loader
Loading...
“Dëshmor i Atdheut” Bilal Rukia

I vrarë pabesisht nga andartët grekë gjatë periudhës kur po punohej për hapjen e shkollave shqipe. Bilal Rukia, shkonte shpesh në Manastir. Manastiri i alfabetit shqip për të ushqyer e mbajtur shkollat shqipe me abetare dhe me lajme patriotike. Lajme nga patriotët përtej detit ky misionar i gjuhës shqipe, i cili mbante me vete abetaret e shtypura në Bukuresht apo tjetërkund dhe ushqente frymë atdhedashuri te fëmijët dhe rinia shqiptare e maleve të Kurveleshit. Bilal Rukia, ka qënë pjesmarrës në kongresin e Manastirit, ku i ishte i përkushtuar shpirtërisht për shpërndarjen e gazetave e shkrimeve shqip në Spile e Himarë, me qëllimin e mirë që lajmet e ardhura përtej detit, prej patriotëve rilindas në kolonitë shqiptare të Bukureshtit, Sofjes, Stambollit, Argjentinës, Amerikës e gjetkë, t’i merrnin e lexonin edhe shqiptarët brenda vendit, ku të zgjohej ndërgjegjia kombëtare. Gusmar, Lekdush, Progonat, Rexhin e Nivicë, ishin vatra të nxehta patriotizmi, pavarsisht se sot, del ndonjë mohues i gjakut të të parëve dhe thotë se Progonati ka qenë grek për të përfitur ndonjë pension. Bilali u vra në fushën e Vanovës, në lartësitë e Pilurit. Dora e andarëve grek ishte pas vrasjes si atentat ndaj gjuhës shqipe. Varr nuk ka. Ka vetëm kontribut e kujtesë në shpirtin e kombit për këtë hero i gjuhës shqipe. Eshte shpallur “Dëshmor i Atdheut” me vendim nr 93 dt 13.9.1982,  të  Komitetit Ekezkutiv të K.P të  rrethit Tepelenë. .Mirënjohje dhe i pa haruar kujtimi i këtij misionari të diturisë.