Kurbetllinjve
Për ju njerêzit e zemrës
Që vini malluar nga larg
Njerëz, të rrënjês dhe të
degës
Me dashuri po thur këtë
varg...
Malluar vini malluar na
gjëni
Dhe ikni prapë të malluar
Bij dhe bija të këtij
vëndi
O gjak nga gjaku kulluar...
Si ujë buronje rrjedh
malli
Dhe shkëmbenjet mbeten
malluar
E malli prapë, do na
marri
Që rrjedh si ujë i kulluar...
Vini kurbetllinj në botën e largët
Në Shqipërine tone të
dashur
Nën qerpik loti i mallit
Dhe malli ah, malli i mbartur..
Nënës
E hodha shikim tej ndër
vite
Mbi maja malesh me dëborë
Më kujtohet nënë, kur më
prite
E të putha të rreshkurën
dorë....
E.. ika përsëri larg në
kurbete
Si një zog që çan në
tramundanë
Ashtu kalova edhe unë
male dhe dete
Si dallëndyshet në
kontinentet matanë....
U ktheva me zemër nëpër
sokaqe
Aty ku çatitë pikojnë
lotë
Shkretuar shtëpitë,
pragje me pragje
Ah, ne një të
malluar botë...
Dhe kur të mallohem të vij prapë
Dua të dëgjoj zile
bagëtie
Atje në korie larg mbi fshat
Një zile mushke a zile dhie....
Ikën njerëzit nëpër botë
Si shqerrat që, i këput
nga tufa
Pragjet e sofatë, mbushur
lotë
Pesha e mallit
Rënë mbi mal, ca re
të buta...
Një grusht me dhe mora me vete
Me peshën e mallit të
më rëndojë
Atje në ato vise larg
në kurbete
Një copë nga fshati të më kujtojë...
Jeta Nazemadhe
Jeta është një copë udhë
Mbi malet e shpirtit ca
re të buta
Me njerëz të mirë e të
paudhë
Me zemra të serta e të
urta...
Jeta është si një cigare
Që tymoset mbi buzë
ngadalë
A me një llullë mbushur
me halle
Që digjet mbytur e duke
qarë...
Kjo është jeta, kjo jetë
jallane
Por merreni ashtu
urtë e butë
Tymoseni herë si një
cigare
E here tymoseni si një
llullë...
Jeta ështe nazemadhe
Që luan me ty përherë
Herë e martuar, e here
beqare
Zoti aty lartë, si ta
bjerë...
Nostalgji
Qetësinë këtë mbrëmje
Seç ma prish një valë
E, në një gramofon të
vjetër
Po luan muzikë një
pllakë...
Dritat e ëmbla tē
mbremjes
Lehtë hijesh mbi shtylla
vallëzojnë
E kujtimet në një cep të
mëndjes
Si ujët e burimit
gurgullojnë....
Kjo darkë sonte është
darka ime
Ngujuar me detin kuvendoj
Më shpupurisin mëndjen ca
kujtime
Dhe me źë të lehtë, nis e
këndoj....
Këtë mbrëmje me natën dhe
detin mbeta
Mbi kokë në qiell yje dhe
meteorë
Pikturojnë gjithësinë, me
penelata të lehta...
Ah, më pëlqen ti zbres në
tokë me dorë....
Mall për Labërinë
Thamë nostalgjinë e vramë
Dhe dolëm në ato vise
Me mall e kujtuam fshanë
Me pak meze të mirë e
pije...
Ne këtu e kurbetllinjtë
Rrëkëllyem nga një gotë
Me Bujarin dhe Gëzimin
Djem zamani djem për
kokë...
Në Labërinë e dashur vamë
Aty ku rrjedh uji nëpër
kroje
Dashurinë brenda e mbajmë
Mbushur shpirtin mjalt me
hoje...
Më vra me lule
Më vra me lule
Dhe me mirësinë tënde
Në të miat pekule
Se unë jam rrit në ato
vënde...
Jam rritur aty, ku ha
pula stërrall
Ku hëna e bekuar zbret me
shkallë
Ku vdesim me të njëjtin
mall
Për vendlindjen ashtu
ngadalë.....
Prandaj të them, më vra
me lule
Dhe mi shëro plagët me
petale
Mbille shpirtin tim nëpër
pezule
E shpërndaje lule të egër
në male...
Sonte e shoh qytetin tim
nga lartê
Dhe deti përflakur në
perëndim
Ah...ai perëndim aq i
artê
Flori në saksinë e
shpirtit tim....
