loader
Loading...
POEZI

Mbi malet e Vetëtimës
Ku kanë shqiponjat foletë
Vet Zeusi e shfaq fuqinë
Që andej lëshon rrufetë

Përmbi Çikë dhe Bogonicë
Dora e tij ka lënë shënjë
Nga rrufetë që nxjerrin zjarr
Në bredha edhe shkëmbënjë

Mitet thonë dhe bëjnë fjalë
Për përballjen me Titanë
Që i mori dhe i burgosi
Në mal të Tartarit matanë

Dhe Homeri në Iliadën
I përmend këto malet tona
Dhe Zeusin zot të pellazgëve
Që shkon e vjen nga Dodona

Mbi këta malet e lartë
Ku Perënditë rrinin qëmoti
Mblidheshin dhe kuvendonin
Në Lipë tek Sofra e Zotit


Në Bogonicë te mali i Zotit
Atje ku është vëndi i mirë
Ku gjen qetësinë dhe paqen
Flet me Zotin dhe Perëndi

 

 

 

Atje lart në malin legjendë
Atje në Lëmë të Lejlerëve
Në vëndin e shenjtëruar
Më i bekuari mes të tjerëve

Që në kohën e Pellazgëve
Është thënë se në atë shesh
Kërcenin dhe hidhnin valle
Bënin kurban cjep dhe desh

Për malet e Vetëtimës
Shumë legjenda na tregojnë
Që këto male janë të shenjta
Lum ata që atje shkojnë....






Abas Goxhaj

 

JETA JONË ËNDËRRIMË..!

-Duke festuar 52 vjetori e martesës sonë..!

Atë dit’,të zjarrt’ korriku,

mbi krye vumë kurorë,

dhamë fjalën , lidhëm besën:

-bashk do shkojmë jetën tonë..!

Atë çast , kur buzëqeshe,

“u gremis” mali me harqe,

ylyber’ i bukur prilli,

u hodh nga faqja në faqe..!

Pesëdhjet e dy vite kaluan

duket si në ëndërrimë,

vatrën familjare fati,

n’a e mbushi me fëmijë..!

Ëndrat e natës në gjumë

bashkë, e dashur, i shikuam,

kalanë e bukur të jetës,

me “gurë” djerse ndertuam..!

Ënderrimë, jeta e shkret,

ikin vitet, porsi krua,

e shtrenjtë e melhem në jetë,

tI e re ,mbetesh për mua..!

Sot në gjirin e Sarandës

vala vjen me perkëdhele,

gjithë lulet e Golëmit,

ylyberi i bën kordele..!

Erdhën gjithë zogjt’ e pyllit,

nat’ e ditë po këndojnë,

sa këngë këndon bilbili

aq vite, bashk, të festojmë...!

Ti je vetëm, Dritë’, për mua,

si një hënë e “gremisur”,

kudo shkoj, i marr me vete

syt’ bojqielli, të qëndisur..!

Gurgullon burim’ i jetës,

pa shterim të ëmblat fjalë,

“pimë” ujë bashk, në k’të burim

pesëdhjet vite me radhë..

Zëmra, nuk paska të plakur,

çel , si lëndina në male,

mbushet plot me lule vjeshte

shiu e bora “shuajn’ zjarre”.!

Vitet ikin e nuk kthehen,

shikojm’ me dylbi rininë,

me vërtik dallgët e lumit

kapin me “grep”pleqerinë..

Kënga jonë, mos pushoftë,

gazi,Yt, kurr mos shteroftë,

mirësia na buroftë

Zot! e fat, me neve qoftë...!

Të vijë, kur të dojë vdekja,

vetëm lusim nat’ e ditë,

për fëmijë, niper e mbesa,

të mos n’a lotojnë sytë..!

                     

 

 

 

 

 

 

 

 

MOJ FISNIKJA GJIROKASTËR...

Qëndron buzë greminës,

Ne rrim’ e t’ shikojmë,

qaj moj Shqiperi

ulërij e gjorë..!

Ah, mor mëmëdheu ynë,

Buzëplasur si nga hera,

Majë malit si bajrak,

Të qëllon nga ç’do anë era.!

Gjirokastër,radhoj shkëmbi

Djep-pushke e trimërisë,

Kalaja e këngës shqiptare,

Moj ajka e mënçurisë.

Në ç’do kohë ,moj e mirë

Për kombin ,një fidanishte,

Si e pushkës dhe e penës,

Yll karvani nëpër vite.

Mozaikëve me gurë,

Pse u iku bukuria?!

Shtëpive të rralla muze,

Pse, u ka humbur freskia?!

