Hito Labi me Barjamë
Me bimbashin ballë për ballë
Dy revole bashkë ja dhanë.
Shqiptarët e kanë adet
Kush tradhton,
Plumbi e pretë!
Nuk kishin kaluar shume vite nga vrasja
e njerit nga konsujt e mëdhenj të manastirit në
veri të vëndit, ishte pikërisht
viti 1902 kur shqiptari nga kosova pa ju dridhur dora shtiu mbi të. Kjo ngjarje
bëri bujë të
madhe dhe kudo në vënd filloi
revolta kundër shtypjes e shfrytezimit nga pushtuesit osmanlli. Ishte marsi i vitit 1908 dhe në Gjirokastër vritet nga dora trime e Hito Labit,
bimbashi majori osmanlli Xhonturk i Gjirokastrës Halil Boshnjaku. Ky i fundit
ishte komandant i xhandarmërisë dhe
forcave të Gjirokastrës ishte bërë tmerr i qytetit në
vitet 1900-1908 deri në momentin
që u lanë hesapet me të. Dy herë
u ngarkua nga komiteti i
kryengritësve të Labërisë dhe të çetës Ҫerçiz Topulli, për të larë hesapet me këtë bimbash të
pa sjellshëm, arrogant dhe kriminel me popullin e Gjirokastrës, por nuk
ja gjetën anën, sepse, ai iformohej nga langot e tij dhe për ditë të
tëra u mbyll në zyrën e tij të punës
shumë i frikësuar. Në vitet 1900-1908,
çeta e lirisë e udhëhequr trimërisht nga
guximtari heroik Ҫerciz Topulli i kishte
shtuar shumë aksionet, ndërsa forcat
xhonturke që ndodheshin aty e bashkë me
to edhe qeveritarët e kohës ishin bërë
“sus” duke kërkuar që të
dorezoheshin luftëtarët e lirisë, nën pretekstin se do t’u falej jeta. Por
luftëtarët ishin betuar se nuk do te rreshtnin deri kur të shpallej Pavarësia dhe ti kthehej liria
vëndit, duke u shporrur njëherë e
përgjithmonë, nga vendi ynë turqit
osmanlli. Ja ç’farë na thotë dokumenti
Turk i vitit 1907, për të ndjekur dhe
asgjësuar çetën e Ҫerciz Topullit. Komanda ushtarake e Janinës për komandën qeveritare të Gjirokastrës.
” Të pregatiten dy batalione
ndjekësish këmbësorie dhe të vihen
në ndjekje të kryengritësit Ҫerciz Topulli, që ndodhet mes
Leskovikut dhe Ersekës, me një çetë të
zgjeruar.” Por çeta studjonte dhe ndiqte veprimet e osmanllinjve.
Vendimi për të qëruar bimbashin Turk
Halil Boshnjaku u bisedua gjatë nga
Ҫercizi dhe Idriz Guri. Nga komiteti kryengritës u vendos që së shpejti të
laheshin hesapet me të. Për këtë
u dërguan dy luftëtarë të çetës Hajredin Tremishti dhe Zeman
Mashkullora, mirëpo, bimbashi rrinte i strukur si miu dhe nuk dilte nga dhoma e
tij, i ruajtur nga forca të shumta xhandarmërie. Dy here e vunë
në pritë, por bimbashi i njoftuar nga segmentet e tij
nuk doli. Atëhere, patrioti Hito Labi, duke ndjekur nga afër zhvillimet e kësaj
ngjarje kur u takua me Hajredin Tremishtin:, i thote: - Këtu jemi në Labëri dhe armiku ynë bimbashi, po na tremb dhe frikson popullin dhe njerzit
tanë të pafajshëm, prandaj neve do ti
lajmë hesapet me të, njëherë e mirë,
ne Labët dhe askush tjetër. Dhe nuk vonoi shumë, e ashtu u bë. Hitua me
zemër dhe trup të ngjeshur u lëshua mbi
bimbashin turk sëbashku me luftëtarë të tjerë. Në
krah qëndronte Barjam Prongjia, një
djalë trim dhe besnik i pa epur i
Hitos. E ruajtën atë ditë bimbashin,
deri sa e nxorën në pritë. Të dy si
dragoj, u lëshuan mbi të pa pyetur nga taborret që e ruanin dhe ja lëshuan me revole njëkohësisht,
duke e lënë të shtrirë në
tokë. Kjo ishte llogaridhënja e bimbashit për ç’farë kishte bërë. Sakaq ngjarja bëri bujë dhe u
përjetësua në këngë dhe u përhap
anë e mbanë vëndit.