Bridh o shpirt o fantazia
ime
Nëpër bregdet e Labëri
Zgjohu me vesë nëpër ato
agime
Si një zemêr që rreh fort
në gji....
Vlorës Time
I zhyta vargjet në det
Këtë të ëmbël të bukur
darkë
Shpirti si kripa, në ujë
mu tret
Do i shuaj vargjet si
eter nëpër natë...
Kjo darkë e përflakur mbi
Vlorë
Mbi mbretëreshën
Rugjinë..
Ca qeleshe bardhë Labçe
këndojnë
Dhe yjet nga qiejt, për
iso po vijnë....
Moj Vlora jonē, o Vlora
Labe
Që zhurmon me frymë, e me
detin mbanë
Mikpritje e shpirt, lagje
më lagje
Mbretëreshë mbi male, e
mbi dallgë...
Tradita Labe
Nuk vdes kurrë tradita
Labe
Dhe ti hallall e paç o
djalë
Melodinë tënde ç'e zbraze
Me fyell dyfek e
krrabë....
Mblidhi malet bëni bashkë
Edhe bejkat nënë shtrungë
Fyelli flakë të marrë
Melodia të vejë lumë...
Nuk vdes fyell e longari
Se e mbajnë djemtë gjallë
Barut e ka gjakun Labi
Fyell, Maliher e
Kêrrabë...
Lotë malli
Dhe vjeshta po bie mbi
park ngadalë
Aty tek stoli ku të
prisja përherë
Pres mëngjesin e freskët
të dalë
E trupin të ma mbulojnë
fletë....
Aty, në park mbi stol, po
vras vetminë
Tretur shikimin në
fantazinë time
Gjethet e lehta ëmbēl
fëshfërijnë
Aty të pres e dashur,
bashkë me agime....
E ndoshta ti ke ikur
shtegëtuar larg
Si dallëndyshet diku në
Afrikë
Këtë ditë vjeshte të thur
këtë varg
Po pres mbi stol vjeshtën
tjetër të vijë....
Ca pika shi bien mbi mua
Si lotë malli rrëshqasin
ngadalë.
Shi vjeshte
Ah, këtë shi në vjeshtë
sa e dua
Në qiej fantazie dhe mua
të më marrë...
Hyn në shpirtin tim si
oksigjen
E shpërndahesh lehtë në
damarë
Dashuria blu, mbrëmjeve
më gjen
Më vjen në jastëk e
çarçafë me valë.....
Valëzat e tua më
përkundin lehtë
Mbi varkën e drunjtë
ngadalë
Që çan furtunat në
jallanen jetë
Oqeaneve blu, e detesh me
dallgë....
Tallaze zemre
Ky det është si shpirt
njeriu
Herë i qetê e herë me
tallaze
E herë si bela që bregut
i mbiu
Por nganjëherë, me
brishtësinë e një vashe....
Ah sa derte ka brenda ky
det
Ca shishe dëshirash, që hidhen
mbi valë
Nën qelqin e tyre përherë
një shpirt pret
Ti kthehet ajo shishe
mbrapsh ngadalë...
Në çdo tallaz një zemër
vajze
Që një zemër binjake diku
e pret
Hiqi ato dallgë e ktheji
në naze
Por vetëm ruaje të zemrës
sekret...
Sa herë u falën tek ty, shpirtëra
pa mbarim
E kënduan serenata nën
hënë me kitarë
Se mos shpirti i tyre
gjente shërim
Një djalë i dashuruar, a
një e ëmbël vajzë....
Puthja
Si nje trëndafil me
petale
Ashtu të buta si nje
shpirt
Si buzët e paputhura tê
një vajze
Sot me ty bera flirt....
Tunden këto petale e në
ajër pjalmojnë
Si balerinat e bukura
gazmore
Mbi qiej fantazie
fluturojnë
Mbi male të larta kodra e
bregore...
U afrova e i putha
ngadalë
Me buzet e mia qe dridhen
në gjumë
Vallëzova në ënderr me
një valë
U derdha me vrull monopateve
si njē lumë...
Për ty Flokëlëshuar
U bëra rreze e lodroj mbi
valë
Shkëputur nga zemra e
diellit
Horizontet e kaltra mbi
supe më mbajnë
Pikturuar në blunë e
thellë të qiellit
Po luaj me vezullimet e
mija mbi valë
Siç flirton virgjëria
vajzërore
Flokë lëshuar e bukur
vajzë
Ashtu shembëllyer, si e
ëmbël shenjëtore.
