Andon Begaj, sa bolenas aq edhe Kallaratas, është një nga marrësit më të mirë të këngës labe. Me zërin e tij të fuqishëm e melodioz, ai ruan dhe përcjell brez pas brezi traditën e polifonisë labe, duke e bërë të kumbojë fuqishëm e ëmbël në çdo skenë, festë e gëzim, si dhe në çdo trapez e tavolinë familjare e shoqërie, ku është i pranishëm. Anëtar i grupit “Bogonica” të Kallaratit, grupit të Bolenës dhe i disa grupeve të tjera të Vlorës, Andoni është ndër ata këngëtarë që mbajnë gjallë këtë trashëgimi shpirtërore të pasur, duke i dhënë këngës emocione dhe ngjyrim të veçantë. Në këtë foto, ai shfaqet me veshjen kombëtare karakteristike të Labërisë, duke mishëruar krenarinë dhe identitetin e këngëtarit të polifonisë labe.
Andon Begaj