Lart kalaja hijerëndë,

Nga bedenat jep kushtrimin :

-I dilni për zot Atdheut

Nuk shteron gjaku i trimit.!

Pse ka humbur dashuria?

Të gjithë,diçka kërkojnë,

Njerzit me një mal me halle,

S’dinë ç’bëjnë , s’dinë ku shkojnë..!

Nderi , besa e shqiptarit

U mëshehën në kuletë,

Ideal për maskarenjtë,

Nuk paska e nuk do ketë!

Gjirokastër,moj e mirë,

Ku i ke djemtë levendë,

Vatanit t’i dalin zot,

Ashtu si patën adenë ?

Djemtë e Tu,që i mëkoi

Gjiri me qumësht të pastër,

Ku i ke ,e pse nuk duken,

Moj fisnikja Gjirokastër?!

Ngrehu Bajo e Çerçiz,

Nder-lavdi të Kombit tonë,

Zbrisni lart, nga mali i Gjerë,

Ashtu si kishit zakonë!

Duku Avni  Libohova,

Ajkë djali, merja këngës,

Kënga e nagantës tënde,

Flet, si mbrohet nderi i Mëmës.

A dëgjon Çajup  bilbili,

Të ndrit shpirti ,të ndrti dheu,

Mer penën e shkruaj prapë,

Ç’është Mëma e Mëmëdheu!

Koto  Hoxhi e Pandeliu,

Vajtojnë nga Lunxheria,

Se po nëpërkëmbet shkolla,

Pse po vritet dituria?!

Nuk më duhet politika,

Po Atdheu e Gjirokastra,

Kur do vijë ajo ditë,

Të drejtojnë duart e pastra..?!!.


NË GOLËM MË SHPURI MALLI..!

 

Në një dit’, të bukur maji

në Golëm më shpuri malli,

kudo jeshilonte bari

fusha, kodra edhe mali..!

Kopetë -lezet më vete

zile-këmborë me derte,

ja thoshte bilbili mire

fyelli përtej në brinjë..!

S’ngopej syri duke parë

fushat, kodrat, malet radhë,

kur m’u shfaq fshati për ballë

ca lot faqeve më ranë..!

Ranë lotët, se s’e gjejmë

fashatin si ishte një herë,

nuk kish më ato lezete,

ç’do shtepi, “ushtri” më vete..!

rrugët jan’ të qeta fare,

sikur kalojmë mbi varre,

ca shtepi rënkojn’ nga halli,

trarët të thyer nga Malli..!

Posht’ gërmadhave rënkojnë,

të zotët ,që nuk jetojnë,

bërtasin, që t’i degjojnë

shtepit’ prapë t’i ndertojnë..!

O Golëm, shekuj kalove

majë malit, gërç qëndrove,

me retë, luftë nga hera:

-kush do mirr kreshtat Bedena..!

Fshati, gumëzhit si bletë,

dhe pse vëndi, qe i sertë,

arat, me kazëm punuan,

saraje guri ndertuan..!

Njeri-tjetrin kishn’ për zëmër,

bashkë ndan’ lotin dhe këngën,

në acar, borë e brymë,

shoshoqin ngrohën me frymë..!

Ikëm fshat, jo s’e s’të deshëm,

vetëm TI, n’a e di hallin,

ikëm me një mal me halle,

Vijmë që shuajmë mallin..

Ika pa u shmallur Malli

po në zëmër, m’u ndez zjarri,

xhadja bëhej për së mbari,

në fshat dëgjohej sqepari..!

 

 

 

GJASHTË VJET KURORË TË RRINË...!

 

Moj mbesa ime e mirë

manushaqe, trëndelinë,

qesh e lezeton shtëpinë

gjashtë vjet, kurorë të rrinë..!

Të urojn' gjyshrit nga Vlora,

mekur zëri e dridhet dora,

vullkan zëmra e pikur malli,

se u ndamë për së gjalli..!

Urimet, Lule Xheneti

t'i dregojm' me valë deti,

100 vjet, lulja e prillit

këndofshin zogjtë e prillit..!

 

ERDHI E IKU DHE KJO PASHKË....!

 

Erdhi e iku dhe kjo pashkë

Jo, si na vinte ngahera

Buzagaz e xhepin plot,

E qeshur ,si vet' pranvera..

Dielli, ndriçoi më pak,

Pranvera, e lodhur, e vuar

Buza qeshi si e mekur

Me një mal halle ngarkuar..

U poq mishi, si traditë

Në lëndinë , buzësë detit

Ngrihet lart tymi i zi

Tierr hallet e kurbetit..

Zoti, qëndisi bregdetin,

Lule e bar stolisur vëndi,

Kudo që shkova, nuk gjeta

 

 

LULE ME ERË GOLËMI.....