Bota ime
Unë nuk vdiqa, as kohës
nuk ju trëmba
Por, rrodha në burime i
pastër ujë...
Lulet petalebuta, nuk i
përzjeva me gjëmba
As botën time, nuk e bëra
rrëmujë....
E mora zemrën time nga
kraharori në dorë
Dhe në tik taket e saj
peshën e kohës ndjeva
Kur majat e larta u
mbuluan me borë
Nga acaret e ftohta nuk u
theva....
Zgalemët ushqehen me erë
e shqotë
Me krahët me pendë
skalitur në halle
Dëbora le të bjerë me
sqotë e llohë
Por nuk më vë nën gjunjë,
kjo botë jallane...
Kaq vite ku shkuan e vanë
Rrodhën si një verë e
vjetër
Nëpër gota banketesh dhe
me shampanjë
Në strofa poezie e ku
tjetër...
E rrëkëllyem kohën pikë e
nga një pikë
Me buzet e puthura mbi
qelqe
Nëpër qilaret që nuk
binte dritë
Brenda shishesh halle e
derte...
Kur koha rrjedh nëpër
vargje
E struket e serviret
ashtu në strofë
Kamarjeret bredhin ne të
shpirtit monopate
E vitet digjen si qiriri
mbi tortë...
Etër dhe bij
Dy breza, një mall i
pandarë
Sa herë me mendje tek ty vij
Dy zemra me mall
shperndarë...
Kështu ndoshta e ka jeta
Ajo ka dhe largime
Por ç'është e vërteta
Pranë teje fle edhe zemra
ime...
Etër dhe bij larg dhe
afër
Kur malli na merr flasim
me zemrat
Aty si dy thëngjinj në
një vatër
Aty jane, nën shpirt dhe
të pathënat...
Jeta si det me tallaze
Një cigare është një copë
udhë
Që tymoset në këtë botë
jallane
Me të mirë e të
paudhë....
Ҫ’do breg që gjirin ja
hap
Dallgën blu ta bekojë
E ajo rikthehet me vrap
Gjirin e ëmbël ta
kafshojë
Kështu është përherë jeta
Herë e qetë e herë me
tallaz
Ku ngarkuar ngjitet e
përpjeta...
Me një kryq mbi supe nga
pas...
Viset e mia
Perëndimi i artë më
mikloi
Ma mori shpirtin në
fluturim
Këtu nga vndi i bukur
Qeparoi
Më bëri një shpend në
shtegëtim...
Ah sa të bukura janë këto
vise
Sa i bukur je atdheu im
Këtu oksigjeni është
ndryshe
Ma mbush ëmbël plot
mushkrinë...
Rrezet e ëmbla më bien
mbi shpinë
Dhe ëmbēl dëgjohet ajo
valë
Cicërimat e malit mbajnë
melodinë
Dhe mbrëmja e bukur po
vjen ngadalë.
Labëri më mori malli
Labëri më mori malli
Të puth gërxhet e tua
Aty ku retë takon mali
Aty me ke dhe mua...
Të pi një kafe zjarri
Të sodis ato pyje
Ta hedh me fund ball
kazani
E të kuvendoj me yje..
Kalova tek ty o zonjë
O moj Labëria ime
Që nga e Kuçit buronjë
Deri në Salarinë trime...
Fshati im
Fshati im më mori malli
Ti që rri aq hijerëndë
Ngjitur qielli dhe mali
Si hardhia nënë tëndë...
Kuçi im me halle derte
Kurrë nuk të harrova
Fshati i dashur i Gjoleke
Erdha me mall të
kujtova...
Kalova të erdha pranë
Fola me të njohur në
rrugë
Por edhe pêr ata që
s'janë
Lotë mu derdhën
tërkuzë...
Thonë që burrat nuk qajnë
Por e kanë vërtetë gabim
Se lotët për burrat janë
Po doni pyesni shpirtin
tim...
Pashë ato re mbi fshat
Si shtëllunga mbi një
furkë
Gjyshja me dorë kur i hap
Gjalmë të bardhë nga dele
rruzë...
Pak i kuptojnë këto fjalë
Janë trëndelinë në sepete
Për ata që duan fshanë
Ata njohin halle e
derte...
Nuk e di ju që lexoni
A ndonjëherë kini qarë
Atëherë me shpirt do më
kuptoni
Kur tu marrë malli për fshanë...(fshatin)