loader
Loading...
LAVDI 105 VJETORIT TË LUFTËS HEROIKE TË VLORËS-1920…!

Vlora, Vlora, Vlora ,Vlora,

buçet klithma për liri,

ja do mbetet Vlora jonë,

ja do bëhet shkrumb e hi..!

Ky kushtrim dhe betim i atyre atdhetarëve, që i dolën për zot Vatanit, në ato momente shumë kritike, për Kombin tonë, dëgjohen edhe sot, mba 105 vitesh, si një thirrje, për të mbrojtur kurdoherë amanetin e tyre. U mbushën 100 vjet, nga lufta heroike e Laberisë, kur u hodhën italianët 40 milionësh në det, nga dyfeqet me gjalmë, që I mbanin në dorë duart e çelikta, mëndjet e kthjellëta dhe zëmrat e zjarrta për liri..! Në këtë luftë, përkra gjithë lebërve e luftëtarëve të tjerë vullnetarë, morën pjesë edhe shumë trima golëmas, që do t’a paraqesim kronoligjikisht më posht, simbas dëshmive të disa ish luftëtarëve e dëshmitarëve të asaj lufte dhe dokumentave të shkruara, të cilat janë pasqyruar me hollësi në historikun e Golëmit “ GJURMË GOLËMI” “nga lashtesia deri në v. 2005), me autor Abas Goxhaj dhe një grup intelektualësh e banorë Golëmas. Në prag të Luftës së Dytë Botërore dhe gjatë viteve kur u zhvillua kjo luftë(1914-1918), gjëndja në Shqipëri u bë tepër kritike. Shqipëria u shndërrua në një shesh lufte nga fuqitë ndërluftuese. Nga ana tjetër, u shtuan së tepërmi lakmitë e shteteve shoviniste fqinje, për një copëtim të mëtejshëm të Shqipërisë, duke u mbështetur edhe në agjentët e tyre brenda vendit. Mbas shpalljes së Pavarësisë së Shqiperisë, forcat e shumta greke, në vitet 1913-14, pushtuan Shqiperinë e Jugut, ose “Vorio Epçirin”, si e quanin ata, afërsisht në jugë të vijës Korçë-Gllavë- Llogara, duke vrarë e shpërbgulur popullsisnë dhe djegur gjithçka. Italia fashiste, më 29 Tetor 1914, zbarkoi në Vlorë. Fillimisht një mision sanitar dhe më 30 Tetor 1914, pushtoi Sazanin, të cilin deri në muajin Qershor të atij viti e kishin pushtuar grekërit. Më 25 Dhjetor 1914, Italia fashiste pushtoi Vlorën. Më 26 Prill 1915, u bë Traktati i Fshehtë i Londrës, ndërmjet Italisë e “Antantës” (Rusi, Francë, Angli), për copëtimin e Shqipërisë. Fillimisht, Italia erdhi gjoja për të mbrojtur Shqipërinë Jugore nga pushtuesit grekë, por shumë shpej, ranë në sy qëllimet djallëzore të saj ndaj vendit tonë. Trupat italiane gjatë muajve Shtator-Tetor 1916 pushtuan krahinën e Kurveleshit, Tepelenën, Himarën, Gjirokastrën, Sarandën, Përmetin e Leskovikun, duke përzënë forcat greke nga këto krahina. Në krahinat që pushtuan, trupat italianë, organizuan rrahje, çarmatosje, bastisje ndaj popullit të pafajshëm e fukara. Në këtë vit, golëmasit, së bashku me fshatarët e tjerë kurveleshas, u kthyen në banesat e tyre, ku nuk gjetën asgjë, përveç gërmadhave shkrumb e hirit që patën lënë ushtria greke. Golemasit ,ju përveshën punës edhe pse në kondita të vështira për të ngritur një copëz strehëz dhe për të vazhduar jetën sado pak normale. Përveç pasojave të pushtimit italian, popullit ju desh që të përballonte edhe epideminë e “gripit” spanjoll, që solli vdekje në masë e më të shumta se “lija”, nga ku gjetën vdekjen dhjetra golëmas. Jeta e rëndë dhe shumë e vështirë, i detyroi shumë djem e burra golëmas, rreth 20 vetë, të merrnin rrugën e kurbetit të zi, në SHBA e gjetkë. Ku disa prej tyre, gjetën vdekjen qysh gjatë udhëtimit, kurse disa të tjerë si Kokajt, nuk mundën të ktheheshin më në Atdheun e tyre të dashur. Lufta e Parë Botërore mbaroi më 1918 dhe solli vuajtje, mjerim, varfëri e shumë viktima, si për mbarë popullin tonë edhe për golëmasit. Padrejtësi të tjera përgatiteshin të bëheshin në kurriz të popullit tonë, nga shovinistët fqinjë. Konferenca e Paqes në Paris 1919 (konferenca midis shteteve