 

-Pse feston ?- më thot një mik

kemi festën ton' të shënjtë ?!

-Si Abas edhe Vasil- i them,

trup e shpirt ,mbeten të njëjtë...!

Ç'ësht' kështu me sojin (kombin) tonë

vetëm vrap, nuk dimë hapa,

Dhe në Hënë ne të shkojmë,

do na ndjek' e keqja mbrapa...

Lot-gremisur, buzëplasur,

asnjëherë s'folëm kaluar,

punë e luftë dhe në gjumë,

S'del koha për të kënduar.

 

 

 

NUK THAHEN LOTËT E MËMËS..!

 

Dhjketë vjet, brigje më brigje,

Mëma jote, u bë qyqe,

Duke folë si e marrë:

-ku je mëshehur, o djalë..?!

Zot’ i madh, që n’a krijove

plot fëmijë m’ë dhurove,

për Buron, m’ë rrushkullove,

Vet m’a dhe e vet m’a more..!

Rohiti mali me gjethe,

Për drerin e Majës’ së Ceke,

Flije e buza të qeshte,

Bandill , që shokun s’e keshe..!

Ikën dimri e vjen behari,

shtohet brenga e rritet malli,

mbi varr, po të lutet djali:

-Po ngrehu, o babi xhani..!

Dal me vrap, kur shkon avjoni,

Gëzoj, s’e mos vjen dermëni,,

Pres të m’a bëjë me dorë,

Po lotët më shumë kullojnë

E zëmra më bëhet borë..!

Qaj me lot e qaj me ligje :

-eja bir, s’e më zhurite,

o Buro, trëndafil maji

qeshje e vinte behari..!

I shoh zogjt’, që fluturojnë,

u lutem ,të më tregojnë,

Buron tim, mos e shikojnë

me t’a bashk’ të fluturojë..!

Zëmr’n e Mëmës e plagose,

nusja e di .s’e ç’e gjeti,

mallin e të vetmit djalë,

S’e shuan lumi dhe deti..!

Oh, ç’na gjeti, ne e dimë,

nuk gjëndet ilaç i zëmrës,

ngrehu PAPI, eja prapë,

të thahen lotët e MËMËS..!

-Maja e Ceke- Maja e malit të Pusit-Bizhge, ,që ngrihet mbi Kaparjel si karakoll.

I perjetshëm kujtimi i Perparim Dilaver Bizhgës, këtij sorkadhi që “humbi” në mosh të rinisë, nga një aksident me makinë.

 

 

 

 

 

NË 81 VJETORIN E DITLINDJES SË POETIT TONË KOMBETAR AGIM SHEHU..!

 

Eshtrat Tuaja, që s’treten,

Do të jenë përherë penë,

Kurdoherë e në ç’do kohë,

Do shkruajn’ për Mëmëdhenë..!

Xhevair nga baltë vëndi..

-Prf. Agim Shehut, në 87 vjetorin e lindjes-i cili banon në Zvicër

Lulet e prillit e majit

Trëndelinat-lezet vëndi

Ju dërgoj nga Kurveleshi

I miri, o nip Golëmi..!

Erë e tyre, ilaç shpirti

Të ndjek pas kudo që vete,

Të mjekojnë plagët e rënda

Të kurbetit që se deshe..!

Ujëvarë-vargjet e tua

Bëhen njësh me lulet tona

Ju buroft, pena në vite

E kristalt, si vet Valbona..!

Urimet e zëmrës time

me zog dëbore dërgova,

“mjalt”nga ajo pena jote

Që nga Zvicëra postona..!

Sa lule ka Këndrevica

E trëndelina Golëmi

Kaq urime ,JU dërgojmë

Xhevair nga baltë vëndi..!

 

 

BILBIL-BAJRAK LABERIE..!

 

I flet Këndrevica Bernës:

-Për Djalin, më mori malli

Toka e huaj, s’e tret kurrë,

Dërgoje Malin tek Mali.!

Me majën e penës diamant

Çave muret e kafazit,

Bilbil-bajrak Labërie,

Eja këndo majë malit..!

Me dheun e huaj ngarkuar

E çave detin me not,

Erdhe , o bilbil gjyzar,

Të festojmë të gjith’ tok..!

Këmbëkryq në Labëri

Në “lëmin” me vargje shtruar,

I bekon të gjith’ me radhë

Pasardhesit e penës Tuaj..!

U jep “mjalt”, nga pena jote ,

Të mëlcojnë poezinë,

U jep Muzë, nga muza jote

të ngrenë më lart Labërinë..!

VO: -Këndrevica-mali më i lartë në Laberi

-Berna-kryeqytet i Zvicrës, ku prehet poeti.