dëborë mbi gjysmë metro gjithçka të menduar e të ftohtit
bënte namin, ku nuk dilje dot jashtë, blektoria, lopët rreth 60 krerë, të mbyllur
në stallë, pa zaire, e pa ujë. Nuk komunikonte me askënd për këtë punë terren i
vështirë për të lëvizur, e komunikuar. Prova me ujin kishte të bënte me jetën.
Ai morri një grusht ujë dhe e provoi nëse ishte i infektuar nga spërkatje të
vreshtit ose jo(në vreshtat e Dhoksatit) nuk bëri as një dëm, hapi derën e
stallës, dhe nxorri lopët, për të pirë sëpaku ujë. I përgjegjshëm për
vendosmërinë e kryer. U bë problem në organet drejtuese për njeriun dhe për
mallin në drejtori, polici, mjekësi e gazetari. "E bëra këtë punë, se mu
dhimbsën, për të shpëtuar se me to mbaja familjen, malli i shtetit është i yni,
gjëja që na mbante gjallë etj. Babë Shyqua u largua përgjithmonë nga familja,
nga gruaja, Sado Rrexha dhe shtatë fëmijët, miq e shoke (86 vjec) 1991. Nuk dëshironte
nderimin e sistemit demokratikë se e mendonte sërish se do kishte vuajtje e
varfëri urie , ai në momentet e fundit të jetës u shpreh (se do kete sevda i
gjalli të vdekurin, do të shiheni pazareve, e do të futeni nën hijen e
rrigonit). Shkak i këtij shkrimi, u bë fotografia e tij .Falënderoj dhe
përgëzoj me dashuri dhe respekt vajzën e vogël, që ka ruajtur fotografinë e
gjyshit, në shumë vite me rradhë. Shëndet e mbarësi, e lumturi familjare. Bravo
bija ime! Të përqafoj si gjithmonë me mall.