fituese-Antantës (Rusi, Francë, Angli) dhe Bllokut Qendror me aleatët, të mundur në Luftën e Parë Botërore), kërkoi të viheshin në jetë vendimet e Traktatit të fshehtë të Londrës-1915, për copëtimin e Shqipërisë. Por, historia ka treguar se shqiptarët nuk e kanë lënë asnjëherë fatin në dorën e në lapsin e të huajve grabitqarë. Për të kundërshtuar këto vendime dhe për të mbrojtur trojet shqipëtare, patriotët shqiptarë organizuan Kongresin e Lushnjës në Janar, 1920. Nga Golëmi ishte Lame Kalo. Kongresi zgjodhi Qeverinë me kryeministër Sulejman Delvina dhe kryeqytet i Shqipërisë u vendos të ishte qyteti i Tiranës. Aty u vendos, që të mbrohej me ç’do kusht trualli shqiptar nga copëtimi, që pregatiteshin të bënin fuqitë e “Antantës” e fqinjët grabitqarë. Nga ky kongres, iu dërgua edhe një telegram proteste kryetarit të Konferencës së Paqes në Paris, ku midis të tjerash thuhej e shpallej botërisht se: ”Shqiptarët ishin gati të bënin të gjitha sakrificat, të derdhnin edhe pikën e fundit të gjakut të tyre kundër ç’do veprimi që do të vinte në rrezik tërësinë tokësore dhe pavarësinë e tyre të plotë”. (Historia e Shqipërisë, vëllimi i 3, faqe 210). Vrasja e tradhëtarit Esat Pashë Toptanit, njeri me influencë në qarqet politike antishqiptare të Evropës nga trimi Avni Rustemi në mes të Parisit, i la me gisht në gojë këto qarqe. Zgjidhjen e çështjes kombëtare e mori në dorë vetë populli shqiptar. Anë e kënd Atdheut, ndihej organizimi i luftës për çlirimin e vendit nga ushtria italiane, që mbante të pushtuar Kurveleshin, Tepelenën, Vlorën, etj ,si dhe ndaj Serbëve, Malazesëve, francezëve, etj, që kishin sjellë trupat e tyre në Veri e në Lindje të Shqipërisë, gjatë Luftës së Parë Botërore. Para rretheve patriotike, problemi i parë shtrohej ai i luftës kundër pushtuesve italianë, të cilët duhej të dëboheshin patjetër nga tërritoret e pushtuara në Jug të Shqipërisë. Fshatarësia patriotike, që kishte bërë një luftë shumëvjeçare kundër pushtuesve të ndryshëm, ishte e gatëshme të bënte sakrifica supreme të tjera në interes të Atdheut. Kjo detyrë patriotike dilte edhe përpara lufetarëve golëmas. Interesat e larta të Atdheut i ftonin të jepnin kontributin e tyre kundër pushtuesve italianë. Kështu, 70 burra golëmas, si: Hasko Nikolli, Dost Banushi, Fejzo Xhafo, Rasho Mirte, Nesim Bedo, Xhafo Demo, Tahir Dina, Musa Banushi, Abas Zubo, Elmaz Dauti, Nexhip Lika, Osmen Rroshi, Musa Banushi, Hito Kondaj (nga golëmasit e Kotes),etj (sipas Tahir Dines-1973) dhe rreth 15 burra nga Kaparjeli, si: Mane Bizhga, Hajro Bizhga, Kalo Bizhga, Bejo Bizhga, Novrus e Mustafa Çako, Skëndo Norra, Tefik Çako, Xhelo Veliu, etj (sipas Refat Çakos e Skëndo Norrës-1973), të udhëhequr nga trimi Sulo Beqiri, morën pjesë me armë në dorë, për çlirimin e Kurveleshit, Tepelenës e Vlorës, nga pushtuesit italianë. Alarmi për t’u mbledhur çeta, si gjithmonë u bë me një “bri”, që binte si burie (ky “bri”, ruhej në fshat deri në vitet 1950, në shtëpinë e Sulo Beqirit. Për të drejtuar gjithë luftën kundër pushtuesve italianë, në Beun të Vlorës, u krijua Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare. Lufta kundër italianëve nisi qysh në 24 Maj 1920, kur forcat e Kurveleshit (bënin pjesë edhe luftëtarët golëmas), asgjësuan postkomandën italiane në Progonat dhe italianët u larguan të tmerruar në fshatin Kuç e Tepelenë. Në 26 Maj 1920, u bë një mbledhje në fshatin Gusmar të Kurveleshit, ku u bë lidhja e besës dhe bashkëveprimit, e veprimeve luftarake midis forcave të Kurveleshit, Tepelenës e Vlorës. Si përfaqësues nga Vlora (Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare), merrte