loader
Loading...
MOS JU DUKET ÇUDI?
3 muaj më parë

MOS JU DUKET ÇUDI?

Mos ju duket çudi, që legjenda e portës shqiptare, Perlat Musta, i cili për shumë vite ka mbrojtur ngjyrat e Partizanit dhe të ekipit kombëtar në stadiume të mëdha kombëtare ndërkombëtare, të ketë zbritur dikur edhe në fushën e Kallaratit? Në gusht të vitit 1974, kur Perlati vizitonte hallën e tij në Kallarat, nënë Pajamen, atëherë djalosh i ri, luajti si portier bashkë me bashkëmoshatarët kallaratas në fushën e futbollit në Kallarat kundër një ekipi ushtarësh të ndërlidhjes ardhur nga Tirana që ndërtonin linjën telefonike ushtarake Vlorë - Palermo. Askush nuk mund ta kishte menduar atëherë se ky djalë do të bëhej portieri i parë i Partizanit të lavdishëm dhe i Kombëtares Shqiptare, duke hyrë në histori si portieri më i mirë i të gjitha kohëve. Për mua si bashkënxënës me të në shkollën ushtarake “Skënderbej” dhe më pas në atë të Bashkuar, si koleg pune, por edhe si vlonjat, ky kujtim është i paharruar. I uroj shokut tim, Perlat Mustës shëndet dhe suksese në jetë dhe gjithmonë pranë sportit!