Doli shkurti hyri Marsi
Në Gjirokastër u vra bimbashi
Hito Labi, gunë bardhë
Gjirokastër bëre hatanë
Me bimbashin ballë për ballë
S’eç
i bëre temenanë
Hito Labi me Barjamë
Dy revole, bashkë ja dhanë
Të
dy trimat pasi u siguruan se detyra ishte plotësuar tërësisht nën
mbrojtjen e forcave kryengritese, u larguan në
drejtim të malit të “Gjerë’.
Menjëherë pas ngjarjes, komanda
xhonturke nëpërmjet Janinës, do të vinte
në djeni portën e lartë në
Stamboll. “Bimbashi i Gjirokastrës u vra sot në qytet nga të
pabindurit e maleve dhe për këtë
kemi vënë në ndjekje një
tabor me 150 vetë, me në krye
oficerët më të mirë”
Të nesërmen e 18 marsit, në mëngjes pas një sinjali të ardhur nga agjentët osmanë, me forca të shumta rrethojnë Mashkullorën, ku ndodhej çeta e Ҫerciz
Topullit. Luftimet u ndezën të
përgjakshme, shkruan në kujtimet e tij bashkëluftetari dhe shoku i
Ҫerçizit, Sh. Hajro, ne librin e tij
kushtuar kësaj ngjarje në gjirin e
“Lëvizjes Patriotike”. Pas orëve të tëra
luftimesh, çeta mundi të çante rrethimin
dhe të largohej duke lënë në
fushën e betejës, njërin nga trimat
e çetës, Ҫercizit, Hajredin Tremishti. Në 19 mars, prefekti i
Gjirokastrës do ti shkruante Valiut të
Janinës. “ Përleshja e Mashkullorës përfundoi duke mbetur të vrarë,
ushtarë dhe civila 20 vetë.
Ҫerçizi me çetën e tij kanë çarë rrethimin dhe kemi djeni për drejtimin e
tyre. Përfundimet jua njoftojme veçanërisht. Prefekti”populli e ka skalitur
në këngë këtë ngjarje.
Proto marsi në të
hyrë
Asqerë nga Janina vijnë
Në
Mashkullorë në brinjë
Rrethuan fshat e xhaminë
Lidhe pleq e parësinë
Komitet këtu të vijnë
Zunë
boritë e po bijnë
Hodhën batarenë e parë
Na e vranë Hajrullanë (Hajredinë)
Ҫercizi e tha një fjalë
Hakën nuk e lëmë pa marrë
Do ta mbush rrapin të vrarë
Trimëria e Hito Lekdushit
(Labit) dhe Barjam Prongjisë u hap e mori dhenë. Prandaj edhe sot e kësaj
dite, ata kujtohen në këngë.!
Hito Labi me Barjamë
Me bimbashin ballë për ballë
Dy revole bashkë ja dhanë
Një
bimbash me gjak e lane.
Dhe për të mbajtur gjallë e përkujtuar këto figura, këtë vit në fshatin e tij të lindjes u vendos edhe shtatorja e këtij heroi që do të kujtohet në breza.Lavdi veprës së lavdishme në mbrojtje të interesave të Kombit.