pjesë atdhetari, patrioti dhe oratori i flaktë nga Tërbaçi i Vlorës, Halim Xhelo. Nga Golëmi merrte pjesë Sulo Beqiri, Mustafa Rroshi e Rasho Mirte. “…Në këtë mbledhje, u betuan për luftë. Mbledhjen e kryesonte Riza Runa nga Nivica, Sulo Beqiri nga Golëmi, Magrip Bana nga Gusmari, Abedin Arifi nga Nivica, Hasan Bleta nga Vermiku, Rrapo Çela nga Kolonja, Mustafa Rroshi nga Golëmi e nga Picari etj.. Njerëzit që përmëndëm më sipër, kryesuan mbledhjen dhe ftuan të gjithë popullin që të merrte pjesë në këtë luftë… Edhe gratë me sopata morën pjesë për të çarmatosur karabinerinë e Progonatit…”(Durolli-Llambi, 1956. Kujtime nga “Lufta e Vlorës më 1920“. Fq.14-15). Në këtë kohë, Kurveleshi ishte spastruar nga italianët. Italianët ishin strukur në kalanë e Tepelenës, në pika kyçe gjatë rrugës Tepelenë-Kote e Vlorës dhe në fshatrat afër Vlorës. Në 4 Qershor 1920, forcat e Kurveleshit, në të cilat bënin pjesë edhe rreth 17 luftëtarë golëmas, u nisën për çlirimin e Kalasë së Tepelenës. Ja si e kujton luftetari e patrioti Skëndo Nora: “..“… Kjo luftë, kundër Italisë, filloi në Tepelenë, - Në mëngjezin e një dite të bukur Qershori 1920, erdhi Novruz Çakua tek unë në shtëpi. Më tha se është dhënë alarmi, që të shkojmë në luftë kundër Italisë. Babai im, i thotë Novruzit: - Unë do vij vetë në luftë dhe djalin nuk e lë, se e kam të vogël e të vetëm. Babai im, bashkë me Manen, Novruzin e shumë kaparjelas të tjerë u nisën për në Golëm. Ditën tjetër, unë së bashku me Bejo Bizhgën, morëm një mushkë të ngarkuar me bukë e ushqime për luftëtaret që kishin arritur në Tepelenë. Ata i gjetëm tek ura e Tepelenës. Të parin që njoha, ishte Xhafo Demua nga Golëmi, mbasi ata ishin qindra vetë.  Unisem drejt Tepelenës dhe rrethuam kalanë, ku ishin strukur ushtarët italianë me në krye major Kalcinin. Luftëtarët e Kurveleshit i dërguan qysh atë ditë major Kalcinit, një ultimatum, që të dorëzohej dhe të largohej me gjithë ushtrinë nga Tepelena. Por Kalcini iu përgjigj negativisht këtij ultimatumi dhe vazhdoi rezistencën e tij në kala. Atëhere, luftëtarët shtrënguan darën e rrethimit, u prenë ujin e pijshëm dhe ç’do komunikim me jashtë murit të kalasë.  Anëtar i komisionit për çlirimin e Tepelenës ishte edhe patrioti Sulo Beqiri. Golëmasit u dalluan në ç’do përpjekje luftarake, që u zhvillua për marrjen e kalasë së Tepelenës. Të parët që hodhën dy bomba brenda portës së kalasë, ku vranë shumë ushtarë italiane, ishin tre djem, Fejzo Xhafo e Osmen Rroshi nga Golëmi dhe i treti ishte Hasan Ajazi nga Bënça. Tek porta kryesore e kalasë ishin vendosur golëmasit, të komanduar nga Rasho Mirtia, të cilët bënë një luftë të përgjakshme me italianët duke u ndeshur edhe trup me trup. Në sajë të trimërisë, heroizmit e vendosmërisë, që treguan luftetarët e Kurveleshit dhe levendët golëmas, major Kalcini me gjithë ushtarë ua mbathi këmbëve për në Vlorë. Kryengritësit vazhduan të ndiqnin ushtrinë italiane këmba-këmbës…”” (dëshmi e marrë nga Abas Goxhaj, 14 tetor 1973, në shtëpinë e tij Kaparjel) Luftetarët fitimtarë, marshuan drejt Vlorës. Gjatë këtyre ditëve, në vëndet kyçe të rrethit të Vlorës, ku ishin strukur italianët, vazhdonin luftime. Në 5 Qershor 1920, me urdhër të Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare, shpërthyen në sulm të përgjithshëm, pasi komandanti italian në Vlorë, gjenerali Piacentini, refuzoi ultimatumin e kryengritësve, të bërë nga kuvendi i Beunit (fshat në Vlorë), më 3 Qershor 1920. Në ultimatum, i thuhej Piacentinit, që të largohej me gjithë forcat e tij nga Shqipëria, ndryshe kryengritësit do t’i detyronin të largoheshin me luftë. Lufta ishte e përgjakshme.

