Pallati Topkapi ndërtuar në shek XV nga Sulltan Mehmedi II ka qënë rezidenca kryesore e Sulltanëve të perandorisë osmane për rreth 400 vjet.Pallati rezidencial është i madh dhe përfshin shumë ndërtesa,kopshte por mbi të gjitha Thesarin Perandorak, Haremin dhe objekte të tjera të rëndësishme.Thesari perandorak përmban një koleksion impresionues të gjioliëve dhe objekteve precios të punuar me dorë. Midis tyre është Spoonmarker Diamond, ose thënë në shqip Diamanti i lugës dhe thika Topkapi. Ky diamant në këtë foto e ka emërin,"Spoonmarker"s Diamant", dhe ka qënë në pronësi të Ali Pashë Tepelenës ndodhet në këtë pallat. Ky është njëkohësisht krenaria e Muzeut Topkapi Palace në Stamboll , relika(objekti) më e shtrenjtë që ka ky muze dhe është pjesë përbërse e Thesarit Imperial të Turqisë. Eshtë një diamant në formën e dardhës, në klasifikimin botërorë, të diamantëve dhe zë vëndin e katërt në botë ,për peshën e tij si nga më të rëndet (17gr) ose 86 caratë, është një diamant i pastër. Ky në tërësinë e tij është i vendosur, montuar në një mbajtëse argjëndi dhe është i rrethuar me 49 diamante të tjerë, me metodën e vjeter. Edhe pse në shekuj ka marrë shumë komplimente të mëdhaja, për ngjyrën e tij krisatline dhe rezatimin e tij, ky rrezatim ka një kualitet misterioz, të ngjashëm me ndriçimin e një hëne të plotë e të ndritëshme. Po ashtu edhe vetë historia e këtij diamanti është misterioz si vetë kualiteti i tij. Ka disa versione për historinë e këtij diamanti të rallë të Ali Pashë Tepelenës. Ne vitin 1744 një oficer Francez i quajtur Pivot, e bleu këtë diamant në Indinë e largët dhe e solli në Francë. Pas disa kohe që e mbajti në pronësi e nxori në shitje. Këtë diamant e bleu nëna e Napoleon Bonaparte dhe e mbajti për një kohe të gjatë, si bizhuteri personale. Kur Napoloni u internua dhe qe në burgim, nëna e tij për ta shpëtuar Napoleonin nga burgu u detyrua ta shiste këtë diamant, po prapë në Francë. Kështu Ali Pashë Tepelena e bleu këtë diamant duke paguar shumën e madhe 150.000 franga ari, duke u shëndëruar në pronar të tij, (Sigurisht e blenë njerëzit e Aliut të dërguar në emër të tij në Francë, për të blerë këtë diamant dhe e sollën në Janinë te Veziri). Pas vrasjes së Aliut, Porta e Lartë i konfiskoi ç’do gjë dhe në mes tyre dhe diamantin e famshëm dhe e dërguan në thesarin Imperial. Një variant tjetër i historisë të diamantit që mbahet si ai "zyrtar", është ai i shkruar nga Rashid, historiani dhe zyrtar i oborrit Otoman. Sipas këtij historiani që shpjegon emrin e tij dhe pse quhet "Spoonmarker diamant" dhe historinë dhe rrugëtimin e tij. Sipas këtij historiani tregohet, që në vitin 1699, një peshkatar i varfër në Stamboll, pa në mes të një grumbulli të mbeturinave në breg të detit, një objekt që ngjante me një xham të ndritshëm. Pasi e kishte marrë dhe e kishte mbajtur për disa ditë në shtëpinë e tij të varfër, për nevojën që kishte për të holla, ju drejtua tregut të gjiolierive në Stamboll dhe ndaloi tek i pari dyqan që pa. Pronari i dyqanit pasi e mori në dorë dhe e pa këtë diamant me kujdes, u tregua si i pa interesuar, dhe i drejtohet peshkatarit ku i thotë: - është vetëm një cope xhami, por po deshe edhe mund ta mbash, por me që e solle deri këtu dhe ke bërë, këtë mundim, nëse të pëlqen dhe të dëshirosh po të jap tre lugë në këmbim. Peshkatari ra në mendim dhe mendoi, se ç’farë do të bëj unë me këtë cope xhami dhe kështu, pranoi të marrë tre lugët në këmbim, duke i lënë gjiolierit një thesar të pa imagjinushëm. Nga këtu mer dhe emërin, Spoonmarker"s (që do të thotë "Mbajtës lugësh"). Por ka edhe një tjetër version të historisë të këtij diamanti?. Kjo histori mund të meret shumë seriozisht. Ky version qëndron në faktin, që kur Mbreti i Suedisë Gustavo IV, në vitin 1816 po shkonte për pelegrinazh në tokën e shenjtë në Jeruzalem, arriti në Preveze ku u takua me Ali Pashë Tepelenën dhe gjatë këtij takimi midis dhurateve të ndryshme, që shkëmbyen, i shiti Aliut edhe një diamant shumë të rrallë. Mendohet dhe supozohet që të jetë pikërisht ky diamant "Soonmarker's Diamond" që tashmë ndodhet në këtë muze Topkai Palace në Stamboll. Megjithë versionet e ndryshme të tij, megjithë shfaqjen e tij gjatë sundimit të Sulltan Mehmetit IV, për të demostruar diçka nga gjërat më të pa besushme për nga, përmasat, nga bukuria e tij e sakjshme, një gjë është e vërtetë; "Ky diamant është jashtezakonisht brilant, për të fshehur sekretet e tija, pas një vezullimi të manihtshëm" dhe ka qënë në pronësi të Vezirit të Janinës Ali Pashë Tepelena.