Kurveleshi kjo krahinë mes malesh ku dallohen vetëm muret e disa shtëpive të ndërtuara nga ish banorët për t’iu përshtatur klimës mjaft të ashpër në dimër. Pak më para Bënça, “paradhoma” e Krahinës së Kurveleshit, kësaj treve me histori dhe bukuri përrallore. Kjo krahine shtrihet në një pllajë të veçantë. Janë “arratisur” shumë familje. Shkaqet janë të shumta. Por përsëri në Kurvelesh ka gjallëri, në behar dhe në dimër. Ikin e kthehen Niviciotët. Por jo vetëm.! Vijnë këtu nga të gjitha trevat e Shqipërisë, turistë të shumtë “vrapojnë” të shohin e të njihen, kreshtat e rralla, njerëzit e mrekullueshëm se aty, ç’do gur e ka një histori. Këto vitet e fundit nuk jane të paktë edhe turistë nga e gjithë bota. Këmborët krijojnë një ansambël të veçantë, kurse barinjtë kujdesen që gjithçka të shkojë mirë. Ata lanë stanet e dimrit për tu rikthyer sërish në vjeshtë atje. “Nga viti në vit e kanë rritur vetë tufën duke investuar në shtimin e krerëve, në bazën ushqimore, në strehimin e bagëtisë po ashtu edhe në gjetjen e barinjve të zotë”. Blegtoria mbetet një nga pikat e forta të ekonomisë shqiptare. Kjo për shkak të kushteve të favorshme klimaterike, përqindjes së popullsisë që zë fshati, traditës që ekziston në mbarështimin e kafshëve. Megjithë përkujdesjen e disa blektorëve, duket se edhe kjo degë e ekonomisë së kësaj treve është në rënje, kjo për vet faktin e mungesës së njerzëve dhe atyre që i mbarështrojnë ato! Pas xhamave, të shtërnguar fort pas sedileve të makinës me të cilën udhëtojmë, syri të rrok bukuri mahnitëse. Shpate malesh, mbushur me dushqe, shkoza e pisha të buta , burimet ujore që rrjedhin pa pushim nën cicërimat e zogjëve , të japinn imazhin sikur dëgjon “simfoninë” e pyllit . Ne, që jemi të zhytur në smogun e trashë të qyteteve ku jetojmë, në ajër të ndotur , hapim gojë e hundë, për të mbushur mushkuritë me ajrin e virgjërt. Ndonjë operator qejfli romantik , teksa fshin me mëngë tisin e avullit mbi xham, përpiqet të fokusojë në kamer bukuri natyrore të rralla . Syresh, nxjerrin dhe blloqe shënimesh pa kurrëfarë informacioni. Dikur, sa më tepër i afroheshe fshatit, aq më e vështirë bëhej rruga mbi gurë , që në çdo njëqind metra duhet të kalosh gurgullimat e ujit dhe gurët e mëdhenj të përrenjëve që zbresin me vrik nga vargmalet, majat e të cilëve, ende qeleshebardhë. Kurse sot nxin asfalti. Rreshkasin gomat e makinës mbi rrugën gjarpërushe. Mure të gurtë, çati me rrasa guri. Rrugica, shtruar me gurë. Shpate malesh të gurta. Një jetë mbi gur. Historia mbetet po aty. Venitet , por nuk prishet. Njerzit, gurë të fortë! . “Den baba den” këtu mes ashpërsisë natyrore e malesh stoikë. Nën një hapsirë qiellore disahektarëshe e mbi ngastra toke gjysëm dynymëshe ende jetohet në këtë fshat mes malesh. Dielli del vonë, e ikën shpejt. Blektorët u ngjiten shpateve e pllajave pa lind dielli, e kthehen pasi perëndon. Amvisat pranë oxhaqeve që nuk u shteron zjarri, misërnike në saç e gatime vetëm me gjalpë. Ҫobanët dhe burrat e lodhur ndër ara, duhen ushqyer mirë. Jeta ka të njëjtin refren këtu. Ndërsa viti dystinësh, ka vetëm dy ngjyra. Jeshilja pa kufi në verë, dhe bardhësia që vret në dimër. Vitet poi kin, ne po plakemi, koha po kalon pa mëshirë, ç’do vit ikën si një fletë e rrëzuar nga pema. Ne plakemi me flokët që zbardhen me sytë që shohin me thellë,… jo më larg. Dikur kishim ëndërra, tani kemi kujtime. Dikur vraponim pas jetës, sot ndalemi për ta kujtuar. Ҫ’do rrudhë mban një histori. Ҫ’do heshtje fsheh një mall, por vitet ikin, ndërsa në zemrat tona jeton ende dashuria, shpresa dhe gjithë ajo që na bëri njerëz dhe kjo…!?. Kjo, s’mund të plaket kurrë.! E sidomos aty, në atë oaz ku malet puqen me retë
Ndaj tek rri e shikoj këtë foto, nuk mund të rri pa shkruar dy fjalë për jetën e babë Lolos, ashtu si i thërrisnim ne fëmijë. Kjo foto i përket viteve të tufëzimit, një kohë që e katandisi fshatin në skamje. Babë Lolua, ky blektor i palodhur që kishte stolisur me vakt kopenë e tij dhe mbushte plot vedrat me shkumë, sot mer qumështin me nje kusi nga tufëzat të cilat u venitën në fund fare duke e çuar numurin në zero. Por kjo është tjetër temë, ndaj sot do te shkruajmë pak fjalë për jetën e tij. Lolo Hamzo Hoxha ka lindur në Nivicë të Kurveleshit me 1889 në një familje të madhe. Ishte një burrë i gjatë i pashëm, një lab tipik. Veshja e tij prej shajaku dimër e verë e tregonin atë, edhe më burrëror. Nga martesa e Hamzo me Sulltanë, erdhën në jetë tre vëllezër dhe tre motra.Të tre motrat u martuan po në vëndlindje. Po kështu edhe tre vellezrit Xhaviti, Lolo dhe Demo edhe këta u martuan po me bija Niviciote. Nga martesat e tyre erdhën në jetë plot fëmijë të tjerë duke e zgjeruar edhe më tej fisin. Kohët ishin të vështira, por edhe në këto kondita midis tyre egzistonte harmonia dhe uniteti. Të gjithë aktivizoheshin me punët e kohës duke i ndarë me së miri detyrat. Njëri merrej me bujqesi, tjetri me blektori ndërsa një me administrim. Vetë, Lolua është marrë gjithë jetën me blegtori. Ai ka punuar me përkushtim si në kohën private ashtu edhe në atë kolektive në sistemin e kaluar. Ai ishte një njeri me zemër të madhe dhe bujar. Nga martesa me Sepen, bijë nga Bushajt e Nivicës. Ata sollën në jetë shtatë fëmijë. Bashkëshortja e cila e ndoqi mbrapa hap pas hapi gjithë jetën ishte mbështetsja e tij kryesore.
Ata ishin një çift i qeshur. Atë shpesh të gjithë e
thërrisnin,“Lolo Evlihaja”, I tillë ishte zemërbardhë, bukë dhënë dhe i pa përtuar. Ashtu e përfytyroj si sot,
veshur me rrobat prej shajaku dhe me
qylafin me antenë të cilin nuk e hiqte
nga koka, që bënin atë më
burrëror dhe një njeri të leshtë,
të urtë, të matur, e fjalë pa prishur. Kështu do të ngelet në
breza, për të gjithë ata që e njohën, jetuan e punuan me të, si simbol
të thjeshtësisë, të traditës, mirësisë, e mirëkuptimit