Atje te hani në grykë

Tek ura në Drashovicë

Qëllon topi i Italisë

Ka ndër mënd që ta vithise!

(Vullnetari nga Gusmari, Tahir Meto Banaj, thotë se këtë kënge e ka ngritur në luftë e sipër, Osmen Rroshi nga Golëmi. Marrë nga libri i Durulli Llambit “Kujtime nga Lufta e Vlorës-1920” Një këngë tjetër, që këndohej me pathos nga luftëtarët e lirisë, ishte edhe ajo që ngriti në luftë e sipër Nase Beni (ish oficer në Qeverinë e Vlorës), nga fshati Vuno i Vlorës:

Bre-moj bretekocë e efëngut ( njolit )

S’këndon dot në vënd të thatë

Se këtu këndon bilbili”

Që e ka zërin të lartë..!

Italianët, po i dorëzonin pozicionet një e nga një dhe grumbulloheshin në Vlorë, nën strehën e kapelës së Piacentinit, të cilit po i dridhej toka nën këmbë. Luftëtarët golëmas, që numëroheshin rreth 50 trima, kanë marrë pjesë në të gjitha luftimet që u zhvilluan kundër ushtrisë italiane si në: Qafë të Koçiut, Qishbardhë, Kote, Gropa e Derrit, përpara kalasë së Kaninës e gjetke dhe kanë dhënë shembullin e tyre si luftëtarë trima. Luftën e ndihmoi gjithë fshati I Golëmiot, duke dhënë 5 lekë për ç’do kokë bagëti. (dëshmi e Osmën Rroshit, Tefik Çakos, Tahir Dinës, Abas Zubo ,v. 1973). Me sulmin e përgjithshem, që u bë në datën 22 Korrik 1920, kryengritësit, ku bënin pjesë rreth 50 golëmas, drejt qytetit të Vlorës, detyruan gjeneralin Piacientin, të pranonte humbjen dhe të largohej i mundur nga Vlora heroike duke thirrur “Mama mia!”(mëma ime). Jehona e kësaj lufte popullore, habiti botën dhe” ligjëvënësit” e saj u detyruan të grisnin marrëveshjet dhe mbrapaskenat në kurriz të kombit tonë... Lufta çlirimtare e kryengritësve shqipëtarë, me taktikat e manovrimet e saj të shpejta, të rrufeshme, të lëna trashëgim nga të parët, u hoqën kryq leksioneve të akademisë ushtarake italiane, ku pat mësuar gjeneral Piacentini, major Kalcini, etj. Populli, nuk vonoi të thurrte vargjet e këngës popullore, ku përjetëson heroizmin popullor, heronjtë e saj, si Selam Musa Salaria, që iu hodh topit nga gryka. Jehona e kësaj lufte, dëgjohet edhe sot, ndërsa vargjet e këngëve e valleve Labe, do të oshëtijnë në shekuj e do të mbajnë ndezur zjarrin e pashuar të saj.

C’është kështu, si dëgjojmë?

Bëhet dyfek në Vlorë

Shqipëtarët luftojnë

Me një mbret 40 milionë.

Po me se luftojnë vallë?

Me sopat e me hanxharë

Dyfeqet lidhur me gjalmë

Fishekët në xhep i mbajnë ..

Për trimërinë që treguan golëmasit në Luftën e Vlorës të 1920, kundër pushtuesve italiane, Presidiumi i Kuvendit Popullor të R.P.S, Shqipërisë, me rastin e 50-vjetorit të Luftës së Vlorës,(1970), dekoroi këta pjesmarrës, me mtivicion:

1. Sulo Beqiri, me urdhërin: ”Për veprimtari patriotike të klasit të dytë”

2. Fejzo Xhafo Demaj, me urdhërin: “Për veprimtari patriotike të klasit të tretë”

Me medaljet “Për veprimtari patriotike” dekoroi:

Hasko Nikolli- Dost Banushi- Rasho Mirtia- Nesim Bedo- Tahir Dinaj- Refat Shahini - Musa Banushi ,Abaz Zubo- Elmaz Dauti- Nexhip Lika- Mane Bizhga- Tefik Çako - Skëndo Norra- Xhelo Veliu.

Këto dekorata varen në GJOKSIN E GOLËMIT, SI DËSHMI E KRENARI PËR BREZAT.! LAVDI NË SHEKUJ LUFTËTARËVE , HERONJËVE E DËSHMORËVE TË KËSAJ LUFTE , QË SHPETUAN VENDIN NGA COPËTIMI.!