loader
Loading...
FTERRA JONE...!
4 muaj më parë

FTERRA JONE...!

Po pse i themi të  gjithë  dhe gjithmonë  Fterra jonë ?  -I themi,  sepse Fterra është  e të  gjithë  fterjotëve, kudo ku jetojnë e punojnë, në  Fterrë, në  gjithë  vëndin tone  dhe në  të  gjitha shtetet dhe kontinentet e botës, prandaj ajo na përket të  gjithëve. Prandaj jemi të gjithë  të  interesuar, për ta ndihmuar e pare  sa më  mirë, për të  mos lejuar që  ta dëmtojnë  shfrytëzojnë dhe ta shkatërrojnë  për intetesat e tyre, as ndonjë  pseudo fterjot, as firmat pirate e fantazëm; si ajo e ndërtimit të  dy hidrocentraleve elektrike me ujin e burimeve të  Fterrës; ajo e shfrytëzimit të  pyjeve të  saj për prodhim qymyrdruri; apo edhe ndërrmarrja pyjore e Delvinës e cila administron dhe shfrytëzon në  mënyrë të  jashtligjëshme kullotat e Galishtit të  Fterrës, në  një  kohë  që Fterra dhe teritori i saj tani i përkasin Bashkisë  Himare etj. etj...Fakti që prej kaq e kaq vjetësh si pushteti vendor dhe ai qëndror, me gjithë premtimet bajate të  tyre të  përsëritura vit pas viti, e kanë  lënë  fshatin tone  me atë  rrugë  automibilistike, në  atë  gjendje dhe të  pa asfaltuar, tregon se nuk i duan as fterjotët e as Fterrën, që i ka dhënë  kaq shumë këtij vëndi e këtij shteti... Të  nderuar fterjot e sidomos ju brezi i ri i djemve dhe vajzave tona, në  Fterrë, Sarandë, Vlorë, Tiranë  e kudo që  jeni, i dilini për zot fshatit tuaj, vendlindjes së  prindërve e të  parëve tuaj, sepse Fterra nuk është  prone  e asnjë  apo disa njerzve të  vegjel, por është  prona dhe Nëna e Madhe e çdo fterjoti, i ç’farëdo statusi e moshe qoftë...duke filluar nga zero  vjeç  deri sat ë ketë frymën gjallë.