Flamur Micka, djali nga Nivica e Kurveleshit, që i qante dhe i gëzonte shpirti kur fluturonte mbi vëndlindje. Flamur Micka , ndonëse në moshë, unë isha pak larg moshës së tij, dhe ishin të ndryshēm , duheshin shumë , ngacmoheshim me duar , me njëri – tjetrin. Flamuri edhe sot mbahet njeriu më i afërt, në kujtime të jetës sē tij, e kam para syve kētë fotografi. Kur e shikoj, më duket, sikur jeta vazhdon gjallërishmē, këtë drejtues avjoni. Përherë në avjon, vite të pa numēruara. Vetë Flamuri ka një histori, apo disa kujtime ndryshe nga të tjerët. Sjell këtë shkrim , nga ato që mbaj mend, qe i qeshur, i dhënë pas neve, fisit, shoqërisë, nga tregonte plot shakara , e gjithmon me fjalē e afronte fshatin e tij ku kish lindur, në Nivicën e tij të bukur , të Kurveleshit, ku u rrit ky njeri jetim, pa njeri, pa prindēr, veç me motër e vēlla . Vërtetë motrat gjetën një derë tjetër, tek burrat e tyre. Ndryshe qëndron jeta e vëllait, Elmazit, mësonin nēn dritën e kandilit dhe të prallēve . Elmazi pati fatkeqësi fizike, por etjen e shijoi duke dal mēsues model në fshatin e tij. Elmazi në moshë të rritur u fejua në Vlorë, që të gëzonte si gjithë moshatarët e tij , të qe familjar, të bëhej prind , por jo ! ... nuk qe e thēnē dhe as e bērē . S’u bë që s’u bë e mundur . E keqja e ndoqi nga pas, filli kur ēshtë i hollë, kēputet shpejtë. Kur erdhi nga Vlora, duke sjellë , datën e martesës, kthehej i gëzuar, e do ti çonte motrës sihariqin, tek motra në fshatin Valare. Zonja do ta priste, në kulm e kënaqur . Por jo.! Në lumin Drino u gjet pa jetë, se si qysh tek, nuk e di njeri , askush se pa . Jeta vazhdon më tej. Flamuri vjen me kujtime të larmishme në jetën e tij, ka thënie të veçanta, për ta rritur e edukuar, e shkolluar mē tej. Nga mosha 14-15 vjeç, u bë ndrimi i emrit nga Avni në, Flamur Micka. Po si ndodhi kjo? Në kohën, kur zhvillohej një luftë e ashpër midis forcave partizane dhe gjermane . Avniu , ashtu i mitur mori flamurin dhe u turr përpara mes zjarrit të dendur në mes plumbave, këmba doras, me zvarritje barkas vendosi flamurin në majë të kodrës së kuqe. Aty, Avniu nuk e lëshoi flamurin, këtë simbol gjaku të shqiptarëve dhe që nga ky moment atij, do ti ngjizej edhe emri, Flamur.! Studimet e larta ju dha mundësia dhe i kreu ato në Bashkimin Sovjetik, në “Akademinë e Avjacionit” dhe i përfundoi rreth viteve 1950. E ëndërronte në kulm, prefesionin modest në shpirtin e tij. Mbahet mend, që me avjonin e tij, kur përshkoi mbi fshat në përmbushje të misionit.. Ai, hodhi një kurorë me lule tek varet e prindërve dhe ca lapsa dhe stilolapsa për shkollën e fshatit. E kush nuk e njeh këtë super pilot. Punoi në Kuçovë, në Rinas, në shkollën e “Avjacionit në Vlorë”, kudo i gatshëm në shërbim të popullit. Për respektin e madh që kish druhej, por atë që thosh Flamuri, ai e realizonte, pa frikë. Ndaj një ditë tw bukur vendosi t’ia thoshte burrërisht vajzës së Gjeneral Peçit, se më mirë se ty , s'kam ku vete gjetkë. Hankua u befasua se kish " ethe " para xhaxhit dhe s'mund ti dilte përpara syve. Flamur do ta kemi keq, por duhet të largohemi nga shtëpia . U shkrua e u këndua disa herë letra, dhe ja çuan nënë jastëk te krevati i tij , në dhomën e tij . Hankua me lot në sy, i kërkonte falje për gjithëçka që bëri , duke iu lutur në letër se nuk ka gabuar, se mori një djalë që e njihnin të gjithë. Kaluan disa vjet, fshehurazi hynin e dilnin, sipas rastit, e mundësive, e megjithatë ky problem familjar u bë i dëgjuar, e më lart, sa kaq. Jeta vazhdoi me gjithë peripecitë e saj. Flamuri u bë prind i Rites dhe Arbenit. Ishte i kujdesshëm, i përkushtuar, por nuk i ngelej shumë kohë të rrinte me ta. Piloti i talentuar 40 vjet në ajër, 40 vjet larg familjes, 40 vjet në shërbim të popullit. Kënaqej kur pinte ç’do mëngjes një kafe me të moshuarit , me veteranët, gjithmonë i pranishëm me shokë e miq. Jeta në pension nuk zgjati vite, për një moment, ajo u nda më dysh, nga një aksident automobilistik rrugor të pa pritur. Ҫ’do gjë u la pas, bukuria, burrëria, mosha, familja. Shpirti ynë për Flamur Mickën mbetet i fortë, për më shumë kujtime të tjera, ashtu siç e kemi njohur, bukurosh, human, I dshur, ushtarak i sprovuar, aviator i guximshëm, burrëror, mik e shok i rrallë.! Ngelet gjithmonë i paharruar, respekt për të .